LIVE UPDATES
Aktualitet

Rruga “Egnatia” thith miliona dollarë shtesë, ndërsa fundi nuk duket

22 Gusht 2020, 05:31 Nga DOSJA
Rruga “Egnatia” thith miliona dollarë shtesë, ndërsa

SHQIPËRI-Në prag të zgjedhjeve të vitit 2009, ish-kryeministri Sali Berisha preu shiritin e fillimit të punimeve në rrugën Qukës-Qafë Plloçë; një rikthim sipas tij i rrugës së lashtë “Egnatia” për shkak se kalon pjesërisht në të njëjtat gjurmë.

“Ne rikthejmë sot rrugën e lashtë Egnatia, rrugë në të cilën, në shekuj e shekuj karvanët e shqiptarëve udhëtuan për tregti e qëllime të tjera. Kjo rrugë shkurton në mënyrë shumë të ndjeshme distancën.. çka është një qëllim madhor i imi,” deklaroi asokohe ish-kryeministri.

Berisha i fitoi zgjedhjet e vitit 2009, por gjatë mandatit të tij të dytë u ndërtuan vetëm 2.9 kilometra nga rruga prej 43.4 kilometrash. Rruga nuk përfundoi as gjatë 7 viteve të qeverisjes së kryeministrit Rama dhe sipas Autoritetit Rrugor Shqiptar –nuk dihet ende se kur do t’i vijë fundi.

Të dhënat e siguruara nga BIRN tregojnë se projekti fillestar i rrugës Qukës- Qafë Plloçë iu nënshtrua ndryshimeve të njëpasnjëshme prej vitit 2016 –ndryshime të cilat i rritën kostot e saj me rreth 77 milionë dollarë ose 63% mbi vlerën e projektit origjinal.

Nga vlera origjinale e projektit prej 134.6 milionë dollarësh, rruga pritet të kushtojë sipas parashikimeve të ARRSH-së rreth 211.8 milionë dollarë.

Projekti përballet gjithashtu me mungesë financimi – veçanërisht në lotin e tretë të saj –duke e shtyrë përfundimin e saj në një kohë të pacaktuar.

I pyetur për arsyet e ndryshimeve të projektit, Autoriteti Rrugor Shqiptar i tha BIRN se ato ishin të domosdoshme, pasi projekti origjinal i kontratës ishte me “pasaktësi dhe mangësi të theksuara”.

“Këto problematika dhe pasaktësi të Projektit janë evidentuar që prej fillimit të Kontratave, dhe që kryesisht konsistojnë: mospërputhje të theksuara të volumeve projekt-preventiv, mospërputhje të theksuara topografike të vijës faktike të tokës me vijën e projektit, mungesë e projektit të detajuar dhe mungesa e llogaritjeve konstruktive të Urave…,” tha ARRSH, duke renditur mbi 11 probleme të projektimit.

Për shumë banorë të zonës, historia e rrugës duket tani po aq e lashtë sa “Egnatia” dhe pak prej tyre besojnë se ajo do të përfundojë ndonjëherë.

“Kur nisi rruga shpresuam se do të ishte më mirë për ne. Kanë mbetur pak banorë në këto fshatra, por gjithësesi do të na lehtësonte shumë. Por u bënë kaq vite që presim dhe tani i humbëm shpresat,” tha Dhimitër Bima, një prej pak të rinjve që kanë mbetur ende në zonën e Selcës.

Gropë fondesh

Ndryshimet e kostove në tre segmentet e rrugës sipas të dhënave nga Autoriteti Rrugor Shqiptar. Ilustrimi nga Jurgena Tahiri.

Aksi Qukës-Qafë Plloçë është pjesë e korridorit që lidh Tiranën me Korçën dhe synon që ta shkurtojë rrugën me të paktën 1 orë. Pas inaugurimit të saj në vitin 2009, qeveria shqiptare lidhi kontratë me kompaninë italiane “A.I.C Progetti” për projektimin e saj.

Në prill 2013, qeveria “Berisha” siguroi një financim prej 125 milionë dollarësh nga Banka Islamike dhe Fondi Saudit për Zhvillim, e cila iu la gati qeverisë “Rama” me ndërrimin e pushtetit në vitin 2013.

Në vitin 2014, u nënshkrua një shtesë huaje prej 24 milionë dollarësh për këtë rrugë.

Punimet nisën realisht në vitin 2015 –por një vit më pas, kryeministri Edi Rama e konsideroi projektin si “trashëgimi mizerabël” të qeverisë paraardhëse në njërën prej fushatave të tij tashmë të njohura për “rrugët e lëna rrugëve”.

“Pas një trashëgimie mizerabël projektesh jashtë çdo standardi dhe ribërjes së projekteve nga themeli, më në fund vijon me ritëm të shpejtë puna për ndërtimin e një ndër akseve më të rëndësishëm për jug-lindjen e vendit…,” premtoi asokohe Rama.

Katër vite më vonë, punimet janë ende larg së përfunduari.

Sipas ARRSH, ndryshimet e miratuara deri në tetor 2016 përfshinin zgjatjen e një tuneli me 300 metra, ndërtimin e një tuneli të ri, ndryshim të aksit të rrugës, zëvendësimin e pesë urave me tombino, përmirësim të viadukteve, ndryshim të mureve mbrojtëse, vendosje të fibrave optike, mbjellje pemësh dhe lidhjen me unazën e Pogradecit.

Ndryshimet rritën menjëherë kostot në lotet 2 dhe 3 të projektit me 13.4 milionë dollarë.

Arnimet në projekt vazhduan deri në vitin 2019 me gjashtë ndryshime të tjera dhe një të shtatë –që sipas ARRSH është tashmë në proces.

Ndryshimet e miratuara e çuan koston në 158.8 milionë dollarë, por ky nuk është sërish bilanci përfundimtar.

Në tre tabela ku detajohen fondet dhe kostot, Autoriteti vë në dukje se e gjithë rruga pritet të kushtojë 211.8 milionë dollarë dhe se jo të gjitha këto fonde janë në dispozicion të përfundimit të punimeve.

Në një raport auditi të Kontrollit të Lartë të Shtetit në dhjetor 2019, rritja e kostove të rrugës konsiderohet një kosto e rëndë për buxhetin e shtetit përmes investimeve me financime të huaja. KLSH gjeti gjithashtu dëm financiar si dhe një sërë problemesh të tjera që lidhen me shkeljen e afateve.

ARRSH fajëson projektin fillestar për shtimin e kostove të rrugës si dhe një studim gjeologjik me të meta –ku nuk parashikohej cilësia e skarpatave.

“Në projektin e ri u evidentuan 7 plane rrëshkitje masive, të cilat nuk ishin evidentuar në projektin ekzistues si dhe problematika e skarpatave të lëvizëshme,” thotë ARRSH.

Një prej inxhinierëve të kompanisë “Albavia”, kompania që po kryen punimet në lotin e parë të rrugës i tha BIRN se projekti kishte qenë i pazbatueshëm në terren.

“Mjafton të përmendet një segment në Golik, ku rruga kalonte gjysma në shkëmb dhe pjesa tjetër mbahej me mure betoni, njësoj si të ishte në ajër,” tha ai, ndërsa kërkoi të mos i përmendej emri. Ai pretendoi se kompania nuk kishte realizuar fitime në shumë pjesë të rrugës –pavarësisht ndryshimeve dhe kostove shtesë mbi projektin origjinal.

I kontaktuar nga BIRN, administratori i kompanisë Albuilding, e cila po zbaton punimet në Lotin e dytë, refuzoi të jepte përgjigje, duke theksuar i vetmi institucion që mund të japë përgjigje është ARRSH. Ndërsa kompania e tretë nuk qe e arritshme për koment.

BIRN i shkroi kompanisë italiane A.I.C Progetti në lidhje me akuzat, por kjo e fundit nuk u përgjigj deri në momentin e publikimit të këtij shkrimi.

“Rruga s’u bë e s’ka për t’u bërë”

Ilo, një 71 vjeçar nga fshati Gështenjas i ka humbur shpresat se rruga do të përfundojë në të gjallë të tij. Foto: Dhorjela Çule.

Sipas raportit të KLSH-së dhe tabelave të ndryshkura nga koha që varen në kantierin e aksit  Qukës- Qafë Plloçë, rruga duhej të kishte përfunduar në mesin e vitit 2018.

Kur kjo nuk ndodhi, ish-ministrat Damian Gjiknuri dhe Arben Ahmetaj i justifikuan vonesat me ndryshimet në projekt gjatë një inspektim të punimeve dhe premtuan si afat të ri vitin 2019.

Për dy lotet e para, afati i përfundimit u shty sërish në pranverën e 2020 dhe tani parashikohet të përfundojë në prill 2021. Problemi kryesor mbetet mungesa e gati 70 milionë dollarëve për të përfunduar plotësisht punimet në të tre lotet e rrugës.

Sipas parashikimeve të ARRSH-së, rruga Qukës –Qafë Plloçë nuk pritet të përfundojë as me mbylljen e mandatit të dytë të qeverisë “Rama”.

Mungesa e financimit pas odisesë 11 vjeçare është sipas Kontrollit të Lartë të Shtetit një kosto e madhe shtesë dhe rrezikon të gjithë projektin.

“Degradim i punimeve të realizuara si rrëshqitje të skarpatave, dëmtim të shtresave rrugore, dëmtim të tokës së përforcuar si pasojë e filtrimit të ujërave në tabanin e rrugës, do të kërkojnë punime dhe fonde shtesë,” thuhet në auditin e KLSH-së.

Për banorët e zonës ku kalon rruga, zvarritja e premtimeve dhe vazhdimi me premtime boshe është thjesht një tallje – e cila po mban peng perspektivën e zonës dhe po i detyron njerëzit të ikin në emigracion.

“Kryesisht të moshuarit kanë mbetur nëpër fshatra, pasi më të rinjtë janë në emigracion dhe ne nuk do arrijmë ta shohim të mbaruar këtë rrugë. Në Trebinjë, Hoshteç, Bishnicë fjala bie nga 3-4 familje kanë mbetur. Nuk ka perspektivë,” thotë Shefki Durbaku.

I njëjti mosbesim mbizotëron edhe në fshatin Katjel të Përrenjasit.

“Këtu në Katjel është disi më ndryshe se jemi afër me rrugën e Qafë Thanës, por në fshatrat më tutje njerëzit kanë ikur shumica. Nuk kanë rrugë, kopshte, shkolla, punë. S’ kanë të ardhme,” thotë Lumturie Meçi, teksa është duke kullotur bagëtitë pak poshtë rrugës së re. Ilo, një 71 vjeçar nga fshati Gështenjas pranë Qafë Plloçës i ka humbur shpresat se rruga do të përfundojë në të gjallë të tij. “Luajnë me ne, tallen, na mbajnë peng. Kur e nisën thashë do ia shohim hajrin edhe ne. Ikën kaq vite dhe asgjë s’kanë bërë,” thotë i moshuari, ndërsa ecën i mbështetur mbi një shkop. “Rruga s’u bë dhe s’ka për t’u bërë,” përfundon ai.

Marrë nga BIRN 

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet rruga “egnatia” ruga qukës –qafë plloçë rruga “egnatia” ruga qukës –qafë plloçë


Sondazh

Poll

Këngëtarja Bebe Rexha vlerësohet me cmimin “Female Icon Award 2026”

Këngëtarja Bebe Rexha vlerësohet me cmimin “Female Icon Award 2026”

Banorët dhe pushuesit përballen me fenomenin e pazakontë në Ksamil

"Ktheni ligjin për investimet strategjike" Bozdo në Kuvend: Betonizuat bregdetin e jugut...

Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit: Të rinjtë po protestojnë kundër jush, mbani përgjegjësi

"Marksist-leninist i vogël'! Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit:

Ngjarja e rëndë në Maliq/ Autori transportohet drejt Tiranës, familjarët: Çfarë i bëre?!

Berisha: Xhelati Rama u vë protestuesve paqësorë, topat e ujit që gjuajtën edhe foshnjën në karrocë

Berisha-Piro Vengut: Dezertove nga ushtria dhe mashtrove se je pasardhës i Marko Boçarit

Fshihej në një zonë të pyllëzuar, ja vendi ku u gjet autori i ngjarjes në Maliq

"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS!

Bido i kthehet opozitës: Ku ishit ju më 30 maj që nuk folët për Zvërvecin?

“Keni paralajmëruar anti-miting në Vlorë”, Berisha thirrje Ramës: Anuloje, është praktikë fashiste

Deputeti i “Lëvizjes Bashkë”: Rendi i ditës së sotme është kërkesa për dorëheqjen e qeverisë

U plagos në operacionin për kapjen e një personi në kërkim, mbërrin te Trauma polici

Vrasja e efektivit të Policisë në Korçë, Kuvendi nis me një minutë heshtje

Vrau një efektiv dhe plagosi një tjetër, mbërrin në spital autori

Reshjet përmbytin rrugët e Shëngjinit, vështirësi në qarkullimin e automjeteve dhe këmbësorëve

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Protestuesit marshojnë drejt zonës së Bllokut, qytetarët e tjerë nuk iu bashkohen #dosja #protesta

Protesta nuk ka të ndalur, qyetarët bllokojnë rrugën te Ura e Tajvanit, thirrje në kor policëve

Nga Sheshi tek Banka, qytetarët bllokojnë rrugën: Edi Rama ka mbaru

Qytetarët nuk ndalen në protestë/ Bllokojnë rrugën te selia e PS-së, ulen në gjunjë

Vazhdon protesta për Zvërnëcin/ Protestuesit ngren nga kafet qytetarët te Opera

E mbuluar me flamurin kuq e zi, e reja shfaqet me foshnjën në krah gjatë protestës

"Edi Rama jep dorëheqjen/E reja nga protesta:Ka ardhur koha të shkosh me Berishën te Veliaj dhe Meta

Qytetarët protestë në Vlorë për Zvërnecin, me pankarta në duar marshojnë drejt Sheshit të Flamurit

Dy orë protestë, bulevardi plot qytetarë ndriçohet nga blicat e telefonave: Jep dorëheqje

"Studentët të ndërrojnë qeverinë"/ I riu thirrje të forta nga protesta: Mos u largoni nga Shqipëria

Protestuesit nuk i tremb as shiu, thirrje të forta nga Kryeministria: Revolucion!

“I preve në besë banorët e Rrjollit dhe Thethit”/ Protestuesi thirrje Ramës: Malet i nxore në shitje

PAMJE PREKËSE/ Vogëlushja mes lotësh mesazh Ramës: Pelikanin kaçurrel do ta sjellim në Surrel

Qytetarët njëzëri para Kryeministrisë: Rama në burg, Berisha në Burg

Banorja e Rrjollit: Mos bini pre e provokimeve! Këtu do rrimë deri sa Rama të japë dorëheqjen

Protesta kundër projektit të Zvërnecit/ Protestesit mesazh Ivanka Trump: Mbaj duart larg Nartës

Tensionohet situata në protestë, policia nuk kursen qytetarët hedh ujë me piper me presion

Protesta për Zvërnecin, përplasje mes qytetarëve dhe policisë

Përplasjt mes qytetarëve dhe policisë në protestë, çahet kordoni

PAMJE nga tubimi i i katërt kundër projektit në Zvërnec #dosja #protesta #zvernec

Protestë në Durrës kundër projektit në Zvërnec, qytetarët mblidhen para Bashkisë

Berisha: Shteti duhej të ishte garanti në Zvërnec.Ndërtimet të bëhen në përputhje me standardet e BE

Berisha: Aeroporti i Vlorës kurrë nuk mund të ndërtohej aty

Zvërneci,Berisha:Ne mbështesim plotësisht investimin e huaj.Sazani nuk është një investim i thjeshtë

Berisha në grupin parlamentar: Pas Kuvendit Kombëtar hyjmë në një etapë të re

Berisha: Meta është një i burgosur politik, Rama po vazhdon me besnikëri rrugën e babait të vet

Burgun apo dorëheqje? Rama kapet me gazetarin: Nuk meriton përgjigje

Protestuesit kërkojnë dorëheqjen, Rama: Film i vjetër, përfaqësoj të paktën 800 mijë shqiptarë

Protesta për Zvërnecin, Rama: SPAK po mban të ngrira fondet pa i lënë të kalojë te shitësi

Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thotë të mbështesësh Shqipërinë drejt BE

Rama: Jemi këtu për të ndërtuar Shqipërinë e së ardhmes

Rama: Bëmë ligjin për hapjen e dosjeve të komunizmit, partia jonë u përball me të keqen në opozitë