LIVE UPDATES
Insights

Shqipëria po shkon drejt humnerës, Rama ka tre gabime të mëdha

19 Qershor 2019, 15:42 Nga DOSJA
Shqipëria po shkon drejt humnerës, Rama ka tre gabime të

Po të ishte Shqipëria ndërmarrje ekonomike me aksione në bursë ndërkombëtare, menaxhmenti i saj do të duhej të mbante mbledhje urgjente e të përhershme alarmi me vetëm një pikë të rendit të ditës: si të ndalet rënia e vlerës së aksioneve?

Në fillim të këtij viti përllogaritja e “bursës” do të ishte që të mbahej stabiliteti i çmimit, e madje edhe mundësia e hipjes së tij pas marrjes së datës për fillimin e negociatave për anëtarësim në BE. Tash, në gjysmëvit, Shqipëria shihet me sy dramatikisht ndryshe prej para gjashtë muajsh.

“Menaxhmenti” i vendit, nëse mund të quhet ashtu, ku do të duhej të hynin kryeministri, presidenti dhe opozita, janë në luftë për ta përjashtuar njëri-tjetrin prej funksioneve. Përderisa të vazhdojë kjo luftë, aksionet e vendit do të vazhdojnë të bien me theqafje. Javën e kaluar isha në Berlin dhe nga qarqet e diplomatëve dhe vrojtuesve të Shqipërisë mora vetëm një rrudhje krahësh kur u shtrua Shqipëria. Me dëshpërim të madh dëgjova edhe “Nuk dimë ç’të bëjmë më”.

2.Ngritja e vlerës së aksioneve të Shqipërisë qe një proces i gjatë e me zigzage, por me një ngritje konstante ç’prej vitit 1997 e këtej. Pra, për njëzet vjet vendi ka pasur evolucion e me dy raste dhe ngritje jashtevolutive. Të parën me anëtarësimin në NATO së bashku me nënshkrimin e Marrëveshjes së Stabilizim –Asociimit të bërë gjatë qeverisjes Berisha, dhe të dytën me energjinë e krijuar kryesisht nga kryeministri Rama për trajtim të veçantë nga Gjermania, që kulmoi me Procesin e Berlinit. Shqipëria kishte mbërritur atë nivel të respektit dhe të afërsisë, madje personale, me liderët evropianë, që nuk e kishte pasur ndonjëherë.

Pse atëherë kjo rënie? Në formulimin më të shkurtër: sepse Shqipëria u largua nga loja në fushë të madhe e me gola të mëdhenj dhe u kthye në lojën me fushë të vogël e gola të vegjël. Brenda gjashtë muajsh kryeministri i vendit bëri së paku tri gabime që nuk përkasin me lojën në fushë të madhe, aty ku e kishte çuar vendin me të drejtë gjatë mandatit të tij të parë. Së pari, vazhdoi të ishte pjesë kryesore e një aventure antievropiane, me idenë e Vuçiqit, të adoptuar nga Thaçi, për këmbim territoresh e popullatash.

Përgjatë tridhjetë vjetëve lëvizjet demokratike shqiptare u kishin rezistuar tundimeve që të marrin përgjegjësinë (pra, fajësinë) për ndryshimin e kufijve dhe shënuan suksesin e çlirimit të Kosovës nga NATO-ja dhe pavarësimit të saj nën ombrellën e Perëndimit. Kryeministri i Shqipërisë nuk kishte pse ta identifikonte vendin me një ide humbëse, që në instancë të fundit ka sponsorin në Moskë, me aksione në bursën politike evropiane që kaherë shënojnë vetëm rënie.

Së dyti, shpërfilli opozitën e cila, në çfarëdo interpretimi – si provokim nga gjendja e pashpresë apo si intencë reformuese – ngriti shkallën e konfliktit me pushtetin, me rastin e zgjedhjeve vendore. Tallja me letra të bonsensit letrar mund të krijojë avantazh stilistik, por nuk bënë gjë për të ngritur mundësinë që të arrihet një nivel konsensusi me opozitën që do të garantonte legjitimitetin e zgjedhjeve. Dhe së treti, i vendosi veten e vendin në një pozitë që pothuajse simulon paranojën, gjendjen ku e tërë bota është kundër këtij pushteti.

Në intervistat e debateve të mbrëmjes u bë edhe njëri prej panelistëve. Si i tillë i quante kazan mu ato medie ose edhe ato medie me pronarët e të cilave kishte krijuar afërsi personale që vrojtuesit e jashtëm mund ta quanin edhe varësi. Në origjinalitetin e analizave të “Bar Westit”, të viteve nëntëdhjetë, edhe Zëri i Amerikës do të bëhej kazan. E në mungesë të origjinalitetit gazetarin e “Bildit”, i cili botoi përgjimet tashmë të famshme, e kërcënoi me padi në Gjermani; një veprim që e kishte bërë më herët Hashim Thaçi me senatorin zviceran Dick Marty. Kryeministri do ta fitojë betejën me “Bildin”, po aq sa e fitoi Thaçi me Dick Martyn.

3.Ashtu si kishte vendi ngritje joevolutive me NATO-n, MSA-në dhe Procesin e Berlinit, rënia e tanishme mund të jetë njëjtë tejpërpjesëtimore. Insistimi që zgjedhjet të mbahen më 30 qershor tashmë tejkalon çështjen e legjitimitetit (të cilin nuk do ta kenë nëse mbahen) dhe u afrohet vijave të kuqe të sigurisë kombëtare.

Nëse mospjesëmarrja e opozitës e cungon legjitimitetin demokratik të zgjedhjeve, insistimi që të mbahen, me gjithë vullnetin e opozitës (dhe çdekretimit të datës nga ana e presidentit) përbën thirrje për zgjedhje me instrumente të dhunës së shtetit. Policia e shtetit, kështu, shndërrohet në palë dhe zhytja e policisë në anime politike është diçka që shqiptarët e njohin e nuk quhet demokraci. Dhe insistimi i opozitës që zgjedhjet të mbahen atëherë kur kryeministri jep dorëheqje ka forcën e ultimatumit që shpie vetëm në një rrugë: te dhuna.

Vetëbesimi – dhe ndoshta dehja – me zaptimin e dhunshëm të një Këshilli zgjedhor (në Tropojë) nuk duhet të shërbejë si inspirim për akte të mëtejme të ngjashme. Çdo akt i ngjashëm i radhës do të ftojë përgjigjen e dhunshme të pushtetit. Dhe çdo dhunë do të prodhojë më shumë sosh. Shqipëria ka gjasa që në verën e vitit 2019 të jetë vendi i vetëm evropian që nuk është në gjendje të organizojë zgjedhje të lira me legjitimitet demokratik. Shqipëria ka gjasa që në verën e vitit 2019 të jetë vendi i vetëm evropian ku zgjedhjet prodhojnë viktima njerëzore.

4.Përgjimet e zbuluara nga “Bild” tregojnë qartazi për keqpërdorimin e pushtetit në një proces zgjedhor, nga shfrytëzimi i policisë së shtetit për të penguar opozitën, përdorimi i administratës publike për kërcënime ndaj arsimtarëve që të japin votën për pushtetin e deri te blerja e votës me para të gatshme, madje me çmimore të njohur (prej 3-5 mijë lekë) që tregon se trajtohet si normale bursa e votës. Dhe përgjimet tregojnë se legjitimiteti demokratik i zgjedhjeve është me pikëpyetje.

Por kjo nuk është e re: kur ishin socialistët në opozitë vënë në pikëpyetje (me dyshime të bazuara) legjitimitetin e zgjedhjeve të fituara nga demokratët. Dhe, këto përgjime nuk duhet të shërbejnë për shkarkim qeverie. Juridikisht, përgjimet duhet të iniciojnë një procedurë gjyqësore që do përcaktojë përgjegjësinë penale të aktorëve të përfshirë. Vetëm atëherë do të krijohen kushtet edhe për përgjegjësitë politike.

E kjo gjë do të kërkojë kohën e vet dhe institucionet që nuk varen nga diktati politik. Ndërkohë, rënia e lirë e Shqipërisë do të kërkojë masa politike. Masa urgjente është që të mblidhet menaxhmenti i kësaj ndërmarrjeje. Të pajtohet që zgjedhjet do të mbahen kur të merren vesh. Të pajtohen që zgjedhjet duhet të kenë besueshmërinë e ndërsjellë. Dhe se kjo është vetëm njëra prej pikave të një marrëveshjeje që duhet t’i rilegjitimojë demokracinë dhe shtetin.

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

blog blog kriza politike ne shqiperi veton surroi kriza politike ne shqiperi veton surroi

Sondazh

Poll
Insights 17 Qershor 2019, 10:20

Shqipërinë e bllokoi Edi Rama, jo Brukseli

Në këtë pikë Shqipërinë e solli politika e bërë nga dhe me bandat më të rrezikshme të krimit. Të gjitha të dhënat dëshmojnë tashmë se bandat e krimit janë përdo...

Insights 16 Qershor 2019, 12:34

Saga e një pasioni

Kur pashë Lindën që doli nga shtëpia e Nikos mendova në fillim se janë kushërinj. Niko qe shoku im prej vitesh. U ndamë në universitet,ai për oficer,unë për gaz...

Insights 12 Qershor 2019, 17:26

Urime 20-vjetorin e Çlirimit të Kosovës miq!

Urime 20 vjetorin e çlirimit te Kosoves miq! ## Ku jemi pas 20 vitesh! Pa polici e ushtri serbe neper kembe dhe te lire e te pavarur (deri diku) etj etj!...

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet