LIVE UPDATES
Editorial

Evropa Lindore: Protesta dhe ndërrim pushteti përmes votës

27 Shtator 2020, 05:31 Nga DOSJA
Evropa Lindore: Protesta dhe ndërrim pushteti përmes votës

Prej më shumë se një dekade në Europë vjen rrotull fantazma e të ashtuquajturit populizëm. Sidomos në lindje dhe një juglindje të Bashkimit Evropian janë forcuar forcat e quajtura populiste. E thënë më saktë: në këtë rajon, nga Polonia deri në Bullgari dhe në vendet e Ballkanit Perëndimor kandidate për anëtarësim në BE, kanë ardhur pa përjashtim në pushtet politikanë, që veprojnë në mënyrë autoritare dhe autokrate, ose së paku janë përçmues tallës të demokracisë dhe institucioneve të saj. Ata propagandojnë politikën e një identiteti dhe sovraniteti nacionalist e deri etnik dhe nën këtë mantel ideologjik kanë ngritur sisteme të korruptuara klienteliste.

Ky zhvillim është mundësuar në radhë të parë nga krizat e shumta e të njëpasnjëshme, që Bashkimi Evropian ka përjetuar në pesëmbëdhjetë vitet e fundit. Ngjitja e sundimtarëve si kryeministri i Hungarisë Viktor Orban ka ngjallur nga njëra anë shqetësim të madh tek mbështetësit e demokracisë dhe shtetit të së drejtës, por nga ana tjetër ka shkaktuar edhe një pasiguri të thellë.

Shumë intelektualë evropianë kanë dyshime të mëdha politike. Ata vënë në dyshim herë më shumë e herë më pak demokracinë liberale, projektin e bashkimit europian apo universalizmin e të drejtave humane dhe civile. Bëhet fjalë edhe për një ndarje të re lindje perëndim, për një perde të re të hekurt, për gjoja mentalitete të ndryshme dhe tradita të tjera kulturoro-politike.

Kush ndjek në mënyrë të vëmendshme dhe të vazhdueshme zhvillimet në Evropën Qendrore dhe Juglindore nuk mund të mos vërë re që shumica e këtyre konstatimeve janë të pasakta dhe sipërfaqësore dhe disa prej tyre thjesht të gabuara. Tri dekada pas rënies së diktaturave komuniste Evropa Qendrore, Lindore dhe Juglindore mund të konfrontohet me një kthesë të re. Në dy tre vitet e fundit në pothuajse çdo vend të këtij rajoni ka pasur protesta të mëdha civile kundër pushtetarëve autoritarë dhe të korruptuar; shumë kanë votuar për t’i dhënë fund zhvillimeve antidemokratike atje. Evropa Qendrore dhe Juglindore sot është sidoqoftë pjesa e kontinentit, ku njerëzit janë më të përkushtuar për demokracinë dhe shtetin e së drejtës.

Arsyet për protestat dhe ndërrimin e pushtetit përmes zgjedhjeve në rajon kanë qenë dhe janë të shumëllojshme, që nga indinjata për rastet konkrete të abuzimit me pushtetin, deri te pakënaqësia e grumbulluar për një kohe të gjatë. Por ata kanë një emërues të përbashkët. Qytetarët, që herë janë studentë, herë pensionistë, pastaj përsëri punëtorë dhe krijues të kulturës dhe shpesh të gjithë bashkë, dëshirojnë lirinë, barazinë dhe shtetin ligjor.

Lirinë për të shprehur mendimin pa humbur vendin e punës. Barazinë e vërtetë në shëndetësi dhe arsimim, në vend të privilegjeve dhe perspektivave vetëm për disa. Ligjin që vlen për të gjithë njëlloj në vend të një sistemi gjyqësor të korruptuar dhe pandëshkueshmërisë për të fuqishmit, kur ato pasurohen në kurriz të shoqërisë.

Shembujt e fundit të protestave dhe kthesave përmes zgjedhjeve janë anëtarja e BE Bullgaria dhe kandidati për pranim në BE Mali i Zi. Në Bullgari prej dy muajsh dhjetëra mijëra vetë dalin në rrugë kundër sistemit të kryeministrit Bojko Borisov. Borissov nga jashtë konsiderohet konservator klasik dhe proevropian, por në fakt në vendin e tij gjatë dekadës së fundit ai ka vendosur një regjim, që ua kalon zhvillimeve antidemokratike dhe antievropiane në Hungari dhe Poloni. Pas një rasti tepër eklatant të shkeljes së ligjit dhe abuzimit me pushtetin shumë bullgarë kërkojnë jo më pak se një ndryshim thelbësor të sistemit në një shtet ligjor demokratik, që e meriton të quhet i tillë.

E njëjta gjë mund të thuhet për Malin e Zi. Sundimtari i kahershëm Milo Gjukanoviç, aktualisht president i vendit, ishte ndër të parët në Evropë, që ngriti një sistem klientelist autokratik dhe të korruptuar. Largimi i tij dukej po aq i pamundur. Por tani me sa duket e pamundura është bërë e mundur. Në zgjedhjet parlamentare në fund të gushtit Partia Demokratike e Socialistëve e Gjukanoviçit humbi, me gjithë kushtet e padrejta, manipulimet dhe falsifikimet. Është hera e parë në historinë e Malit të Zi, që pushtetarët largohen me vota në mënyrë demokratike dhe paqësore. Dhe megjithëse Mali i Zi është vendi më i vogël në rajon, sinjali që japin këto zgjedhje për Evropën Juglindore është shumë i vlefshëm.

Shembuj të tjerë aktualë dhe jo të largët në kohë janë protesta e studentëve hungarezë të filmit dhe teatrit kundër përvetësimit të universitetit të tyre nga një ent i kontrolluar prej qeverisë, protestat në Serbi kundër “diktaturës korona” të Presidentit Aleksandar Vuçiç apo lëvizja çeke “një milion çaste për demokracinë”. Në Sllovaki vrasja e gazetarit Ján Kuciak dhe të fejuarës së tij shkaktoi një revoltë civile, që i dha fund sundimit të korruptuar të Robert Ficos dhe partisë së tij.

Nuk ka kaluar më shumë se një dekadë, që kur njerëzit në Evropën Qendrore dhe Juglindore dilnin në rrugë me flamuj të BE në duar. Kjo ka ndryshuar në vitet e fundit. Flamurin blu me yje të verdhë nuk e sheh askund më si simbol pozitiv të protestave në rajon. Sepse Bashkimi Evropian nga motor i demokratizimit në rajon është kthyer në frenues.

Njerëzit në Evropën Lindore Qendrore dhe Juglindore janë shumë të zhgënjyer, që politikanët dhe diplomatët e BE-së rregullisht heshtin lidhur me protestat, vazhdojnë të merren vesh me të pushtetshmit në rajon dhe refuzojnë thuajse gjithmonë të takohen me përfaqësuesit e lëvizjeve qytetare. Ata janë të zhgënjyer, që përjetimi i tyre nuk merret parasysh në Bruksel dhe Berlin, që jetojnë në sisteme shtypëse dhe poshtëruese, të cilat shumëkujt u vjedhin mundësinë për ta ndërtuar jetën të lirë dhe në dinjitet.

Ndryshe nga ç’është në Bruksel dhe Berlin, në shumë pjesë të Evropës Qendrore dhe Juglindore kërkohet përsëri guxim për të shprehur mendimin dhe për të dalë në rrugë. Nganjëherë edhe për të mos e kryqëzuar fletëvotimin në vendin “e duhur”. Kjo është arsyeja, pse njerëzit në Evropën Qendrore dhe Juglindore, që mbështesin ndryshimin në vendet e tyre, meritojnë të vlerësohen. Ato janë modele të shkëlqyera, që e meritojnë thellësisht vëmendjen dhe mbështetjen nga pjesët e tjera të kontinentit.

Marrë nga DW

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

editorial editorial

Sondazh

Poll
Editorial 26 Shtator 2020, 07:27

Çka t’i japim tjetër Serbisë?

Serbia haptas është duke e kushtëzuar vazhdimin e dialogut në Bruksel me krijimin e Asociacionit të Komunave me shumicë serbe. Në këtë mënyrë pala serbe po e bë...

Editorial 23 Shtator 2020, 10:45

Ndikimi rus në SHBA dhe Kosovë, Trump dhe Pacolli

1.Ekziston në Manhattan, pjesën e poshtme e lindore të tij, një shesh me emrin Samuel Dickstein. I përket një kongresmeni amerikan që shërbeu plot 11 mandate, i...

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet