"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar!
...
Politike
Shpopullimi i vendit, pedagogu Bundo: T’i vrasësh rinisë shpresën është njësoj si ta dëbosh me forcë nga vendi, siç S
14 Janar 2021, 11:34Nga DOSJA
TIRANË– Pedagogu i Fakultetit Ekonomik në UT, Sherif Bundo ka deklaruar se shpopullimi i vendit në Shqipëri është e njëjtë me atë të largimit të shqiptarëve të Kosovës nga Sllobodan Millosheviç.
Në tryezën e mbledhur nga Meta, Bundo u shpreh se kush nuk mendon për të frenuar këtë fatkeqësi kombëtare, nuk i shërben interesave kombëtare.
Pjesë nga fjala e Bundos
Shpopullimi është një temë shqiptuese që duhet të bashkojë të gjithë faktorët politikë, institucionet dhe shoqërinë. Falenderoj Presidentin Meta, që si burrë shteti, i ka dalë ballazi këtij fenomeni, që duhet shndërruar në një temë kombëtare. Kush nuk mendon për të frenuar këtë fatkeqësi kombëtare, nuk i shërben interesave kombëtare. Roli kryesor në menaxhimin e kësaj fatkeqësi kombëtare i takon qeverisë, që nuk po tregon vullnetin e duhur dhe vizionin për ta frenuar. Në Shqipëri të ardhurat mujore për një familje në nevojë janë diku tek 104-105 euro. Kjo është shqetësuese sepse jemi në kufijtë e varfërisë dhe në vendin e fundit në rajon, sa i përket të dhënave tronditëse për këtë kategori. Niveli i popullsisë që jeton me më pak se 5.5 USD/ditë është dy herë më i lartë në vendin tonë se sa në të gjithë rajonin. T’i vrasësh rinisë shpresën është njësoj si ta dëbosh me forcë nga vendi. Është njësoj siç Sllobodan Millosheviçi dëbonte me forcë shqiptarët nga Kosova.
LEZHË– Reshjet e shiut kanë pushuar prej me shumë se 24 orësh, por shumë toka bujqësore në Lezhë janë akoma të përmbytura, pasi nuk është marrë asnjë...
SHBA– John Tatko ishte anëtari i parë republikan i Kongresit që njoftoi se do të votonte pro fajësimit të presidentit Donald Trump. Bloomberg shkruan se ky isht...
TIRANË– Kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha ka lidhur marrëveshjen me dy aleatë të tjerë, një ditë pasi gjeti dakordësinë me kreun e PAA-së, Agron Duka...
TIRANË– Deputetja Rudina Hajdari do të kandidojë në qarkun e Elbasanit për zgjedhjet e 25 prillit! Këtë e bëri të ditur vetë ajo pak minuta më parë përmes ...
TIRANË– Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi ka vijuar me takimet me banorët e Tiranës. Sot ajo zhvilloi një takim me qytetarët n...
TIRANË– Kryeministri Edi Rama ka shpërndarë në ‘Facebook’ një udhëzim për qytetarët të cilët kanë ndryshuar shtëpinë dhe duan të ndryshojnë dhe adresën e v...
TIRANË– Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha ka ndarë me ndjekësit e tij në ‘Facebook’ një grafik që zbardh shifrat në lidhje me ekonominë e shqipta...
TIRANË– Neritan Ceka tregoi se me krryeministrin Edi Rama ka një marrëdhënie krejtësisht indifirente. I ftuar në “Opinion”, ai u shpreh se me Ramën nuk ke ...