LIVE UPDATES
Politike

Debati për përgjimet dhe padia/ Rama për BILD: Jemi transparentë, në botë luhet me shifrat e Covid-19! S’ka Mafia Ballka

19 Gusht 2020, 17:13 Nga DOSJA
Debati për përgjimet dhe padia/ Rama për BILD: Jemi

GJERMANI– Kryeministri Edi Rama ka dhënë një intervistë për BILD, median gjermane që njihet në Shqipëri për përgjimet e bujshme që ka publikuar për dosjet ‘339’ dhe ‘184’.

Pasi deklaroi se do ta hidhte në gjyq këtë medie për publikimin e atyre përgjimeve, kryeministri deklaroi se ishte tërhequr, pasi takimi me shefat e ‘Bild’ i kishte shkuar në mënyrë fantastike. Dhe tashmë, si për ta konsoliduar këtë miqësi, kryeministri i Shqipërisë, është shfaqur në këtë media, me anë të një interviste ku flet për koronavirusin në Ballkan.

I pyetur nëse një vend si Shqipëria, apo Ballkani, po kthehen në një rrezik për shtetet e tjera, në lidhje me infektimet me Covid-19, Rama tha se nuk mendon se shtetet e Ballkanit paraqesin kërcënim për Gjermaninë apo ndonjë tjetër në Bashkimin Europian, sepse në fund të fundit shifrat flasin vetë. Numrat e lartë janë për këdo një kërcënim. Kryeministri shtoi sen ë botë po luhet me shifrat e të infektuarve, ndërsa sipas tij, Ballkani dhe Shqipëria janë treguar transparentë. 

Përsa i përket termit ‘mafia ballkanike’, Rama tha se e gjitha kjo është një politikë. “Kjo është politikë, sepse nuk ka Korona Ballkanike, nuk ka Mafia Ballkanike dhe as Tërmet Ballkanik ose Sëmundje Ballkanike. Por, politika ndonjëherë ka nevojë – dhe në ditët e sotme gjithnjë e më shumë – për këto shenja dalluese për të arritur te njerëzit. Sigurisht që na trishton, por jemi mësuar me të. Nuk është hera e parë. Ne duhet të merremi me këtë stereotip dhe të përpiqemi të shpëtojmë prej tij,”– u shpreh kryeministri.

I pyetur për një këshillë që do t’u jepte gjermanëve, që do të donin të vizitonin Shqipërinë, kryeministri kujtoi Franz Josef Strauss.

Intervista e Plotë

BILD: Zoti kryeministër, janë vendet tuaja që fajësohen pjesërisht për këtë fakt. A po rriten të prekurit me koronavirus?
Rama:
Unë nuk mendoj se shtetet e Ballkanit paraqesin kërcënim për Gjermaninë apo ndonjë tjetër në Bashkimin Europian, sepse në fund të fundit shifrat flasin vetë. Numrat e lartë janë për këdo një kërcënim. Por kur mendoj se Kina ka pesë raste sot dhe Shqipëria ka 100, atëherë ka diçka që nuk shkon. Dua të them që ka shumë lojëra në veprim me numrat. Ne kemi vendosur të jemi jashtëzakonisht transparent në këtë drejtim. Sigurisht, pas hapjes, u përballëm me një sfidë që ishte më e madhe, sepse ka të bëjë edhe me sjelljen e të gjithë qytetarëveve.

BILD: Por, përsëri: A është Shqipëria pjesërisht fajtore për numrat në rritje në Gjermani?
Rama:
 Unë kam prirjen të mos pajtohem me këtë, jo sepse unë duhet të mbroj vendin tim, por për shkak të matematikës së thjeshtë. Është e pamundur për ne, për sa i përket numrave, që të jemi në gjendje për të ndikuar te një vend i madh si Gjermania apo shtete të tjera ballkanike të ndikojnë te Franca a vende të tjera të Europës. Dua të them që është më tepër politikë sesa realitet.

BILD: Pse ka akoma një ndalim hyrjeje për njerëzit nga Ballkani?
Rama:
 Sepse ka BE dhe jo BE. Pra, është shumë e thjeshtë. Ne kemi një ndarje që në terma praktikë vendoset nga ana e BE-së dhe jo BE-së. Për sa i përket numrave, më lejoni të përsëris se ka sigurisht arsye të mira për këtë dhe se ka një kujdes të arsyeshëm në Gjermani dhe në vendet e tjera. Dhe jo rastësisht, Gjermania është mbi të gjitha, pasi ajo po e trajton Covid-in në një mënyrë mjeshtërore.

BILD: A duhet të paguajë Kina për dëmin e shkaktuar nga Corona?

Rama: Unë do të mbroja fuqimisht idenë që të sqarohet se si po ndodh gjithçka. Dhe sigurisht nëse dikush ka luajtur kartat e gabuara, duhet të paguajë. E gjithë çështja është se pse bota nuk u informua në kohën e duhur. Pse ka kaq shumë pyetje në lidhje me karantinën në Kinë dhe udhëtimin falas nga Kina? Këto janë pyetje që nuk duhet të çojnë në teori konspirative, por në një hetim të qartë dhe në një analizë shumë më të plotë. Dhe nëse përfundimi është se luhet në mënyrë jo të pastër, atëherë ata që janë përgjegjës duhet të paguajnë.

BILD: Kthehemi përsëri në Ballkan: çfarë mendoni për pretendimet e bëra nga disa politikanë për një itinerar ballkanik “Korona”?
Rama:
 Kjo është politikë, sepse nuk ka Korona Ballkanike, nuk ka Mafia Ballkanike dhe as Tërmet Ballkanik ose Sëmundje Ballkanike. Por, politika ndonjëherë ka nevojë – dhe në ditët e sotme gjithnjë e më shumë – për këto shenja dalluese për të arritur te njerëzit. Sigurisht që na trishton, por jemi mësuar me të. Nuk është hera e parë. Ne duhet të merremi me këtë stereotip dhe të përpiqemi të shpëtojmë prej tij.

BILD: Çfarë u thoni gjermanëve që duan të shkojnë për pushime në Shqipëri?
Rama:
 Unë u them gjermanëve që të kujtojnë Franz Josef Strauss. Ai erdhi shumë kohë më parë – në 1984. Ai ishte aq entuziast për Shqipërinë atëherë sa sugjeroi – dhe në atë kohë kishte akoma një regjim komunist – se vendi mund të jetë i hapur për turistët gjermanë dhe duhet të gjendet një rrugë midis Shqipërisë dhe Bavarisë. Sepse mendimi i tij, vizioni i tij, bindja e tij ishte që Shqipëria ishte një parajsë që gjermanët duhet të zbulonin. Pra, nëse gjermanët kanë nevojë për një dëshmitar, ndoshta nuk ka asnjë më të mirë se sa Franz Josef Strauss.

Një vit më parë, media ‘Bild’, bëri xhiron e mediave shqiptare me përgjimet e publikuara nga gazetari gjerman Peter Tiede. Kryeministri Edi Rama lajmëroi një padi ndaj tij dhe më pas u tërhoq, teksa deklaroi se në këtë mënyrë, kishte kursyer disa para nga arka e shtetit shqiptar. 

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike bild edi rama rama per bild bild edi rama rama per bild


Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj