LIVE UPDATES
Politike

“Shqipëria mund të bëhet”, Gazment Bardhi me të rinjtë në Elbasan: Rinia, shtyllë kryesore e fushatës dhe e qeverisj

2 Prill 2021, 09:30 Nga DOSJA
“Shqipëria mund të bëhet”, Gazment Bardhi me të

ELBASAN– Drejtuesi Politik i Partisë Demokratike për Elbasanin, Gazment Bardhi u takua me të rinj, studentë dhe votues për herë të parë, ku ndau me ta pjesë të programit të PD-së dhe i siguroi për vullnetin që ka për ti bërë ata nesër pjesë të ushtrimit të përgjegjësive.

Gjatë fjalës së tij, Bardhi theksoi se rinia është më e prekura dhe më e zhgënjyera nga këto 8 vite qeverisje.

Prej fillimit, porosia që i kam lënë ekipit është se dua çdo ditë të kem takim me të rinjtë. E di mirë se pjesa më e zhgenjyer në këto 8 vite keqqeverisje është rinia. Nëse unë ju pyes sot a doni të jetoni në Shqipëri apo të ikni, jam i sigurtë se pjesa dërrmuese do ngrini dorën e do pohoni se doni të largoheni jashtë. Kjo për faktin se këtu nuk shihni asnjë mundësi. Meritokracia dhe zotësia nuk ka rëndësinë që do duhej të kishte në një vend që ka 30 vite që pretendon se është demokraci funksionale. Zhgënjimi juaj është treguesi më i mprehte i matjes së asaj që ka ofruar qeveria në këto 8 vite”, u shpreh Bardhi.

 Ai shtoi se pas dy mandateve, një qeveri do të duhej të bënte bilanc, por në mungesë të kësaj, kryeministri aktual vetëm shan opozitën dhe bën propagandë me gjërat që nuk i takojnë atij.

 “Pas 8 viteve në qeveri, ai do duhej të ishte para publikut duke dhënë llogari e bërë bilanc, duke thënë kam marrë këtë angazhim e kam bërë këtë gjë. Por del nga mengjesi deri në darkë në televizion dhe merret vetëm me opozitën.

Këtë e bën se nuk ka bilanc. Një kryeministër nuk monitoron nga mengjesi në darkë si po e bën një i moshuar vaksinën, se nuk është kjo puna e tij. Nuk është as kameraman as fotograf. Vaksinimi është proces normal që po ndodh në gjithë botën. Eshte detyrë e qeverisë. Siç është detyrë e qeverisë të rimbursojë ata që kanë lënë kursimet e jetës nga kjo semundje, që nuk po e bën. Detyrë e qeverisë është t’u japë shpresë të rinjve, të krijojë vende pune. Të ulë tarifat e shkollimit, të rrisë pagat e pensionet, siç nuk po e bën”, deklaroi Bardhi.

 Drejtuesi Politik i PD tha se rinia e ka vullnetin dhe dëshirën për të shërbyer, për të marrë përgjegjësi për qytetarët dhe vendin, vetëm se u duhet dhënë një shans. Ai solli eksperiencën e tij kur ka nisur punë pasi mbaroi universitetin, dhe tha se këtë ndryshim e kemi në dorë ta bëjmë me 25 Prill, por më së pari, duhej angazhimi dhe pjesmarrja e të gjithëve në zgjedhje.

Nuk mund të ecë para Shqipëria nëse nuk u jep shpresë të rinjve se ky vend mund të behet. Shihni programin e PD. Dy janë fjalët që përsëriten më shpesh aty. Rinia dhe familja. Ndaj kemi parashikuar që 1 në 3 studentë do të ketë stazh të paguar. Eshtë paradhomë e sigurtë drejt një punësimi të mirë. Nuk e shoh rininë që të vini tani në fushatë me mua, e pastaj t’u them mirupafshim. Jam me vullnetin e plotë që këtu në Elbasan t’u japim mundësinë të rinjve për të administruar pushtet e për të marrë në dorë shërbime që u duhen ofruar qytetarëve, përfshirë dhe në institucione shtetërore.

Jam i bindur se njëlloj si unë që isha 22 vjeç, kur fillova për herë të parë punë, për shkak të pasionit dhe se doja të mësoja, punoja 15 orë në ditë, sepse doja të shpërbleja besimin që më ishte dhënë për të filluar punë në një institucion të rëndësishëm, kisha dëshirën për t’u bërë i zoti e për t’u shërbyer njerëzve, pjesa dërrmuese prej jush, prej rinisë shqiptare, ka të njëjtin vullnet. Thjesht dikush duhet t’u japë mundësinë ta tregoni këtë, të manifestoni zotësinë, vlerat tuaja të tregoni se e doni Shqipërinë. Doni të punoni e të jetoni në Shqipëri. Zëri juaj në këto zgjedhje do duhet të jetë i fuqishëm, më së pari duke marrë pjesë. Bashkarisht do të kthejmë shpresën se këtu mund të jetohet e të ndërtohet e ardhmja”, deklaroi Bardhi.

(kle.mu./dosja.al)

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

politike politike gazment bardhi zgjedhjet 25 prill 2021 gazment bardhi zgjedhjet 25 prill 2021

Sondazh

Poll

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më