"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar!
...
Aktualitet
“Si s’të lodhi robëria?”, aktori Mehdi Malkaj kujton Çajupin dhe i ndryshon vargjet: Shqipërinë e mori Edi, i vu zjar
2 Gusht 2021, 09:06Nga DOSJA
TIRANË– Aktori Mehdi Malkaj si një ndër përfaqësuesit e Aleancës për Mbrojtjen e Teatrit, i ka bërë thirrje të gjithë shiqptarëve që të reagojnë në lidhje me çështjen e Teatrit dhe për çdo padrejtësi tjetër.
Teksa sjell në vëmendje vargjet e njohura të poezisë së Çajupit, ‘shqiptar’, aktori ka ndryshuar pak fjalët e poezisë, duke mos kursyer sulmet për kryeministrin Edi Rama.
“Rilindasi i shquar Andon Zako Çajupi ka shkruar:
Shqipërine e mori turku,
i vu zjarr,
shqipëtar mos rri,
po duku,
shqipëtar
Të ka bere perendia luftëtar,
si s’te lodhi robëria, shqipëtar!
Edhe 100 vite para kështu kemi qenë, flemë gjumi. Shitet deti, nuk çohemi. Jo shitet, por falet. Shtypet populli e s’do t’ja dijë. Unë Çajuput po i ndryshoj pak tekst;
Shqipërinë e mori Edi, iu vu zjarr Shqipëri mos rri por duku, shqipëtar Të ka bërë perëndia luftëtar, e si s’të lodhi robëria, Si s’të lodhi Edi Rama, o shqiptar, E çohu a lumadh, çohu, se s’të gjen gjë Do fitosh të drejtat e tua!”
Disa ditë më parë trualli i Teatrit Kombëtar i kaloi Bashkisë së Tiranës!Vendimi i paprecedentë është marrë nga qeveria me një vendim të Këshillit të Ministrave ditën e djeshme, me firmë të zv.kryeministrit Erion Braçe, ndërsa propozimi është bërë nga Ministria e Kulturës. Kabineti i kryeministrit Edi Rama ka zgjedhur që të marrë përsipër kostot për të çuar deri në fund projektin e nisur në qendër të kryeqytetit, duke injoruar haptazi vendimin e marrë nga Gjykata Kushtetuese, institucioni më i lartë i drejtësisë në vend.
(e.k/dosja.al)
Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?
TIRANË– Policia e Shtetit dhe banorët në zonën e Baldushkut janë përplasur duke bllokuar ndërhyrjet në pronën e tyre, duke shtuar se po u merret prona pa t...
TIRANË– Përplasje mes banorëve dhe efektivët e Policisë së Shtetit në fshatin Baldushk të kryeqytetit. Dhjetra banorë kanë dalë për të mbrojtur pronën e ty...
LEZHË-4 persona janë arrestuar gjatë 24 orëve të fundit në Lezhë për vepra të ndryshme penale. Policia e Lezhës bën me dije se dy prej tyre janë arrestuar ...
TIRANË– Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit ka depozituar një tjetër kallëzim në SPAK lidhur me VKM-në për truallin në mes të Tiranës, ku edhe ndodhej godina. ...
U desh situata e rënduar e smokut të krijuar nga tymi helmues që çlirohet nga zjarri në fushën e depozitimit të mbetjeve në Mbrostar që banorët e Fierit ...
GRAMSH- 2 raste të kultivimit të kanabisit janë goditur ditën e sotme në Gramsh. Policia ka konstatuar 400 rrënjë kanabisi në 2 parcela të cilat po kultivoheshi...
TIRANË– Ministrja e Infrastrukturës Belinda Balluku, ka inspektuar mëngjesin e sotëm punimet në Unazës së Madhe të Tiranës tek mbikalimi i Pallatit me Shi...
ELBASAN– Një alarm është dhënë nga disa kalimtarë në qytetin e Elbasanit, të cilët rreth orës 7 të mëngjesit, kanë konstatuar një granatë dore buzë rruge. Menjë...