LIVE UPDATES
Politike

Sikleti i Ramës përballë Lukashenkos, Pollo tregon arsyet pse kryeministri nuk ka kredencialet për të kërkuar respektimin

20 Gusht 2020, 14:55 Nga DOSJA
Sikleti i Ramës përballë Lukashenkos, Pollo tregon arsyet pse

TIRANË -Ish-ministri i Arsimit, Genc Pollo ka komentuar nismën e kryeministrit Edi Rama, në cilësinë e kryetarit të OSBE për zgjidhjen e krizës në Bjellorusi. Në një postim në Facebook, Pollo shkruan, se në ndryshim nga Rama, negociatorja tjetër, Ann-Linde, telefonoi ministrin e Jashtëm bjellorus, të cilin e njoftoi për qëndrimin e qeverisë suedeze, për dhunën e papranueshme dhe cënimin e sistemit zgjedhor, ndërsa dënoi dhunën dhe kërkoi lirimin e protesuesve.

Sipas Pollos, Rama nuk ka kredencialet për të pretenduar përballë qeverisë në Minisk respektimin e të drejtave të njeriut, pasi Shqipëria është i vetmi shtet europian me pushtet vendor monopartiak, i cili ka dhunuar protestuesit, ka cënuar fjalën e lirë nëpërmjet ligjit “Anti-shpifje”, nuk arriti të gjejë konsensusin me opozitën dhe refuzon ndërkombëtarët për pushtetin e tij.

Rama nuk mund të denojë dhunën policore para Lukashenkove sepse ai vetë përdori vjet përtej çdo mase e përpjestimi gazin lotsjellës kundër burrave, grave e fëmijve edhe kur ishin protestues edhe kur nuk ishin të tillë. Rama nuk mund të kërkojë lirinë e fjalës e të medias para Lulashenkove mbasi gjatë kryesimit të OSBE-së e pa pyetur për kundërshtimin e OSBE-së miratoi ligjin antifjalë duke i “shtuar” edhe një kusht Shqipërisë për çeljen e negocatave me BE. Rama nuk mund t’u sugjerojë Lukashenkove një dialog të sinqertë me opozitën mbasi ai vetë këtë e mundet t’a realizojë vetëm me opozitarët rrogëtarë të tij”, shkruan Pollo ndër të tjera.

Postimi i plotë

Edhe një herë për Ramën si kryetar i rradhës i OSBE-së si dhe për sikletet pa fund të kryetarllëkut

Në korrik shkruajta artikullin “Një kryesi që shkel parimet e organizatës-Shqipëri/OSBE 2020: kronikë e një dështimi të parashikueshëm” të cilin e mbyllja me fjalinë “Dëmi që kryesia Rama i ka bërë reputacionit të OSBE-së mbetet për një shënim tjetër.” Atëhere as që më shkoi në mendje se rrethanat kur ky dëm do të dilte sheshit e unë do të merrja penën për të hedhur në letër “shënimin tjetër” vetëm katër javë më vonë. Para një muaji nuk do të vija bast që shoqëria e Bjellorusisë do të dilte nga përgjumja politike; që një kandidate presidenciale rastësore do të frymëzonte miliona bashkëqytetarë e qindra mijëra bjellorusë do të dilnin në rrugë për t’i dhënë fund regjimit çerekshekullor të satrapit sovjetik Aleksander Lukanshenkos. Por me njëfarë kënaqësie mund t’i kujtoj vetes e lexuesit se kështu mendonin për Shqipërinë socialiste shumë shqiptarë e të huaj deri në dhjetor 1990, kur u pa që historia nuk frenohej dot më edhe në trojet tona. Por që regjimi do të përmbyste rezultatin e votimit për të nxjerrë Lukashenkon edhe ketë herë fitues me 80% e dhunën policore ekstreme kundër qytetarëve protestues këtë, unë e shumë të tjerë, do e imagjinonim pa vështirësi.

Në artikullin e korrikut argumentoja se qeveria Rama krijoi precedentin negativ të shkeljes së normave të OSBE-së nga vetë kryesuesja e saj përmes miratimit të ligjeve, të cilat u kundërshtuan publikisht nga vetë OSBE-ja (ligjet antifjalë dhe amendimet kushtetuese antikoalicion). Këtë zullum nuk e bëri as Kazakistani, shtet me kredenciale demokratike më të dobëta se Shqipëria, gjatë kryesisë së tij në 2010.

Vetëm se OSBE është e vetmja organizatë me fokus demokracinë ku Bjellorusia, pas shpërbëjes së Bashkimit Sovjetik, mbeti automatikisht anëtare duke qenë republikë ish-sovjetike (Lukashenko kurrë nuk tregoi interes për organizatën tjetër, Këshillin e Europës). Si e tillë OSBE mbetet i vetmi kanal institucional për të ndikuar pozitivisht në krizën e atjeshme.

Suedia si komardare shpëtimi për Bashkimin Europian e për vetë OSBE-në nga…

Më 17 gusht Kryetari i Rradhës Edi Rama shpreh shqetësimin për zgjedhjet presidenciale në Bjellorusi, për të drejtat e liritë themelore të qytetarëve, për dialogun mes pushtetit e palëve të tjera si dhe ofron të vizitojë Minskun për takime me qeverinë e opozitën. Në këtë vizitë do të merrte pjesë edhe ministrja e Punëve të Jashtëme e Suedisë Ann Linde (kjo e fundit e merr kryesinë e rradhës në 1 janar 2020).
Ditën tjetër, më 18 gusht, ministrja Linde njofton përmes një komunikate shtypi se ka biseduar në telefon me homologun bjellorus Vladimir Makei, dhe i komunikoi atij qëndrimin suedez e të Bashkimit Europian mbi dhunën e papranushme kundër protestuesve dhe mashtrimin zgjedhor. Ajo kërkoi lirimin e të burgosurve politikë, nisjen e dialogut me opozitën dhe dëgjimin e zerit të protestës nga pushtetarët. Duke propozuar që OSBE të mbështesë dialogun mes palëve bjelloruse ministrja suedeze u ofrua të vizitojë Minskun si kryetare e rradhës së OSBE-së mbas Shqipërisë. Në këtë vizitë “do të jetë edhe zoti Edi Rama, kryeministër e ministër për Europën e Punët e Jashtme i Shqipërisë, aktualisht kryetar i rradhës” përmbyllej komunikata.

Dallimi ne deklarim midis Edi Ramës e znj. Linde duket qartë e lexuesi mund t’a gjykojë vetë. Por pse kryetari aktual nuk flet dot ne telefon me ministrin e shtetit në krizë por këtë e bën kryetari i pas pesë muajve kjo duket si e pakuptueshme në shikimin e parë.

Nuk e di nëse nga Tirana nuk kanë guxuar të telefonojnë apo ju a kanë refuzuar thirrjen.

… sikleti i satrapit ballkanik.

Por ajo që duket qartë është se Rama nuk ka kredencialet për të pretenduar përballë Lukashenkove respektimin e të drejtave demokratike të qytetarëve.

Ai nuk mundet të dënojë zgjedhjet presidenciale farsë të Lukashonkos duke qenë i vetmi shef qeverie i një shteti europian ku pushteti vendor është monopartiak, i denoncuar si i tillë e si i papranueshëm nga Këshilli i Europës dhe i dalë nga zgjedhje ligjërisht të dyshimta. Bashkimi Europian ka vënë, ndër të tjera, si kusht për negociatat sqarimin e ligjshmërisë e zgjedhjeve të qershorit 2019. Po ashtu BE ka venë si kusht daljen para drejtësisë të votëvjedhësve të dosjeve 339 e 184, të cilët vetë Rama i ka mbrojtur publiksht e promovuar politikisht. Për më tepër, siç thamë më lart, gjatë kryesisë së OSBE ndryshon sistemin zgjedhor në shkelje të normës së OSBE-së se këto ndryshime nuk mund të bëhen vitin e fundit.

Rama nuk mund të denojë dhunën policore para Lukashenkove sepse ai vetë përdori vjet përtej çdo mase e përpjestimi gazin lotsjellës kundër burrave, grave e fëmijve edhe kur ishin protestues edhe kur nuk ishin të tillë.

Rama nuk mund të kërkojë lirinë e fjalës e të medias para Lulashenkove mbasi gjatë kryesimit të OSBE-së e pa pyetur për kundërshtimin e OSBE-së miratoi ligjin antifjalë duke i “shtuar” edhe një kusht Shqipërisë për çeljen e negocatave me BE.

Rama nuk mund t’u sugjerojë Lukashenkove një dialog të sinqertë me opozitën mbasi ai vetë këtë e mundet t’a realizojë vetëm me opozitarët rrogëtarë të tij. Edhe atë dialog real për reformën zgjedhore të ngritur me mundim ai e siluroi përmes amendimeve kushtetuese të njëanëshme, të cilat i miratoi me rrogëtarët e tij.

Dhe së fundmi Rama nuk mund të bindë kënd se ndërhyrja e OSBE-është e nevojshme pasi vetë, sa herë ja ka dashur interesi i pushtetit, i ka refuzuar miqtë ndërkombëtarë. Kështu bëri me zgjedhjet lokale vjet, kështu dhe me amendimet kushtetuese sivjet.

Këto i di mirë Aleksander Lukashenko! Atij i volit të ketë në tryezë një kryetar OSBE-je me kësisoj profili. Këto i dinë edhe në Europë e OSBE. Por siç thuhet halli të bën të qeshësh kur nuk të qeshet si dhe të përkrahësh kryesinë e OSBE-së me shejtanin brenda. Dhe për të kryer punë po operojnë me kryesinë suedeze e cila formalisht fillon në janar. Por që de facto po fillon pesë muaj më herët: nga sikleti i satrapit ballkanik!
Gjithësesi liria e demokracia e 9,5 milionë bjellorusëve është primare. Prandaj urime e sukses atyre si edhe çdo faktori të jashtëm qē mund të japë ndihmë.

Genc Pollo
Ish ministër e deputet

Kryeministri Edi Rama, në cilësinë e kryetarit të OSBE, ka pranuar të ulë në dialog qeverinë dhe opozitën në Bjellorusi për zgjidhjen e krizës. Kërkesa e tij është pranuar edhe nga Bashkimi Evropian. Rama do të ndërmjetësojë palët në Bjellorusi, së bashku me ministren e Jashtme të Suedisë, Ann Linde, e cila merr kryesimin e OSBE në janar.

(g.sh./dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike edi rama genc polli edi rama genc polli

Sondazh

Poll

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez