Aktualitet

Situata më e rënduar se ditët e tjera! Radhë autoambulancash te “Shefqet Ndroqi”, presin me orë të tëra për akomodim

Shtatë ose tetë automambulanca qëndrojnë në rradhë në ambientet e jashtme të 'Shefqet Ndoqit'.
Featured image of article: Situata më e rënduar se ditët e tjera! Radhë autoambulancash te “Shefqet Ndroqi”, presin me orë të tëra për akomodim Autoambulanca
Përditësuar:

TIRANË-Situata në spitalin ‘Shefqet Ndroqi’ paraqitet e tensionuar ditën e sotme. Bëhet e ditur se autoambulancat janë në rradhë dhe prej orësh po presim që të akomodojnë në ambientet e brendshme pacientët që kanë në mjete.

Janë shtatë ose tetë mjete të cilat qëndrojnë në rradhë në ambientet e jashtme të ‘Shefqet Ndoqit’.

“Situata paraqitet më e rënduar se një ditë më parë, 7-8 ambulanca me pacientë që presin në radhë për akomodim. 3 prej tyre i kemi gjetur në ambientet e jashtme rreth orës 9, po bëhen dy orë që presin. Vijojnë të vijnë edhe ambulanca të tjera” raporton gazetarja e Ora News.

Mjeku Ilir Allkja ka konfirmuar atë që po ndodh jashtë ambienteve të spitalit. Ai ka postuar një video në Facebook ku shihet qartë rradha e gjatë e mjeteve.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

‘Pamje normale me ambulanca që presin të dorëzojnë të sëmurët në spitalin “Shqefqet Ndroqi”. Normale, pasi jemi nje vend i varfër me kapacitete të kufizuara jo vetëm spitalore por edhe në burime njerëzore , mjekë e infermierë, sidomos të specializuar.
Ajo që e shëmton fare keq situatën ku ndodhemi, është propaganda qeverritare e cila tregon një situatë normale, me kapacitete spitalore të pa ezauruara, me shërbim me standarte të njëjta me Francën , Gjermaninë etj !’- shkruan mjeku ne Facebook.

Ditën e djeshme janë shënuar 19 viktima dhe 846 raste të reja me Covid. Aktualisht në 4 spitalet COVID, po trajtohen 480 pacientë, 33 në terapi intensive, 14 pacientë janë të intubuar. Në 24 orët e fundit janë shëruar 312 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve 21.286 që nga fillimi i epidemisë.

(A.B)/Dosja.al

Shto Koment