Protestë masive kundër projektit në Zvërnec/ Qytetarët para Kryeministrisë thirrje kundër qeverisë: Rama të japë dorëheqjen (PAMJET)
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar! ...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
LIBAN- Më shumë se 50,000 njerëz ditën e djeshme kanë nwnshkruar një peticion për të vendosur Libanin nën kontrollin e Francës pas shpërthimit të fuqishëm që ndodhi në Bejrut. Ky vendim është marrë pasi shumë qytetarë dhe zyrtarë të lartë mendojnë se keqmenaxhimi nga qeveria e Libanit ishte shkaku që solli një ngjarje të tillë.
“Zyrtarët e Libanit kanë treguar qartë një paaftësi totale për të siguruar dhe menaxhuar vendin. Me një sistem të dështuar, korrupsion, terrorizëm vendi sapo ka arritur në frymën e tij të fundit. Ne besojmë se Libani duhet të kthehet nën kontrollin e Francës në mënyrë që të krijojë një qeverisje të pastër dhe të qëndrueshme “ thuhet në peticion
Ndërkohë në vend kanë nisur protestat antiqeveritare ku mësohet se mes protestuesve dhe oficerëve të vendit ka pasur dhe përleshje. Kujtojmë se presidenti francez Emmanuel Macron ditën e djeshme mbërriti në Bejrut për të parë situatën nga afër dhe për të treguar mbështetjen e Francës për ish-koloninë e saj.
Lidhjet e ngushta të Francës dhe Libanit
Në fund të Luftës së Parë Botërore, Libani u vendos nën administrimin e ushtrisë franceze, përpara se Liga e Kombeve t’i jepte Francës mandat zyrtar për Libanin, Sirinë në 1923. Në vitin 1945, territori i Libanit u mor nën kontrollin e Francës së Lirë.
Nën presionin e Britanisë, përfaqësuesi francez Gjeneral Catroux deklaroi pavarësinë e Libanit dhe Sirisë. Qeveria e Francës së Lirë me në krye Charles De Gaulle, nuk pranoi të hiqte dorë nga ky rajon dhe vendosën që të mbajnë zgjedhje në 1943, të cilat sollën fitoren e nacionalistëve.
Qeveria e re prezantoi ndryshime kushtetuese të cilat synonin të largonin influencën që kish mbetur nga Franca. Të pakënaqur me legjislacionin e ri, Franca arrestoi thuajse gjithë qeverinë e vendit së bashku me presidentin, e cila solli një kryengritje të madhe si dhe një ndërhyrje diplomatike nga pala britanike.
Francezët transferuan sërish pushtetin tek qeveria dhe vendi shpalli pavarësinë më 22 nëntor 1943.
Burimi: .euronews.
(A.K.Dosja.al)
1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:
KOSOVË- Koordinatori shtetëror për dialogun Kosovë-Serbi, Skënder Hyseni, është shprehur dje se Richard Grenell i ka kërkuar falje që nuk ishte takuar me t...
LIBAN– 3 ditë pas shpërthimit të fuqishëm që ndodhi në Bejrut populli është ngritur në protestë kundër qeverisë. Mësohet se ata fajësojnë qeverinë për tragjedin...
KOSOVË– Kryeministri i Kosovë, Avdullah Hoti ka deklaruar se Lëvizja Vetëvendosje nuk i ka votat për të rrëzuar qeverinë e tij. Ai theksoi se një qeveri rr...
SHBA- Departamenti Amerikan i Shtetit i hoqi të enjten udhëzimet e lëshuara për të “mos udhëtuar” në rang botëror, masë kjo që u morr në muajin mars me anë të s...
KOSOVË – Kosova po kalon momente të vështira për shkak të COVID-19. Virusit nuk i kanë shpëtuar as politikanë, ku së fundmi është infektuar deputeti ...
TIRANË– Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, ka mohuar që të ketë përplasje në koalicionin qeverisës, edhe pse zërat nga AAK kanë qenë të ashpër.Në...
ITALI- Senatori Roberto Calderoli është shprehur se aty ku lejohen të dyja gjinitë të garojnë me njëra tjetrën do të kishte favorizim të meshkujve.Sipas tij një...
MALI I ZI- Qeveria e Malit të Zi ka njoftuar se Kosova, Shqipëria, Bosnje dhe Hercegovina, Izraeli, Libani dhe Singapori, janë në listën “e verdhë” ...
KINË– Në Kinë nuk do të ketë qetësi edhe për një kohë të gjatë mesa duket, pasi ndërkohë që bota po përballet me virusin vdekjeprurës Corona, në Baotou të ...
SHBA– Guvernatori amerikan i Ohios, Mike DeWine ka njoftuar ditën e sotme se ka rezultuar pozitiv në testin e koronavirusit.Ky njoftim vjen pak para se De...