LIVE UPDATES
Politike

‘Ti Titi e ke më të thjeshtë, këtu janë socialistët më të zhgënjyer’, Kryemadhi takohet me banorët e Njësisë 5 n

14 Janar 2021, 09:20 Nga DOSJA
‘Ti Titi e ke më të thjeshtë, këtu janë

TIRANË– Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi ka vijuar me takimet me banorët e Tiranës. Sot ajo zhvilloi një takim me qytetarët në njësinë numër 5 në kryeqytet. Së bashku me Petrit Vasilin, Kryemadhi dëgjoi problemet e qytetarëve të cilat kishin të bënin më shumë në lidhje me ekonominë.

Kryemadhi u shpreh se në atë njësi ka më shumë socialistë të zhgënjyer nga qeveria pasi ekonomia është e rrënuar dhe pandemia ka shkatërruar bizneset.


Ti Titi e ke më të thjeshtë, sepse këtu te Njësia 5 janë socialistët më të zhgënjyer.’- i tha një moment Kryemadhi, Vasilit.

DEKLARATA E PLOTE E MONIKA KRYEMADHIT:

Një nga problemet më të mëdha që qytetarët kishin ishte mungesa jo vetëm e parkingjeve, e gjendjes së përditshme, trafiku i rënduar, zhurmat e betonierëve të pallateve që ndërtoheshin, apo kur kanë edhe problematika për të kërkuar përgjegjshmëri, që t’u përgjigjej qoftë policia, qoftë bashkia e të tjera e të tjera. Ata thoshin që kur dëmtohen themelet e pallateve dhe ne kërkojmë që ata të jenë prezent, ata nuk vijnë, ndërkohë që kur ne lyejmë një mur apo një xham në dritaret tona të thyera, bëhet hataja sikur jemi kriminelët më të mëdhenj. Problem tjetër është çështja e punësimit dhe e largimit të shumë të rinjve dhe të rejave, ndërkohë që edhe ata pak të rinj që ne takuam, kanë platforma që në të cilat në shumicën e rasteve nuk funksionojnë, punojnë në call center, edhe pse mund të kenë mbaruar inxhinieri informatike, ekonomi informatike apo lëndë që me të vërtetë janë shumë të rëndësishme.
Ne sot në fakt në kuadrin e të gjitha kafeve të mëngjesit që kemi filluar t’i kthejmë në bashkëbisedim, ku jo vetëm evidentojmë problematikat, por edhe takohemi me njëri tjetrin, sepse sa më shumë të takohemi aq më shumë diskutojmë për problematikat. Aq më shumë i japim mendje dhe zgjidhje njëri tjetrit, atë për të cilën kemi edhe më shumë nevojë sot, që të takohemi, të bashkohemi, por edhe për të sensibilizuar në mënyrë të tillë që më 25 prill secili nga ne jo vetëm t’i drejtohet kutisë së votimit, por të bëjë nga një votë për ta çuar në kutinë e votimit, sepse duke votuar sjellim edhe ndryshimin.
Një votë e secilit nga ne, sikur 10 minuta, atë kafen e mëngjesit t’ia kushtojmë një miku për ta bindur që të shkojë drejt kutisë së votimit më 25 prill, do të ishte një ndihmesë shumë e madhe për ndryshimin për të cilin ka nevojë shoqëria jonë, të rinjtë tanë. Ashtu sikurse është shumë i rëndësishëm edhe hartimi i platformave politike. Ti Titi do të garosh në njësinë 5, kjo është edhe zona jote dhe prej ditësh kanë filluar takimet e tua që në mëngjes herët dhe ndihet prezenca jote kudo.


Në fakt kur unë pardje erdha nga Shkodra, më është dashur 45 mi8nuta për të ardhur nga Shkodra deri afër Institutit dhe pastaj më është dashur 2 orë e gjysmë nga Instituti për të vajtur në Fresk. Një tmerr i vërtetë, dhe ishte një zinxhir i madh betonieresh. Njerëzit thonë që më shumë harxhojmë karburant për t’u rrotulluar për parkim edhe në trafik, sesa harxhojmë karburant për të shkuar në punë.
Megjithatë një nga problematikat më të mëdha që ne e ndjejmë gjithmonë është edhe çështja e punësimit. Mungesa e vendeve të punës, edhe ata që janë në punë mungesën e një pune të mirëpaguar. Taksat e larta që janë stratosferike, dhe jo vetëm që janë dyfishuar, por kanë kaluar dhe për biznesin e vogël janë dhjetëfishuar. Dje mbasdite takuam banorë tek zona e Ali Demit dhe një biznesmen thoshte që unë paguaja 300 mijë lekë taksë tabele, sot paguaj 6 milion lekë taksë tabele sepse ma kanë bërë me sipërfaqe, me metër katrorë. Por nuk është vetëm këtu problemi. Problemi është që ti paguan aq vetëm për tabelën, pa llogaritur pastaj të gjitha taksat e tjera.

Sistemin e taksave që kemi, vërtetë kemi thënë taksë progresive, gjasme në thonjëza që ti takson ata që fitojnë më shumë, kush fiton më shuam paguan më shumë. Por faktikisht këtu kush fiton më pak paguan më shumë, dhe kush fiton më shumë nuk paguan fare. Madje merr nga buxheti i shtetit.
Nuk e di sa e vërtetë është, edhe dje kur e diskutuam me dikë, kur njeriu është i dy punësuar. Ka dy sigurime, ajo që më bëri përshtypje, ata thanë që ne vërtetë e kemi pagën 300 mijë lekë të vjetra, por përveçse sigurimeve ne edhe taksat i paguajmë dyfish. Pra unë taksën si individ e paguaj njëherë, ti mund të më tatosh për të ardhurën që marr, por s’ke pse të më marrësh taksën e dyfishtë për shembull. Me këtë e dekurajon dy punësimin. Në fakt dy punësimi është një mundësi që ti krijon një të ardhur pak më shumë për familjen tënde. Djalin që diskutuam kishte mbaruar në Virxhinia të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, ishte diplomuar për ekonomi, kishte një biznes të tijin që kishte një numër të caktuar të rinj dhe të rejash, por që pjesa më e madhe e tyre e kishte dy punësim sepse ata punonin dhe nga shtëpia, por edhe punonin në vende të tjera. Këto takimet e mëngjesit kanë këtë gjë të mirë, sepse dëgjon problematika, që ne të politikës, nganjëherë fokusohemi te politikat e mëdha, por politikat e mëdha që bëhen problematike vijnë si rezultat i mos dëgjesës së problemeve të vogla, të problematikave që kanë njerëzit. Dhe ndoshta kjo ka qenë edhe arsyeja që ne jemi sot në këtë stad dhe është shumë e mirë që ne të kemi kohën për t’i rikuperuar shumë shpejt këto gjëra, që të mos ripërsëritemi më në fenomenin Covid.

Rruga e Durrësit, rruga e Kavajës, Myslym Shyri, aty ku të gjitha dyqanet e vogla janë biznese të vogla, apo ato që kanë qiratë e dyqaneve, janë drejt falimentimit, pasi vetë mënyra e infrastrukturës që po e ndërton bashkia, po i orienton që të gjithë qytetarët të shkojnë drejt pikave të mëdha të grumbullimit, që janë qendrat tregtare. Dhe nga ana tjetër janë me mijëra biznese që falimentojnë për shkak se nuk paguajnë dot qiranë apo për shkak të taksave të larta. 12 polici kemi ne, kemi pasur 2-3, e çdo ditë thonë bizneset i kemi në derë. Njëherë mjedisorja, njëherë bashkiakja, njëherë tatimorja, njëherë pyjorja, njëherë e plehrave, njëherë e dreqit e njëherë e shejtanit. Dhe thonë që nuk na lënë të ngremë kokën.Ndërkohë nga ana tjetër , pandemia i shkatërroi. Paketat ekonomike nuk u vunë fare në funksion. Nuk u dhanë asnjë ndihmë dhe mundësi ekonomike. Dhe pastaj flasim sikur ky popull po buzëqesh. Në fakt kjo nuk është buzëqeshje, por është më shumë maraz që kanë, qesh se nuk qaj dot. Kjo çështja e të dy punësuarit është edhe me ata që kanë dy shtëpia. Në Kombinat kur po takonim banorët, kush ishte problemi? Problemi ishte që dikush ka pasur një apartament të kohës së Partisë së Punës dhe e ka pasur një e kuzhinë. Ndërkohë ka shkuar në emigracion, ka punuar dhe ja ka blerë apartamentit ngjitur edhe komshiut tjetër, që e ka pasur 2 e kuzhinë. Dhe ndërkohë i ka vajtur nga 35 metra katrorë apartament, i ka shkuar 85 metra katrorë. Kur iu prish pallati iu tha, ti nuk ke për të marrë pjesën që ke blerë, ti do marrësh vetë, 1 dhomë e kuzhinën si bonus. Ky mendon se këta shtëpi ua ka dhënë ky, nuk mendon që njerëzit këto shtëpi i kanë blerë me gjak. Sepse i kanë blerë me emigracion, i kanë blerë me punë.
Ne jemi koshientë që të gjitha katet e para të pallateve të vjetra, janë kthyer në dyqane, kanë mbi 30 vjet që paguajnë taksa si biznese, nuk kanë paguar taksën si apartamente. Dhe ti tashmë i thua që unë ty nuk të konsideroj biznes. Nëse në kuadrin e pandemisë, edhe të tërmetit, nuk ka marrë përsipër ku do të shkojnë dhe ku do të strehohen, por edhe kur vjen çështja e biznesit, edhe pse sot ato biznese vazhdojnë jetojnë në zonën e Kombinatit, ai nuk merr përsipër të paktën tu heqë taksat bashkiake. Po e njëjta gjë ishte edhe në Shkodër që vajtëm tek tokat e përmbytura, tha që nuk duam lëmoshë që të më vijë të më japë thesin e miellit, nuk e dua tha, por të paktën më hiq taksën e tokës, që është e përmbytur. Drita nuk sjell, ujë të pijshëm nuk më jep. Mjekësinë nuk e kam këtu se nuk ka asnjë mjek e infermier, por shkojmë e bëjmë gjilpëra te veterineri tha. Vjen i fut një xhiro këtu me televizor këtu tha dhe pastaj ikën. Njerëzit thonë ne i dalim për zot vetes, por ti mos na shto barrën më shumë.  Ajo që të bën përshtypje dhe që e ndjen, është që njerëzit kanë një revoltë të brendshme, por unë them që detyra jonë është që t’i takojmë dhe t’i orientojmë në rrugën e duhur për të shkuar më 25 prill drejt kutisë së votimit. Ti Titi e ke më të thjeshtë, sepse këtu te Njësia 5 janë socialistët më të zhgënjyer.

(A.B)/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike monika kryemadhi petrit vasili takim me njesine 5 ne tirane monika kryemadhi petrit vasili takim me njesine 5 ne tirane

Sondazh

Poll

Nisin homazhet për policin që u vra në krye të detyrës gjatë aksionit në Maliq, kolegët e tij në lot

Nisin homazhet për policin që u vra në krye të detyrës gjatë aksionit në Maliq, kolegët e tij në lot

Drejtori i Hekurudhave, Ergys Verdho paraqitet në SPAK

Pas më shumë se katër orësh, qytetarët vijojnë protestën rrugëve të Kryeqytetit

Gjesti i veçantë i protestuesit, u dhuron lule efektivëve në shenjë solidariteti për policin e vrarë

Pas tre orësh protestë, turma vijon qëndresën: Dorëheqje!

Prej më shumë se tre orësh para Kryeministrisë, protestuesit ndezin flakadanë

"Kush s'kërcen nuk është shqiptar o hej"/ PAMJE me dron nga protesta madhështore për Zvërnecin

Thirrja e qytetarit të Rrjollit: Hajde rini, merre situatën në dorë dhe drejto vendin

Me flamuj dhe pankarta në duar, qytetarët e Durrësit sërish protestë për projektin në Zvërnec

Tentoi të futej në Kryeministri, protestuesja bën simbolin e shqiponjës

"Ne i duam parqet, lodrat, natyrën"/ Vogëlushi në protestë thirrje: Mbrojini për ne!

Protesta kundër projektit në Zvërnec/ Brohoret turma: Edi Rama o tradhtar, duhet lidhur me litar

Protesta për Zvërnecin, qytetarë mbajnë 1 minutë heshtje për efektivin e vrarë në krye të detyrës

"Ruani qetësinë, Ramën ta zhdukim me të mirë"/ Tensione në protestën kundër projektit në Zvërnec

PAMJE nga protesta madhështore kundër projektit në Zvërnec/ Oshëtin bulevardi: O pallosh o zagar

Mijëra protestues në shesh thirrje ndaj kryeministrit Rama: Duam dorëheqje

Protesta për Zvërnecin, babai i Martin Canit i bashkohet protestuesve në shesh

Mijëra qytetarë në Bulevard/ Thirrje kundër Ramës dhe Berishës: U ka ardhur fundi, në burg

Balla nga Kuvendi: Greqia u ka borxh shqiptarëve marrëveshjen për pensionet

Dita e 5-të e protestës për Zvërnecin/ Nis marshimi drejt bulevardit: Revolucion

Balla ‘thumbon’ Berishën: U trembe nga protestuesit që erdhën te selia e PD-së dhe ndryshove qëndrim

"Na keni ça k***"/ Noizy shpërthen keq ndaj protestuesve: Nuk po e shet njeri Shqipërinë!

'Zvërneci'/ Berisha: Ju jeni mafie si në Beograd. Të gjitha dokumentet ju i shumëzoni me zero

Berisha: Pse e fshihni kreun e Meduzës. Tokat në Zvërnec i ka rrëmbyer Pjerini nga Lezha dhe Agaçi

Reperi Gashi mbështet protestat për Zvërnecin: Fëmijët tanë nuk janë mysafir në tokën e tyre

Këngëtarja Bebe Rexha vlerësohet me cmimin “Female Icon Award 2026”

Banorët dhe pushuesit përballen me fenomenin e pazakontë në Ksamil

"Ktheni ligjin për investimet strategjike" Bozdo në Kuvend: Betonizuat bregdetin e jugut...

Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit: Të rinjtë po protestojnë kundër jush, mbani përgjegjësi

"Marksist-leninist i vogël'! Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit:

Ngjarja e rëndë në Maliq/ Autori transportohet drejt Tiranës, familjarët: Çfarë i bëre?!

Berisha: Xhelati Rama u vë protestuesve paqësorë, topat e ujit që gjuajtën edhe foshnjën në karrocë

Berisha-Piro Vengut: Dezertove nga ushtria dhe mashtrove se je pasardhës i Marko Boçarit

Fshihej në një zonë të pyllëzuar, ja vendi ku u gjet autori i ngjarjes në Maliq

"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS!

Bido i kthehet opozitës: Ku ishit ju më 30 maj që nuk folët për Zvërvecin?

“Keni paralajmëruar anti-miting në Vlorë”, Berisha thirrje Ramës: Anuloje, është praktikë fashiste

Deputeti i “Lëvizjes Bashkë”: Rendi i ditës së sotme është kërkesa për dorëheqjen e qeverisë

U plagos në operacionin për kapjen e një personi në kërkim, mbërrin te Trauma polici

Vrasja e efektivit të Policisë në Korçë, Kuvendi nis me një minutë heshtje

Vrau një efektiv dhe plagosi një tjetër, mbërrin në spital autori

Reshjet përmbytin rrugët e Shëngjinit, vështirësi në qarkullimin e automjeteve dhe këmbësorëve

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Protestuesit marshojnë drejt zonës së Bllokut, qytetarët e tjerë nuk iu bashkohen #dosja #protesta

Protesta nuk ka të ndalur, qyetarët bllokojnë rrugën te Ura e Tajvanit, thirrje në kor policëve

Nga Sheshi tek Banka, qytetarët bllokojnë rrugën: Edi Rama ka mbaru

Qytetarët nuk ndalen në protestë/ Bllokojnë rrugën te selia e PS-së, ulen në gjunjë

Vazhdon protesta për Zvërnëcin/ Protestuesit ngren nga kafet qytetarët te Opera

E mbuluar me flamurin kuq e zi, e reja shfaqet me foshnjën në krah gjatë protestës

"Edi Rama jep dorëheqjen/E reja nga protesta:Ka ardhur koha të shkosh me Berishën te Veliaj dhe Meta