"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar!
...
Aktualitet
Kokainë dhe armë e ftohtë me vete! Arrestohet 21-vjeçari në Tiranë, polica në aksion, prangosen 7 persona (DETAJET)
6 Dhjetor 2020, 09:18Nga DOSJA
TIRANË– Policia e Tiranës ka arrestuar 8 persona gjatë orëve të fundit për vepra të ndryshme penale. Bëhet me dije se është arrestuar një 21-vjeçar pasi gjatë kontrollit fizik të ushtruar iu gjet dhe iu sekuestrua një sasi me lëndë narkotike kokainë. Një 18-vjeçar u arrestua pasi gjatë kontrollit të ushtruar në mjetin me të cilin qarkullonte iu gjet dhe iu sekuestrua një send metalik i dyshuar si armë e ftohtë.
Po ashtu, u arrestuan katër persona për shkak të shkeljes së Kodit Rrugor.
Njoftimi i plotë:
Sekuestrohet lëndë narkotike kokainë dhe një armë e ftohtë. Specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotive bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit E.H., 21 vjeç, pasi në rrugën “Egnatia”, nga punonjesit e policisë të Sektorit të Forcës së Posaçme “Shqiponjat”, gjatë kontrollit fizik të ushtruar iu gjet dhe iu sekuestrua një sasi me lëndë narkotike kokainë. Nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatit të Policisë Nr.1, u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit Y.G., 18 vjeç, pasi gjatë kontrollit të ushtruar në mjetin me të cilin ky shtetas qarkullonte iu gjet dhe iu sekuestrua një send metalik i dyshuar si armë e ftohtë. Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr.4, bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit R.B., 32 vjeç, pasi në rrugën “Niko Avrami”, ka goditur me sende të forta, shtetasit E.M dhe R. K. Gjithashtu ky shtetas ka dëmtuar mjetin tip “Benz”, në pronësi të shtetasit E.M. Nga specialistët e Qarkullimit Rrugor u bë arrestimi në flagrancë i shtetasve : •S.D., 50 vjeç dhe B.S., 41 vjeç, pasi u kapën në flagrancë duke drejtuar mjetet përkatese në gjendje të dehur ; •D.D., 19 vjeçe, për veprën penale “Shkelja e rregullave të Qarkullimit Rrugor, pasi në kryqëzimin e rrugës “Demokracia” me rrugën “Kongresi i Dibrës”, duke drejtuar mjetin me pasagjere A.S, 22 vjeçe, është përfshirë në një përplasje me 2 mjete të tjera dhe për pasojë janë dëmtuar, ku shtetasja D.D., ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën, kurse A.S., ndodhet nën kujdesin e mjekëve ; •D.S., 26 vjeçe, pasi u kap duke drejtuar mjetin pa lejen përkatese ; •A.Xh., 37 vjeç, pasi në rrugën “Konferenca e Pezës”, nuk i është bindur urdhërit të punonjësve të policisë për të bërë testin e alkoolit. Gjithashtu ky shtetas ka kundërshtuar dhe kanosur për shkak të detyrës punonjësit e policisë. Materialet iu dërguan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme.
(kle.mu./dosja.al)
1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:
SHQIPËRI– Ndërsa bota pret marrjen e vaksinës nga kompanitë farmaceutike Pfizer dhe BioNTech, shumë vende të Europës, mes tyre edhe Shqipëria, e kanë poros...
LEZHË– Kanë dalë në dritë detaje të reja në lidhje me ekzekutimin e efektivit të policisë Xhulio Prelës i cili u vra me armë zjarri mëngjesin e së shtunës ...
TIRANE– Është përcjellë për në banesën e fundit trupi i pajetë i Presidentit të Faxnews, Kasem Hysenbelliut.Mes lotëve dhe dhimbjes së madhe, familjarët i ...
DURRËS– Policia e Durrësit ka vënë në pranga 6 persona për vepra të ndryshme penale. Policia bën me dije se ka arrestuar në flagrancë shtetasit maroken: Y....
TIRANË– Tërmeti 5 ballë me epiqendër qytetin e Durrësit që ndodhi mëngjesin e sotëm fatmirësisht nuk solli viktima në njerëz.Sizmiologu Edmond Dushi ka dek...
TIRANË– Homazhet në nder të Presidentit të Faxnews u mbajtën në ambientet e familjes, aty ku të pranishëm ishin miq, kolegë dhe konkurentë në profesion.Mes...
TIRANË-Ambasadori Dashnor Dervishi teksa mori pjesë në homazhet për presidentin e televizionit Fax News, Kasem Hysenbelliu, pohoi se ikja e tij ishte një g...
TIRANË– Ish deputeti i Partisë Demokratike Ervin Salianji ishte i pranishëm ditën e sotme në homazhet që po zhvillohen në nder të Presidentit të Faxnews, K...
TIRANË-Përcillet për në banesën e fundit Presidenti i Faxnews, Kasem Hysenbelliu! Në nder të tij ditën e sotme po zhvillohen homazhet në ambientet e familj...
DURRËS– Një lëkundje me magnitudë 5 të shkallës rihter është regjistruar pak më parë në Durrës.Lëkundjet ishin në thellësi 5 kilometër, e cila ka shkaktuar...