LIVE UPDATES
Politike

Presidenti i Shqipërisë sanksionon të drejtën për dekorime/ Ilir Meta: Detyrim moral ndaj historisë

19 Tetor 2020, 14:22 Nga DOSJA
Presidenti i Shqipërisë sanksionon të drejtën për

SHQIPËRI- Presidenti i Shqipërisë Ilir Meta ka replikuar me anlistin Agron Gjekmarkaj, pasi ky i fundit foli në lidhje me dekoratat qw Meta ka shpwrndarw gjatw kohwve tw fundit. Në një postim që ka bërë në rrjetet sociale Meta thotë se  Presidenti i Republikës, ndryshe nga çdo institucion tjetër në Republikën e Shqipërisë e ka të sanksionuar në Kushtetutë të drejtën për të dhënë dekorime. Dhënia e dekoratave sipas Metës është shprehja më e drejtpërdrejtë e atdhedashurisë që duhet të mbartë çdo shqiptar, pavarësisht bindjeve politike.

Postimi i Metës:

NË VEND TË NJË REPLIKE ME AGRON GJEKMARKAJ
Nisur nga disa opinione në media rreth dekreteve të dekorimeve nga ana e Presidentit të Republikës, ndër të cilat edhe ato të shprehura së fundmi nga analisti Agron Gjekmarkaj, më duhet pa ekuivoke të shpreh, se ky gjest përpara se juridik dhe politik, është detyrimi ynë moral, si dhe i çdo gjenerate shqiptare, ndaj historisë dhe së ardhmes të kombit tonë.
Presidenti i Republikës, si asnjë institucion tjetër në Republikën e Shqipërisë e ka të sanksionuar në Kushtetutë të drejtën për të dhënë dekorime:
Neni 92. Presidenti ushtron edhe këto kompetenca:
ç) jep dekorata e tituj nderi sipas ligjit; Këtë të drejtë dhe kompetencë asnjëherë nuk e kam konceptuar, si një gjest personal, por si produkt të analizave të thella dhe konsultimeve të vazhdueshme me akademikë, studiues, historianë, autoritete shtetërore, personalitete shoqërore, pedagogë të universiteteve të vendit, drejtues të pushtetit vendor dhe shoqata të ndryshme. Në të gjitha rastet, më shumë se për emrat, kam synuar të evidentoj aktet, kontributin ndaj kombit dhe ngjarjet më të shënuara, të cilat kanë mishëruar pikat më të shndritshme të historisë sonë për liri e pavarësi.
Figurat e Heronjve, Dëshmorëve apo Atdhetarëve të dekoruar, përherë kanë qenë të lidhura me interesin mbarëkombëtar dhe janë jashtë këndvështrimit politik aktual apo të kohës në të cilën janë kryer këto akte. Jam kujdesur që aktet dhe emrat e atdhetarëve të shquar të dekoruar, të reflektojnë më shumë se kushdo tjetër reagimin dhe tendencën e përgjithshme të popullit shqiptar drejt lirisë, pavarësisë dhe prosperitetit.
Për Presidentin e Republikës nderimi për luftëtarët që sakrifikuan dhe flijuan jetën për lirinë e Shqipërisë është shprehja më e drejtpërdrejtë e atdhedashurisë që duhet të mbartë çdo shqiptar, pavarësisht bindjeve politike! Vlerësimi i gjakut të derdhur për Shqipërinë është borxhi, që kemi të gjithë ne që gëzojmë lirinë ndaj sakrificës së tyre sublime. Ky nderim është edhe vlerësimi e respekti ndaj vetë identitetit kombëtar, integritetit si shqiptarë dhe dinjitetit tonë njerëzor. Rivlerësimi i Heronjve dhe Atdhetarëve në këndvështrimin europian të një shoqërie demokratike i lartëson dhe përjetëson aktet e tyre në realitetet e reja aktuale dhe të perspektivës së kombit.
Ai është një refleks i përmbajtjes dinamike të vetë historisë së një kombi.
Si President i Republikës, jam kujdesur të jem gjithmonë mbi dallimet politike dhe ngjyrimet individuale të çdo atdhetari dhe vlerësoj kontributin e tyre ndaj Kombit dhe popullit. Për të sjellë një panoramë të përgjithshme, si shembull kuptimplotë, po sjell ecurinë e vlerësimeve të një aktiviteti. Në ciklin e përkujtimit të 100-vjetorit të Luftës së Vlorës, si President kam vlerësuar me të njëjtin përkushtim e nderim edhe Kryengritjen e Dibrës, edhe Luftën e Koplikut, duke i shtuar madhështisë së betejave të vitit 1920 gjeografinë e vërtetë. Grupi i studiuesve që punuan për këto Epope Lufte vendosi para Presidentit, komandantët e vërtetë të çetave patriotike, pa kryer asnjë dallim në lidhje me qëndrimin politik të gjithësecilit. Presidenti, në çdo rast dekoron aktin, qasjen dhe kontributin e çdo individi për një ngjarje të caktuara që i ka shërbyer Atdheut, dhe jo për vijimësinë e jetës së tyre politike. Kështu në piedestal u ngritën atdhetarët si Osman Haxhiu e Selam Musai, por edhe Kolë Mërkuri e Qazim Koculi të paragjykuar nga historianografët e monizmit, duke vendosur në siklet breza të tërë pasardhësish.
Betejat e vitit 1920 vlerësuan edhe atdhetarin Elez Isufi, prijësin legjendar të dibranëve dhe shqiptarëve që luftoi kundër të gjithë pushtuesve të vendit që njohu gjatë gjithë jetës së tij! Askush nuk mund të thotë se Bacë Elezi ishte i majtë apo i djathtë, sepse mbi të gjitha ai ishte shqiptar i madh. Emri i atdhetarit Avni Rustemi është komentuar shumë nga të gjithë pikëvështrimet politike të ditës. Për mua, si Presidenti i Republikës, Avni Rustemi ngelet Heroi i Popullit, i cili i tha “JO” esadizmit, pazareve të ulta në kurriz të Atdheut. Avni Rustemi është simboli i sakrificës më sublime për ruajtjen e integritetit tokësor dhe bashkimin e vlerave kombëtare. Dekorimi i tij ishte edhe një përmbushje e amanetit të At Gjergj Fishtës, kur në funeralin e Avni Rustemit do të shprehej:
“ O ju male të Shqipnis, lamtumirë po ju thotë Avni Rustemi, e nji amanet âsht tueju lan: që edhè sod e mbrapa t’ i rritni djelmë sokola, si dikur motit, me besë e me burrnî.
O ju fusha të Shqipnis, lamtumirë po ju thotë Avni Rustemi e nji amanet âsht tue ju lan: që mos të jeni dorështrêjt ndaj kombit shqiptar, por t’i jepni bukë e shujtë e mos ta qitni ma Shqipnin me shkop e me strajcë me lypë buk dyerve të kombevet të hueja. Ju falet nderës dhe per lulet e bukura që keni dergue per ditën e vorrimit të tij.
O e bardhë shpresë e kombit – djelmëni shqiptare, lamtumirë po të thotë Avni Rustemi e amanet âsht tue të lanë: “Ka me pasë Shqipni ! Do të bahet Shqipnia ! Po të mos kishte dashtë ky djalë Shqipnin, sod nuk do të kishin shkrehë burrat e dheut prej shkambit të Pejës e deri në kulm të Kepit të Stilos për me derdh lot mbi varrin e tij. Ja amaneti i Tij për djemtë e Shqipërisë…” Në këtë 100-vjetor të Luftës së Vlorës, si President i Republikës, do të kisha kryer të njëjtin nderim edhe për kontributin e Mbretit Ahmet Zogu, i cili në moshë shumë të re manifestoi si rrallë ndonjë tjetër shembuj të lartë heroizmi, vendosmërie, mençurie dhe përkushtimi për Atdheun, sidomos gjatë vitit 1920.
Por për të gjitha meritat e tij, Mbreti Zog është dekoruar nga paraardhësi im, Presidenti Bujar Nishani me titullin më të lartë “Urdhri i Flamurit Kombëtar” qysh në 16 nëntor 2012. Askush nuk mund të thotë se luftëtarët e Koplikut, Kapedan Deli Meta Cunmulaj, Heronjtë Zef Prelë Martini, Sulejman Bajram Ramcaj apo Luc Nishi Dedvukaj ishin të majtë.Vojo Kushi po. Ai ishte antifashist në bindje, por ai kreu të njëjtin akt trimërie e vetëmohimi për lirinë e Atdheut si Heronjtë e tjerë të kombit, Selam Musai e Mic Sokoli.
Figura dhe simboli i këtij Heroi të Popullit do t’i bënte nder çdo kombi antifashist në mbarë botën. “ Unë e dua vendin tim edhe pse unë mendoj ndryshe nga ju”, – kjo thënie lapidare e Musine Kokalarit në rrethana të kundërta me Vojon nuk duhet të na lejojë të përsëritim të njëjtin gabim si në logjikën e dikaturës. Dekorimi i Vojo Kushit nuk erdhi thjesht për t’ju kujtuar shqiptarëve apo pushtetarëve se këtij vendi nuk i mungojnë bijtë heronj.Ai ishte rrjedhojë e një rrethane të re në historinë reale të rivlerësimit të Epopesë së Kodrës së Kuqe, evidentimit të Heroit të katërt të kësaj beteje atdhetarit, Muharrem Llanaj. Gjest që kërkonte edhe një rivlerësim të tre Heronjve që u flijuan atë ditë tetori në shtëpinë kështjellë të Ije Farkës. Në fund, por jo për nga rëndësia, do të ndalesha me dy fjalë për gjestin e të riut Vasil Laçi. Shqipëria në Luftën e Dytë Botërore do hynte si shembull unik i kundërshtimit të fashizmit edhe me aktin e tij tepër sinjifikativ.
Rivlerësimi i të riut Vasil Laçi, i mënjanuar me pa të drejtë në këto tre dekada është në rradhë të parë një vlerësim për moralin tonë si komb.
Presidenti i Republikës vlerëson faktin se nderimi më i madh që mund t’i bëjmë Heronjve dhe Dëshmorëve të Atdheut është të mbajmë lart aspiratën për një Shqipëri të lirë dhe demokratike, ta bëjmë vendin tonë një vend të dashur për të jetuar, t’ju sigurojmë një të ardhme europiane bijve tanë, të mos lejojmë të shtypemi nga padrejtësia shoqërore, apo të vuajmë nga varfëria e pamerituar, dhuna shtetërore dhe nga papërgjegjshmëria e individëve që abuzojnë me pushtetin. Betejat e sotme janë për standarde zgjedhjesh të lira, për liri mendimi e shprehje dhe për një ekonomi konkurruese, që i siguron stabilitetin dhe mirëqenien e ndershme shoqërisë.
Çdo kohë ka nevojë për shembuj qëndrese dhe frymëzimi në përballjen me sfidat e kohës. Vlerësimet e Presidentit të Republikës, do të udhëhiqen vetëm nga qëllimi për të forcuar ndjenjat kombëtare, atdhedashurinë dhe edukimin patriotik të gjeneratave të reja.

Në lidhje me dekoratat që ka dhënë Meta para disa ditësh reagoi dhe kryeministri i Shqipërisë Edi Rama, i cili gjatë fjalimit të tij në Asamblenë Kombëtare të Partisë socialiste është shprehur se me ironi se një ditë Meta do të dekorojë dhe Skëndërbeun. Po ashtu në lidhje me dekoratat ka folur edhe Ministrja Elisa Spiropali e cila u shpreh para disa ditësh se dekoratat që shpërndan Presidenti Ilir Meta janë disa verdhushka të qypit që ua jep disa personave që vijën nga kafja e LSI-së .

(A.K.dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike ilir meta ilir meta

Sondazh

Poll
Politike 19 Tetor 2020, 11:27

TIRANË– Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha ka komentuar sot qëndrimin e kryeministrit Edi Rama sa i takon grevës së urisë së naftëtarëve të Ballsh...

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës