Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital
3 Qersho...
Aktualitet
Shtyhet gjyqi për ish-ministrin Saimir Tahiri, seanca e radhës do të zhvillohet më 28 prill
9 Prill 2020, 10:14Nga DOSJA
TIRANË- Gjykata e Posaçme e Apelit ka shtyrë seancën në ngarkim të ish-ministrit të Brendshëm, Saimir Tahiri për shkak të mungesës së avokatëve. Seanca është shtyrë për në 28 prill, ndërkohë që pandemia COVID-19 duket se ka sjellë edhe shtyrjen e gjyqit. Në seancë ka qenë trupa gjykuese dhe prokurorët, por jo ish-ministri dhe avokatët.
Më 20 shkurt u caktua në Gjykatën e Posaçme të Apelit edhe trupa gjykuese që do të gjykojë Tahirin. Gjyqtarët janë Nertina Kosova, Nure Dreni dhe Albana Boksi. Kryesuese e trupës do jetë Boksi dhe anëtare Kosova e Dreni.
Çështja “Tahiri” u ankimua në Apeli nga avokatët e ish-ministrit, që kërkojnë pafajësi dhe nga Prokuroria, e cila shprehet se ka prova për ta akuzuar për trafik droge, një nga akuzat që u rrëzua bashkë me të tjerat në shkallën e parë.
Në shtator të vitit të shkuar, pas më shumë se 13 orësh përfundoi “Gjyqi i vitit”, ai për Saimir Tahirin. Gjykata e Krimeve të Rënda dënoi ish-ministrin e Brendshëm, Saimir Tahiri me 5 vite burg, për akuzën e “shpërdorimit të detyrës”, por për shkak të gjykimit të shkurtuar dënimi u ul me 1/3 dhe u caktua 3 vite e 4 muaj burg, që gjykata më pas e konvertoi në 3 vite shërbim prove. Tahiri paralajmëroi që asokohe se do ta apelonte vendimin dhe do të fitonte pafajësi.
(F.g/dosja.al)
1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:
TIRANË– Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu dhe ministri i Brendshëm, Sander Llëshaj kanë firmosur urdhërin për riatdhdhimin e shqiptarëve të mbet...
Korçë- 8 emigrantë shqiptarë pritet të futen në tokën shqiptare nga pika kufitare e Kapshticës, pasi janë rezidentë në Shqipëri, kryesisht nga fshatrat e...
Tiranë- Shkon në 4 numri i punonjësve të Policisë në Tiranë, të cilët janë të infektuar me COVID-19. Burime për Dosja.al bëjnë me dije se të infektuar janë 3 po...
TIRANË- Familja e M.L., 44-vjeçarit nga Roskoveci i cili u gjet i vdekur në shtëpinë e tij në Maqedoninë e Veriut, aty ku punonte që prej muajit jan...
Tiranë- Paraditen sotme ka mbërritur me autoambulancë tek Spitali Infektiv, një burrë rreth të 50-ave, i cili është i infektuar me COVID-19. Siç shihet ...
TIRANË– Policia e Shtetit ka vijuar me inspektimin në terren për shkelësit e karantinës, në një kohë kur vendi po përballet me koronavirusin. Gjatë 24 orëv...
Shqipëri- 9 raste të reja me COVID-19 në Shqipëri, shkon në 409 numri të infektuarve. Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar ditën e sotme se gjatë 24 orëve të fu...
TIRANË– E ashtuquajtura pacientja numër 69 dhe nëna e saj janë shëruar plotësisht nga koronavirusi. Analiza e të dyjave ka dalë negative dhe duhet të...
Tiranë- Kryeministri Edi Rama ka deklaruar së fundmi se 20. 636 punonjës të bizneseve të vogëla kanë përfituar pagën e luftës dhe 12. 640 biznese të mbyllura ka...
ELBASAN– Detaje të reja janë mësuar lidhur me restorantin në Elbasan, ky i infektuar rezultoi pronari dhe bashkëshortja e tij. Burime për Dosja.al bëjnë m...