Bota

Emmanuel Macron mbërrin në Liban, premton mbështje pas shpërthimit tragjik: Duhet të luftohet korrupsioni

Macron theksoi se duhet të luftohet  korrupsioni në sektorin e energjisë  në kontratat publike. Më tej ai shtoi se autoritetet libaneze kanë një "përgjegjësi historike" në krizën aktuale.
Featured image of article: Emmanuel Macron mbërrin në Liban, premton mbështje pas shpërthimit tragjik: Duhet të luftohet korrupsioni Emmanuel Macron

 LIBAN– Presidenti francez, Emmanuel Macron ditën e sotme ka arritur në Liban për të parë situatën e  shpërthimit të Bejrutit nga afër. Ai është pritur nga Presidenti i vendit Michel Aoun.

Menjëherë pasi ka mbërritur ai ka thënë se ndihma e pakushtëzuar është përparësi,  pasi një pjesë e kryeqytetit libanez është shkatërruar, por gjithashtu paralajmëroi se nëse nuk do të zbatoheshin reformat “Libani do të vazhdojë të fundoset”.

Macron theksoi se duhet të luftohet  korrupsioni në sektorin e energjisë  në kontratat publike. Më tej ai shtoi se autoritetet libaneze kanë një “përgjegjësi historike” në krizën aktuale.

“Është një krizë politike, morale, ekonomike dhe financiare, qytetarët liban janë viktima të kësaj fatëkeqësie.”- tha ai.

Franca ka dërguar një paketë ndihme në Liban e cila përfshin dy aeroplanë ushtarakë, 55 personel, 15 tonë pajisje dhe një klinikë të lëvizshme që mund të kujdeset për 500 të plagosur.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Mes viktimave është edhe një shtetas francez dhe 24 të tjerë u plagosën gjatë shpërthimit, tha Ministri Junior në Ministrinë e Jashtme të Francës Jean-Baptiste Lemoyne për Radion France Inter të enjte.

Zyrtarët kanë thënë se kjo ngjarje tragjike ndodhi për shkak të shpërthimit të 2,750 tonë nitrat amoniumi të ruajtur depo.

Ndërkohë ditën e sotme qytetarët kanë shprehur zemërim ndaj autoriteteve pasi sipas tyre këta të fundit kanë neglizhuar sigurinë e depos.

Burimi: CNN

A.K/Dosja.al

Shto Koment