LIVE UPDATES
Insights

Saga e një pasioni

16 Qershor 2019, 12:34 Nga DOSJA
Saga e një pasioni

Kur pashë Lindën që doli nga shtëpia e Nikos mendova në fillim se janë kushërinj. Niko qe shoku im prej vitesh. U ndamë në universitet,ai për oficer,unë për gazetar. Kur mbaruam,ai në Fier,unë në Korçë. Bashkoheshim disa herë në vit,kur vinte me leje. E shihja që nga ballkoni im,se shtëpia e tij qe një ndërtesë një katshe në këmbët e pallatit tonë.

Lindën e njihja qysh në gjimnaz. Bëri bujë një histori e saj me Mirin,simpatikun rom. Ne i thirrnim jevgjit,por më vonë e redaktuam shprehjen se u kultivuam si popull.

Linda qe yll e bukur. Me një trup që të rrëzon për tokë,thoshte Calja. Dy sytë e saj jeshilë me bisht si fshesa që merr para çdo ndjenjë. Dhe ja,pikërisht kjo dashuron Mirin,jevgun e Xhevrijes,nënës që nuk dinte sa fëmijë kishte dhe që grindej me gjithë lagjen.

Ama Miri ishte çun i pashëm si në filmat indianë, si Raxh Kapuri. Me flokë të zinj,sy larushë dhe një trup atleti që dukej sikur sa do të niste garën e 100 metrave.

Askush nuk e shpjegoi si filloi kjo dashuri. U bë bujë kur Linda iku te jetojë te shtëpia e tij. As fejesë,as dasmë. Heshtje. Mësuam se prindërit e mohuan dhe i vëllai e dendi në dru,por dashuria eshtë sëmundje,do ilaçin e vet,që ishte Miri.

Atë mbasdite kur pashë Lindën që doli nga shtëpia e Nikos,u bëra kurioz. Sa e takova e pyeta:

-E ke kushërirë Lindën?

-E kam dashnore,-ma tha aq shpejt sa u detyrova ta pyes prapë se mos gaboi.

-Po,po. Vjen tek unë sa here ndodhem në Korçë. Ti e di që shtëpia ka dy hyrje. As mamaja,as babai nuk marrin vesh kur vjen e kur ikën.

-E di që është e martuar?

-Si nuk e di. E di gjithë Korca. Edhe unë deri vonë gruaja e jevgut,i thirrja.

Heshta. Kisha çudi,por dhe inat. Në këtë rast më dhimbsej Miri dhe Lindën e quajta thjesht dhe shkurt kurvë.

-Fole gjë?- më pyeti Niko.

-Thashë që je kurvar dhe shkon me një kurvë.

Kaq,ika. Nuk e takova Nikon per disa muaj,ndërsa nga ballkoni shihja Lindën kur hynte e delte nga shtëpia e tij.

Me rastisi disa herë të ndeshja në rrugë Mirin. Punonte shofer në komunale,me makinën që mbledh mbeturinat. Por ndërsa mua më vinte keq ai i jepte makinës duke kënduar e fishkëllyer. Nuk i jepja dum,më dukej dramë,por më shfaqej si melodramë.

E harrova ca kohë deri sa në qytet plasi lajmi:”Niko u martua me Lindën.”

Ua,ua,ua,qenkan të dashuruar ata,jo dy trupa që shfryjnë ca nevoja të nxehta. Ato ditë m’u duk sikur i kisha rënë ne qafë Nikos,e pata tepruar,ndaj një mëngjes trokita te dera e tij. Ma hapi Linda. E qeshur dhe më e bukur se vjet e parvjet. Dukej qe ishte e lumtur. I percillte syri qetësi,gaz.

-Të prisnim të vije para ca ditesh,-më tha ajo dhe hymë brenda.

Niko po bente gati dy valixhe.

-Po ikim në Fier. Do rregullohemi atje se e kam tepruar me lejet që kérkoj.-tha ai.

Ndërkohë Linda u ul ballë meje dhe tha:

-Ti je shok i vjeter me Nikon. E meriton të ta tregoj lidhjen tonë,dashurinë me Nikon,-sqaroi ajo. Dhe ja tregimi i saj.

-Kur njoha Mirin ishte sikur një vetëtimë më qëlloi në tru,sikur u godita nga rrufeja. Qeshë akoma adoleshente e më dukej sikur jetoja një film romantik.U marrosa pas tij ishte pak. Ai qe i ndrojtur,nuk mendonte se unë do çmendesha për të. E doja më shumë se veten. Dhe u shfaqa krah tij para gjithë qytetit. E dija që ishte jevg,e dija që do më perbuznin,por nuk pyesja. Top mendjen o me Mirin,o vdes. Babai dhe nëna më folën,qanë,më kërcënuan,më dëbuan,por mbrapa nuk bëra asnjë cm.

Një darkë hyra te shtëpia e Mirit si gruaja e tij. Pa dasmë e pa zhurmë ,por ata u gëzuan e festuan  siç dinë romët,deri afer mëngjesit me valle e këngë në rrugicën para shkollës,se atje banonin,në një magazinë të vjetër që dikur ishte e fabrikës së miellit. Jeta ndryshoi shumë për mua. Që nga banja që tani ishte në fund të magazinës,nuk kishim dhomë tonën,por  flinim tok të gjithë,mbase 12 a 15 frymë. Atje hanim,kercenim,gatuanim dhe bisedonim. Nata e parë qe gaz e lumturi,një kujtim i mrekullueshëm që si shenjë pati virgjerine time te krevati i Xhevrijes që në çdo lëvizje lëshonte aq zhurmë sa dukej sikur ne po bënim seks mbi trupin e vjehrrës,që ofshante nga dhimbjet. Por kisha gëzim,se kisha Mirin.

E menjëherë erdhën ditët e tmerrit. Nisi Xhevrija të më mbyllte brenda se i vinin kusherinjtë tufa-tufa.

-Kemi nuse të bardhë,-lavdërohej vjehrra dhe gratë rome më preknin sikur nuk isha njeri. Pastaj nisi turi im nëpër Shqipëri. Shkuam në Elbasan,Durrës,Tiranë,tek fisi. Po u tregohej atyre gruaja e bardhë e Mirit rom.

Kur erdha në magazinën shtëpi,një natë vonë,te krevati Miri po flinte me dikë,një femër me flokë të gjata dhe me një cicë mesatare zeshkane që rrinte gatitu para fytyrës së burrit.U tmerrova.

-Eshtë goca e Giut,mos e zgjo,janë të lodhur,-urdhëroi vjehrra.

Ndenja zgjuar te cepi i krevatit. Deri në mëngjes.

-Qënke kthyer?-tha Miri e iku në punë. Ngela pa gojë. Pasdite kur doja të më shpjegonte ,qeshi e ia futi shkurt:

-Do e mësosh edhe jetën tonë.Ngatërrohemi ndonjëherë natën.

Nisa të qaj,dola nga magazina dhe u afrova pa kuptuar te shtëpia e prindérve. Doja të flisja me ta,të shfryesha. Por zoti më nxori para Nikon. I veshur oficer,m’u duk tamam qarës halli. E pa më pyetur fare iu zbraza. Pas dy orësh ai më tregoi se jeta ime duhej drejtuar veç prej meje. As prej Mirit,as prej Xhevrijes. Rasti e solli të shiheshim prapë. Deri sa një ditë më ftoi te shtepia e tij dhe… U bëra si  Miri,e shkela kurorën. Jo për hakmarrje,me dëshirë,me pasion dhe me kënaqësi.

Niko,paçka se dinte gjithçka,paçka dinte që isha gruaja e jevgut,paçka se bëri plot herë seks me mua,një ditë më propozoi të martohemi.

-Pse ?- e pyeta.

-Nga që je e bardhë,-më tha. – E bardhë në ëndërra,e bardhë në zemër,në dashuri,në sjellje. Se ti Linda je Lindë përherë. Nuk shtiresh e nuk rren,do me shpirt dhe je shpirt.

I besova se më besoi që në çdo hap kisha ecur me ndjenjë e me zemër. Miri ishte rrufeja,Niko është shiu i butë që sjell bereqet.

Ikën të nesërmen,qysh në mëngjes. Pas shumë vitesh në një pastiçeri në Fier pashë Lindën. Veç ëmbëlsi mund të shiste ajo bukuri. Vazhdonin të dashuroheshin dhe kishin një gocë bjonde,si Niko. Vonë mësova se jetojnë në Amerikë. Do i takoj e do u flas për sagën e pasionit të tyre kurajoz. Ia vlen.

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

blog blog agim xhafka agim xhafka

Sondazh

Poll
Insights 12 Qershor 2019, 17:26

Urime 20-vjetorin e Çlirimit të Kosovës miq!

Urime 20 vjetorin e çlirimit te Kosoves miq! ## Ku jemi pas 20 vitesh! Pa polici e ushtri serbe neper kembe dhe te lire e te pavarur (deri diku) etj etj!...

Insights 10 Qershor 2019, 14:12

Mos shko or trim

TIRANË- Shtyrja e datës së zgjedhjeve lokale nga Presidenti, në kushtet e bojkotit të opozitës dhe mungesës prej më shumë se një viti të Gjykatës Kushtetue...

Insights 9 Qershor 2019, 12:05

Tregimi i së dielës (GALLATA)

GALLATA…(Tregimi i së dielës.)Duket çudi,por ja që atë vajzë të bukur perri e quanin Gallata. Sot fjala ka kuptimin e qyfyreve,humorit pa të keq,et...

"Gjithçka do të harrohet!" Drejtoresha nuk mban dot lotët gjatë fjalës së Ramës

"Gjithçka do të harrohet!" Drejtoresha nuk mban dot lotët gjatë fjalës së Ramës

"Kërkoj rikthimin e padrinos urgjent",deputetët e PD-së te foltorja pasi Berishës i ndërpritet fjala

"Çunat e Londrës i dërguan 500 mijë euro Ulsiut!" Berisha: Rama duhet të japë dorëheqje urgjent!

Berisha-Gjylametit: Mjafton se ishte bashkëshorti yt dhe nuk e thirrën në SPAK

Tentoi t'i gjuante me shishe uji Ballës, Noka përplaset me punonjësit e Gardës

Tensione në Kuvend,Balla mban fjalën,punonjësit e Gardës vendosen para foltores dhe deputetëve të PD

"Ça mielli ke marrë, s'ta paskan dhënë të mirë", Rama: Nuk e dini ju fare çfarë droge marr unë

"KLGJ nuk duhet të bëjë korporatën", Ramës nuk i del e keqja: Mos u shqetësoni se u bë trysni

Rama: Gjithë kjo urgjencë për të burgosur Veliajn dhe jo për 21 janarin!

"As unë, as PS nuk lëviz nga ky pozicion", Rama: Këtu nuk kemi një çështje konkrete korrupsioni

"SPAK nuk është Vatikani", Rama: Kur antikorrupsioni del nga shinat, bëhet më i rrezikshëm

Rama: Jam këtu për historinë, e kam thënë që kur isha me flokë të zeza, s’ka bir k...!

"U njohëm içik si shumë", Rama i sulet Drejtesisë: Prokurori ka të drejtë dhe të çmendet

"Veliaj nuk është i pandehur", Rama: Vetë prokurori ka dyshime të bazuara në prova të pamjaftueshme

Dogjani ngatërron emrat e viktimave me deputetët:Në24janar vritet në Kamëz Lulzim Basha…Lulzim Visha

Braçe në Kuvend: KQZ bllokoi nismën për Bujqësinë, Celibashi i ka lexuar vetëm titullin

Arrestimi i Veliajt/ Të burgosurit te "313" dalin në dritare dhe thërrasin: O Erion, o hajdut!

Nga Çiljeta te Luiza, cilat janë figurat publike që morën pjesë te tubimi në mbështetje të Veliajt

Rama mbi ligjin, paralajmëron SPAK: Mos guxoni të kërkoni telefonin tim

Rama thumbon kreun e ILD: Nuk e di nëse është zgjuar, por mbase zgjohet dhe më dëgjon!

“Lamë brinjët në dispozicion të drejtësisë", Rama: Nuk kam asnjë pishman

Rama urdhëra Altin Dumanit: Heto gjyqtarët kamikazë të PD-së në GJKKO

"I njëjti me çështjen “Toyota Yaris”"/ Rama sulmon gjyqtarin: Ekstremist i djathtë

"400 faqe roman pa prova", Rama: Zv.ministrja e Punës është vendosur me kërkesë të Metës

Rama-Manjës: Si ka mundësi Ulsi nuk ka mjete për të regjistruar marrjen në pyetje?

"Të thuash blerje online 800 mijë euro për bizhu!" Rama: Në atë roman prej 400 faqesh nuk ka prova

Rama në mbledhjen e PS: Nuk ka zgjidhje tjetër për të thënë të vërtetën në një mjedis ku shkelmohet

"Ina Goxhaj është kushërira ime," Bushka: I kam sqaruar të drejtat e saj dhe vetëm kaq!

"Si t’jua shpjegon fëmijëve të mi dhe shokëve të tyre që jam e pafajshme?!" Bushka nën hetim

"Veliajn e njoh që nga fëmijëria",Bushka:Përfshirjen në hetime e kam dëgjuar në deklaratë për shtyp

"Ku jemi këtu që dikush të thotë çfarë të dojë?!" Rama: Minimalisht Bushka duhej thirrur dhe pyetur

Rama në mbledhjen e Grupit të PS-së: Nuk jemi hunj gardhi që të përcjellim lajme!

Rama: Kemi detyrën të kontribuojmë me opinionet tona për pavarësinë e drejtësisë

Veliaj i arrestuar, Bushka nën hetim,Rama: Kjo forcë politike nuk do marrë përsipër të japë pafajësi

Bushka nën hetim/ Rama në mbledhjen e Grupit: E mori vesh përfshirjen në akt-akuzë nga televizori

Sot seanca për masat e sigurisë, Ajola Xoxa mbërrin në GJKKO

“Më vjen keq që lodheni që në mëngjes!" Seanca për masat e sigurisë, Gentian Sula mbërrin në GJKKO

"E donte të ngrirë", Berisha: Rama nuk do donte t’ia linte partinë pas zgjedhjeve Veliajt!

"Ka edhe prokurorë të ndershëm e kurajozë",Berisha:SPAK është organizatë kriminale, flenë mbi krimin

"Te hoteli i Veliajt ka pjesë edhe Olsi",Berisha:Pse nuk u arrestua Erioni për djegësin 130 mln euro

"Shkalloi kur përmendi LaCivita-n", Berisha: Rama është tmerruar se ka hallin e vet, jo të Veliajt

"Berisha u persekutua njëlloj si Trump"/ Kreu i PD: Mesazhet e LaCivita kanë domethënie të madhe

Berisha: Chris LaCivita është kryetar i komitetit kombëtar të Partisë Republikane të Donald Trump

Takimi në Romë, Berisha: Ishte dëshmia më e sigurt e fitores së ardhshme të PD-së

"Drejtësia ishte e kapur", Rama: Dumani e ka pasur në tavolinë 21 janarin edhe kur ishte prokuror

Rama për arrestimin e Veliajt: Trajtohen si kriminelë kryetari i bashkisë dhe e shoqja

"Fuck you", shpërthimi i pazakontë gjatë kohës që ishte drejtpërdrejt, Rama: Kështu e kam unë

Rama: Heshtja jonë për 5 vjet është keqkuptuar edhe nga konsumatorët e reformës në drejtësi

Arrestimi i Veliajt/ "Nuk do t'i mbaj më për vete opinionet e mia", Rama: Heshtja jonë i ka ndihmuar

Drejtuesi i fushatës së Trump do të udhëheqë fushatën e opozitës, Rama: Shpallën fitoren se...