LIVE UPDATES
Insights

Shqipërinë e bllokoi Edi Rama, jo Brukseli

17 Qershor 2019, 10:20 Nga DOSJA
Shqipërinë e bllokoi Edi Rama, jo Brukseli

Në këtë pikë Shqipërinë e solli politika e bërë nga dhe me bandat më të rrezikshme të krimit. Të gjitha të dhënat dëshmojnë tashmë se bandat e krimit janë përdorë për fitore politike në Shqipëri. Krejt natyrshëm pastaj fitorja politike u ka takuar atyre si pronare të politikës dhe fatit të shqiptarëve. Prandaj, sot Shqipëria dhe kryeministri i saj shihen nga Gjermania dhe Franca si rast brutal i dështimit të përpjekjes evropiane për normalizim dhe demokratizim.

Maqedonia e Veriut qëndron shumë më mirë në të gjitha aspektet, sidomos në atë që quhet fizionomi normale e shtetit ku zgjedhjet pranohen, institucionet respektohen e bandat e drogës nuk mbrohen. Këto gjëra të gjithë i dinë në Bruksel. Prandaj Maqedonia e Veriut e meriton hapjen e bisedimeve që nesër.

Kjo s’ka lidhje me asgjë antishqiptare dhe mesazhet e Edi Rames drejtuar presidentit maqedonoverior kinse po na fusni thikë pas shpine, janë dëshpërim i turpshëm i një lideri peng i bandave.

Kush i ka faj Shqipërisë që i shtyn mbi 30 mije persona ne vit te ikin nga Rilindja bandite e politikës drejt rilindjes jetësore në vende normale? A mos janë francezë e gjermanë ata që transportojnë drogë me avionë drejt Italisë?
Të kujt janë ato kerre secila me vlerë mbi 100 mijë euro në parkingun e parlamentit shqiptar, të deputetëve francezë, gjermanë apo të depubandave shqiptare?

Dhe a dini pse kjo është dramë kombëtare?

Sepse, Shqipëria ishte nisë shumë mirë drejt BE-se dhe kishte rol faktorizues në Ballkan në fund të mandatit të parë të Edi Ramës. Tirana respektohej si ne proceset rajonale ashtu edhe ato evropiane. Shqipëria kishte ministri të punëve të jashtme dhe marredhenia me vendet aleate ishte ne nivel të knaqshëm. Brengosej sinqerisht pë Kosovën dhe nuk kishte njeri në Tiranë që përkrahte idetë e Vuçiqit.

Si ndodhi çorodia dhe devijimi total?

Pasi e siguroi madatin e tij të dytë falë, në mes tjerash, bandave që tashmë ishin bërë shtet, Edi Rama e kuptoi se llogaria politike nuk do t’i mjaftonte për të mbetë faktor në Shqipëri dhe Ballkan.

Në stilin e modelit të tij Erdogan, ai kaloi nga lideri i dështuar në lider mitoman me arritje fiktive dhe përralla politike që zakonisht shiten tek popujt barkzbrazur.

– e harroi rrugën evropiane dhe kushtet e BE-së për hapjen e bisedimeve.
– u bë patriot dhe e morri në mbrotje kauzen e Kosovës, kësaj Kosovës që ai vet e « zbuloi » si çeshtje kur ajo shpalli pavarësinë në 2008.
– e suprimoi Ministrinë shqiptare të punëve të jashtme si motor i marredhënies me BE-në dhe e largoi ministrin Bushati, politikanin e vetëm shqiptar të frekuentueshëm në Evropë.
– si provë të « frymës patriotike » i angazhoi disa shqiptarë të Kosovës në qeverinë e tij tashmë pa preokupim evropian.
– u bë palë në pazarin sekret të Hashim mitomanit dhe të dy bashkë u bënë argatë të Vuçiq « evropianit ».
– u bind se po bëhëj faktor rajonal dhe se BE-ja do ta shpërblente punën e tij historike në pajtimin e popujve shqiptar dhe serb.

Jemi deshmitarë që plani i tij ballkanik dështoi dhe bashkë me të edhe Shqipëria.
Jemi dëshmitarë poashtu që në dy mandatet e tij Shqipëria nuk ka levizur asnjë milimeter në rrugën drejte Brukselit. Asnjë projekt madhor nuk është nisur as kryer në Shqipëri. As edhe një urë e vetme drejt Kosovës nuk është përfunduar. I vetmi projekt konkret për Kosovën ishte vendosja e takses rrugore në rrugën e pakryer të kombit, të mbetur fantazmë e alpeve.

Integrimi i Shqipërisë ishte premtimi i tij dhe programi i tij fillestar. Kur qeveritë dështojnë në premtime kaq madhore duhet të ikin nga menaxhimi i fatit të njerëzve.

Për krejt këto arsye, mendoj që Edi Rama duhet ta mbyllë kete mandat që tani dhe të shkohet në zgjedhje të parakohshme.
Kjo do ta mbyllte edhe ciklin e rrezikshëm në të cilin ai dhe Ilir Meta janë duke e futë Shqipërinë. Sikurse do t’ia dëshmonte Brukselit se megjithatë programi për integrim mbetet prioritet i të gjithëve.

Çdo person normal i cili mendon se Edi Rama e rilindi Shqipërinë këto vite dhe duhet ta vazhdojë rilindjen, ose ka interes direkt nga sistemi i tij ose nuk merr vesh sa duhet në ato që u thanë këtu sipër.

S’KEMI KOHË MË!
Është fundi i përrallave.

L.K/Dosja.al

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

opinione opinione hapja e negociatave integrimi ne be profesori nezir kraki hapja e negociatave integrimi ne be profesori nezir kraki

Sondazh

Poll
Insights 16 Qershor 2019, 12:34

Saga e një pasioni

Kur pashë Lindën që doli nga shtëpia e Nikos mendova në fillim se janë kushërinj. Niko qe shoku im prej vitesh. U ndamë në universitet,ai për oficer,unë për gaz...

Insights 12 Qershor 2019, 17:26

Urime 20-vjetorin e Çlirimit të Kosovës miq!

Urime 20 vjetorin e çlirimit te Kosoves miq! ## Ku jemi pas 20 vitesh! Pa polici e ushtri serbe neper kembe dhe te lire e te pavarur (deri diku) etj etj!...

Insights 10 Qershor 2019, 14:12

Mos shko or trim

TIRANË- Shtyrja e datës së zgjedhjeve lokale nga Presidenti, në kushtet e bojkotit të opozitës dhe mungesës prej më shumë se një viti të Gjykatës Kushtetue...

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet