LIVE UPDATES
Politike

Situata e Covid-19 në shkollën ‘Emin Duraku’/ Albana Vokshi kërkesë ministres së Arsimit: Fsherja e infektimeve, krimin

19 Tetor 2020, 15:09 Nga DOSJA
Situata e Covid-19 në shkollën ‘Emin Duraku’/ Albana

TIRANË– Ish-deputetja e Partisë Demokratike, Albana Vokshi ka reaguar pas njoftimit të Drejtorisë së  Përgjithshme të Arsimit Parauniversitar, pas infektimeve në shkollën ‘Emin Duraku’. Në një postim që ka bërë në rrjetet sociale, Vokshi shkruan se fshehja e rasteve të infektuara është kriminale. Ndër të tjera, demokratja i ka dedikuar disa pyetje ministres së Arsimit, Evis Kushit, duke i kërkuar në fund që të urdhërojë menjëherë marrjen e masave në shkolla për të parandaluar përhapjen e pandemisë.

Ministrja Kushi të mos fshihet pas deklaratave të Drejtorisë arsimore, por të urdhërojë marrjen e menjëhershme të masave të domosdoshme te shkolla Emin Duraku apo te gjitha shkollat që po shndërrohen në vatra të rrezikshme përhapje infeksioni para se të jetë vonë,”-shkruan Vokshi.

Postimi i Plotë

Nuk është #pafytyrësi, është #kriminale t’ju fshehësh prindërve situatën e #COVID19 në shkolla. Deklarata e Drejtorisë Arsimore Tiranë, në lidhje me situatën e COVID19 në Shkollën Emin Duraku, është përtej #skandalozes. Të marrësh përsipër të mbulosh gjendjen e rënduar e ta paraqesësh atë si normale do guxim shumë të madh. Kushdo që e ka shkruar duhet të shkojë për ndjekje penale. Por le të shtrojme dise pyetje për urdhëruesen e deklaratës znj. #Kushi:

Në bazë të informacioneve të fundit që kanë mbërritur në PD, situata në shkollën Emin Duraku është edhe më e rënduar. Bilanci deri më tani: 10 mësues dhe 3 sanitare me COVID19. Në një shkollë ku 1400 nxënës janë të rrezikuar cdo ditë, sa mësues të tjerë duhet të infektohen që shkolla të mbyllet disa ditë? Derisa të kryhet tamponimi i të gjithë nxënësve të paktën në klasat e mësuesve pozitivë si dhe hetimi epidemiologjik i familjeve të tyre? Apo mbyllja e shkollës do rrëzonte #propagandën e Ramës që situata është nën kontroll…

 Pse prindërit nuk u njoftuan në kohë që kur nisën rastet e para të mësuesve dhe stafit me COVID19? Kush ka marrë përsipër e ka guxuar t’i heqë prindërve të drejtën për t’u informuar e për të vendosur për fëmijën e tij nëse do e cojë në shkollën vatër COVID ? Apo të marrë masat e nevojshme për ta mbrojtur atë?  Pse ka kaq shumë raste mësuesish dhe stafi me COVID19 në shkollën “Emin Duraku? A ka ISHP një raport për shkakun pse Shkolla  është shndërruar në vatër të rrezikshme të përhapjes së COVID19?  Në deklaratë pranohet që masa e vetme e marrë është dezinfektimi 3 herë në javë dhe zevendesimi me mësues në dispozicion. Ndërkohë që nuk është zbatuar #Protokolli i #Sigurisë. Nxënësit nuk janë tamponuar,  asnjë prind nuk është kontaktuar nga #ISHP apo mjeku I familjes. Pra ende sot nuk dihet përhapja e virusit në familjet e nxënêsve apo mësuesve. Kush mban përgjegjësi për shkeljen e protokollit të sigurisë në shkolla dhe #Udhëzimit për Nisjen e Vitit të ri shkollor? Pse të premten u bashkuan klasat? Sa fëmijë munguan? Sa prindër refuzuan të cojnë fëmijët në shkollë?

Ministrja Kushi të mos fshihet pas deklaratave të Drejtorisë arsimore, por të urdhërojë marrjen e menjëhershme të masave të domosdoshme  te shkolla Emin Duraku apo te gjitha shkollat që po shndërrohen në vatra të rrezikshme përhapje infeksioni para se të jetë vonë. Shëndeti dhe jeta e mësuesve dhe nxënësve janë më të rëndësishme se propaganda e #Ramës. Është edhe një herë është rasti t’i kujtojmë Ramës dhe Kushit që zbatimi i planit të rimëkëmbjes  të PD do zbuste dhe përmirësonte situatën e COVID 19 në shkolla.

Para disa orësh Vokshi ngriti një denoncim ku tha se në shkollën ‘Emin Duraku’ 320 mësues e nxënës të prekur, ku këtë shkollë Vokshi quajti një vatër të rrezikshme infeksioni. Mënjherë pas denoncimit të saj reagoi dhe Drejtoria e Përgjithshme e Arsimit Parauniversitar  ku tha se mësuesit e infektuar janë zëvendësuar dhe se në shkollën ‘Emin Duraku ‘vijon normalisht procesi mësimor. Më tej në njoftim theksohet se kjo shkolle po dezinfektohet 3 herë në ditë.

(A.K.dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike albana vokshi drejtoria e përgjithshme e arsimit parauniversitar koronavirusi ne shkolla mesuesit e infektuar albana vokshi drejtoria e përgjithshme e arsimit parauniversitar koronavirusi ne shkolla mesuesit e infektuar

Sondazh

Poll

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre adoleshentë

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale