LIVE UPDATES
Politike

Tabaku e Pampuri: PD, ndihmë e vëmendje për fëmijët autikë, Tupe: Rama shpërfilli nënën që i kërkoi ndihmë për fëm

2 Prill 2021, 08:21 Nga DOSJA
Tabaku e Pampuri: PD, ndihmë e vëmendje për fëmijët

TIRANË– Në ditën botërore të Autizmit, kandidatet për deputete të Partisë Demokratike, Jorida Tabaku dhe Orjola Pampuri u takuan me prindër, terapeutistë dhe femijë.

Tabaku solli dëshminë e një nëne që kujdesej për fëmijën e saj, e cila i kishte treguar vështirësitë e saj dhe i kishte shprehur mosbesim se politika mund të ndryshonte e të kishte më shumë vëmendje te kjo kategori. Tabaku nënvizoi faktin se politika mund të bëjë më shumë për të ndihmuar fëmijët autikë dhe familjet e tyre.


Ndërsa Pampuri tha se vendimet për çështje që kanë të bëjnë me autizmin autoritetet i marrin pa dëgjuar prindërit apo terapeutistët. Ajo u ndal gjithashtu te pamundësia financiare që kanë shumë familje për t’i ndjekur terapitë, për shkak të kostove financiare.

I pranishëm në takim ishte edhe profesori, përkthyesi dhe publicisti Edmond Tupe, prind i një fëmije me autizem. Ai tregoi rastin e një nëne që kishte kërkuar ndihmë te kryeministri Edi Rama dhe ishte përballur me shpërfilljen e tij, një situatë për të cilën ai tha se kishte qenë vetë dëshmitar. E solli atë si provë se qeveria nuk tregon asnjë kundes për fëmijët autikë dhe familjet e tyre që përballen vazhdimisht me vështirësi financiare.

Para një muaji në zonën e Kodrës së Priftit, duke shkuar për fushatë takoj një zonjë, e cila më vjen tek dera dhe më thotë: “Politika është për të gjithë njësoj thotë, s’keni për të na ndryshuar asnjë gjë” dhe unë u përpoqa që të flas dhe t’i mbush mendjen që jo, nuk jemi njësoj. Po më treguat çfarë problemi ke, unë do përpiqem që ta zgjidh i thashë. Dhe ajo më shpjegoi që kishte një djale autik, më shpjegoi vështirësitë e jetesës dhe tha problem kryesor sigurisht është ekonomia, unë gjithë ditën rri merrem me djalin dhe kujdesem për të dhe nuk më llogariten si vite pune nga njëra anë, nga ana tjetër fëmija ka nevoja shumë financiare , për të cilat ,ne si familje duam t’ia plotësojmë që të gjitha dhe detyrohet vetëm njëri nga prindërit punon dhe sigurisht kemi dhe fëmijë të tjerë, të cilët duhen mbajtur, jetesa është bërë e shtrenjtë dhe kështu nisi ideja dhe unë fillova të lexoja më shumë, përveç miqve të përbashkët, të cilët kanë kontakte, persona të cilët logoped, persona të cilët ushtrojnë terapi , persona të cilët mësues në sistemin arsimor, të cilët në një mënyrë ose në një tjetër kishin informacione. U përpoqa që të lexoja dhe të gjeja sesa ishte një numër ,i fëmijëve të cilët ishin autikë, u përpoqa të lexoja dhe më shumë informacione. Raporti i fundit i  UN që unë lexova kishte për çdolloj kategorie, por nuk kishte asnjë gjë të veçantë për fëmijët autikë. U përpoqa që të  marr informacion edhe në sistemin arsimor ,për të kuptuar dhe më mirë vetë se çfarë mund t’i ofrojmë kësaj kategorie, çfarë mundet të mbështesim dhe çfarë mund të bëjmë ndryshe ,që nuk është bërë deri tani dhe si ne mund ta bëjmë më mirë“, tha Tabaku.

Oriola Pampuri: Shpeshherë kemi patur rastin të flasim për problematikat dhe disa prej jush kanë ngritur problematika që edhe sot nuk kanë gjetur zgjidhje. Unë di shumë mirë që shpeshherë merren vendime për ju, por shumë rrallë ose aspak nuk është dikush që t’u përfaqësoj, pjesë e juaja në vendimarrje. Di shumë mirë që ju shkoni të kërkoni terapi dhe gjithmonë e paguani atë me paratë tuaja. Disa prej jush lënë terapinë përgjysmë ,sepse nuk kanë para për ta ndjekur fëmijën në terapi. Ky është një takim që unë thashë mes ekspertësh, një takim për nevojat tuaja, një takim që unë e di shumë mirë që në sytë tuaj lotët nuk ndalen, pavarësisht se keni fëmijë të mrekullueshëm. Unë di të them këtë, që do punojmë fort dhe e kam ngritur zërin aq sa kam patur mundësi, po do ta ngre më shumë që mos të shkoni ju te shteti, po të vijë shteti për të kontribuar për ju. Sepse unë  e di që keni nevojë për më shumë mbështetje, që fëmijët tuaj të mbështeten me terapi, jo deri në një moshë të caktuar kur ju i ndërprisni terapitë, po terapia të vazhdojë të vijojë. Unë e di shumë mirë që ka fëmijë adoleshentë ,të cilët, janë të prekur nga autizmi dhe e stopojnë terapinë në moshën 10 vjeçare, 11 vjeçare dhe e gjithë beteja mbetet tek ju. Di shumë mirë që keni patur probleme ekonomike di shumë mirë që disa prej jush janë prindër, janë nëna të vetme të divorcuara dhe rrisin fëmijët me njëmijë e një probleme. Dhe  nuk marrin mbështetje ekonomike të duhurën për të përballuar terapinë, për të përballuar jetën të vetme. Jeta është e vështirë vetëm, jo më të kesh edhe një fëmijë, i cili kërkon shërbim 24 orë në 24. Unë ua premtoj me zemër, që ne kemi hartuar një program shumë të mirë social, brenda të cilit kemi mbështetje të jashtëzakonshme për personat të cilët janë të prekur nga autizmi. Janë fëmijë, janë adultë, të cilët mundet t’ia dalin. Jamarbëri është një nga ata, është një fëmijë i mrekullueshëm. Unë Jamarbërin e kam ndjekur qëkur ka qenë shumë i vogël. Jamarbëri ka ecur me hapa të jashtëzakonshmë dhe është bërë ky që është bërë sot! Fëmijë i zgjuar, një fëmijë shumë i përgatitur, fëmijë i cili i nderon prindërit e tij, por unë e di shumë mirë që ka dy prindër të mrekullueshëm, të cilët ,kanë sakrifikuar sikurse ju jashtëzakonisht shumë për Jamarbërin. Dua që zëri juaj të dëgjohet, dua që zëri juaj të mos mbetet në fletë, në letra dhe në ligje, por të gjitha ato të gjejnë vend për t’u realizuar dhe implementuar. Ka ardhur koha që shteti të reagojë, ka ardhur koha që 4 vjeçarin e ardhshëm të jemi ne që të kontribuojmë për ju. Ku të gjitha terapitë të gjejnë mundësinë që të rimbursohen, të gjitha terapitë të gjejnë mundësinë që të mbështeten nga shteti. Ju keni nevojë për terapi për fëmijët, ju keni nevojë për mbështetje dhe ka ardhur koha që shteti t’u gjendet pranë!

Edmond Tupe: U zgjodh Rama kryetar i Këshillit të Ministrave, Kryeministër dhe kjo deshi ta takonte dhe nuk e kapte dot dhe ato ditët e para, javët e para gjeti një moment dhe zbriti nga makina me vrap shkoi! Doli truproja aty ta ndalojë,ai e pa Edi Rama dhe i tha lëre, lëre.  Ça ke ti i tha? Fjalën ju nuk e njihte ai. Ça ke ti? I tha unë kam një fëmijë autik, ça do bëhet më fëmijën tim tha, keni ndonjë plan se më ka lënë dhe burri? Tha e pa kështu, po ça t’i bëj unë djalit tënd i tha? Dhe iku e la! Ça t’i bënte? Ta gënjente! Ky ta gënjente Edlirën! T’i thoshte e kemi një plan, t’i bënte pak terapi, po një i sëmurë nga trutë nuk ka ça t’i bëj terapi një hallexhiu! Pra kështu e përcolli ai nënën më fëmijë autik! Dhe unë nuk u dëgjova më!

(a.b)/dosja.al

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

politike politike jorida tabaku oriola pampuri partia demokratike jorida tabaku oriola pampuri partia demokratike

Sondazh

Poll

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet