LIVE UPDATES
Aktualitet

Shpërthen urologu Artan Koni: Kur të jem rëndë mos ma bëni fare tamponin, QSUT-ja është kthyer në vatrën më të madhe

6 Korrik 2020, 18:03 Nga DOSJA
Shpërthen urologu Artan Koni: Kur të jem rëndë mos ma

TIRANË– Mjeku urolog, Artan Koni ka shpërthyer kundër qeverisë lidhur me situatën e Covid-19 në vend. Përmes një statusi në rrjetet sociale, Koni shkruan se shqiptarët paguajnë aq taksa sa të kenë secili aspiratorin e tyre personal e jo më që në spitale të ketë mungesë të maskave, dorezave dhe materialeve të tjera.

Ndër të tjera, urologu thekson se Shqipëria është vendi me më pak testime në Europë, me vetëm 8941, ndërkohë që vendet e tjera, i kanë kapërcyer këto shifra para shumë kohësh.

Koni vijon më tej, duke shtuar se QSUT-ja është vatra më e madhe e infeksionit dhe se testimet bëhen me parimin ‘nuk je aq rëndë për të bërë tamponin’. Ai shton në fund, se kur të jetë në gjendje të rëndë, nuk do fare që ta bëjë tamponin, pasi në atë fazë ka infektuar edhe dhjetëra personë të tjerë.

Statusi i plotë i Artan Konit

COVID-19 ne renie te lire!! Gjate 3 muajve te fundit kemi dëgjuar nga ISHP-ja se nuk ka mungese testimesh, se testimet behën fiks aq sa duhet, se gjurmimi i rasteve behet konform rregullave…nga ana tjeter kemi shifrat zyrtare te OBSH-se. Jemi vendi i fundit ne Europe per sa i perket numrit te testimeve per 1 milion banore…vetem 8941. Kroacia rreth 20.000, Bosnja Maqedonia e Greqia rreth 30.000, Serbia rreth 50.000 testime per 1 milion banore. Qeveria kishte mundësi qe gjate ketyre 3 muajve te shtonte ndjeshem kapacitetet spitalore per perballimin e situates…por shohim qe kapacitetet jane relativisht njesoj si me pare…pervec donacioneve te 5 apo 10 aspiratoreve nga disa qeveri europiane, te cilat i falenderojme sepse nuk na e kane per borxh. Ne paguajme taksa sa per te pasur gjithsecili aspiratorin personal, jo më te kemi neper spitale mungesa mjetesh elementare si dorezat, maskat apo solucionet disinfektuese. Prisnim qe, fjala bie, fasoneria e Shkodres te ishte probabilisht vater e madhe infeksioni sepse (me demek) njerezit qe punojne aty nuk jane aq te pergjegjshem sa duhet…por pame qe vatra e infeksionit me e madhe ne vend ishte spitali i vetem universitar qe kemi. Pas 3 muajsh gjendje te jashtezakonshme dhe kufizime lirie nga me absurdet, qeveria sillet me nje strategji te pergjithshme te tipit “e ka fajin populli”. Po ne QSUT kush e pati fajin, doktoret?? Ne keto muaj pandemie vazhduan normalisht pagesat per PPP-te si sterilizimi e inceneratoret e plehrave, apo u bene tendera te rinj per sherbime sekondare, me nje vlere te fryre. Edhe per keto populli e ka fajin ?? Me keto para, mund te ishte perballuar shume me mire e gjithe kjo situate.

Nese faji eshte vetem i popullit, perse kryeministri i Italise thirret ne prokurori per te deshmuar rreth masave te marra nga qeveria e tij? Perse kryeministri i Frances u shkarkua nga detyra dhe tani perballet me drejtesine franceze nese e ka menaxhuar sic duhet situaten e pandemise, apo jo ?? Perse prokuroria shqiptare nuk nis nje hetim te tille, perderisa numri i rasteve po shtohet frikshem? Apo prokurorine e kemi vetem per t’ju sulur spitaleve private te cilet donin t’i benin tamponin atyre individeve qe ishin te interesuar per kete sherbim dhe 127-a i thonte “nuk je aq rende sa te besh tamponin” ?! Po normal, kur komiteti i COVID-it perbehet nga partiake dhe jo profesioniste te fushes, vetem keshtu lloj keshillash mund te presesh. Kur jam shume rende, mos ma bej tamponin fare, e kuptoj vete cfare kam…dhe nderkohe ia kam shperndare infeksionin gjithe lagjes. Ndërkohe qe populli digjet nga COVID-i, qeveria krihet duke shpalosur projekte 3D te akseve rrugore nga me te cuditshmet. Hera e pare ne keto 40 vjet qe degjoj per aksin Milot-Fier…por nderkohe Shqiperia konsiderohet vend ku pandemia ka dale jashte kontrollit. Kjo eshte arsyeja perse 1 miliard kineze shetisin lirshem neper Europe, kurse 2 milione shqiptare nuk shkojne dot as te komshiu poshtë. Disa mund te thone “iku kjo pune tani”. Une them “me mire vone se kurre”. Duhet urgjentisht te ngrihet nje grup pune me profesioniste jo-partiake, duhen anulluar te gjithe koncesionet jo te domosdoshme, duhet subvencionuar biznesi qe t’i zbatoje rregullat pa pasur friken e falimentimit…shkurtimisht duhet krijuar nje strategji e mirefillte te cilen qeveria ta zbatoje pa i hequr presjen. Eshte e thjeshte fare, duhet vetem vullnet politik. Per keto probleme te rendesishme duhet te ngreje zerin nje minister shendetesie i pergjegjshem.

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet artan koni koronavirusi ne shqiperi artan koni koronavirusi ne shqiperi

Sondazh

Poll

Rama flet nga Mali i Zi për Zvërnecin: Nuk ka projekt ende, por kjo është dhuratë për Shqipërinë

Rama flet nga Mali i Zi për Zvërnecin: Nuk ka projekt ende, por kjo është dhuratë për Shqipërinë

Berisha: Dosjen e Lindave të AKSHI-t e ka mbyllur përfundimisht Rama

Berisha: Mbështesim plotësisht të drejtën e çdo qytetari për protestë, por nuk marrim pjesë

Ngushëllimet/ Berisha: Enea Mekolli është dy herë hero, vrasësi i tij financohej me fonde shtetërore

Vrasja e Enea Mekollit/ Berisha: Do hetojë edhe Komisioni i Sigurisë...

Nisin homazhet për policin që u vra në krye të detyrës gjatë aksionit në Maliq, kolegët e tij në lot

Drejtori i Hekurudhave, Ergys Verdho paraqitet në SPAK

Pas më shumë se katër orësh, qytetarët vijojnë protestën rrugëve të Kryeqytetit

Gjesti i veçantë i protestuesit, u dhuron lule efektivëve në shenjë solidariteti për policin e vrarë

Pas tre orësh protestë, turma vijon qëndresën: Dorëheqje!

Prej më shumë se tre orësh para Kryeministrisë, protestuesit ndezin flakadanë

"Kush s'kërcen nuk është shqiptar o hej"/ PAMJE me dron nga protesta madhështore për Zvërnecin

Thirrja e qytetarit të Rrjollit: Hajde rini, merre situatën në dorë dhe drejto vendin

Me flamuj dhe pankarta në duar, qytetarët e Durrësit sërish protestë për projektin në Zvërnec

Tentoi të futej në Kryeministri, protestuesja bën simbolin e shqiponjës

"Ne i duam parqet, lodrat, natyrën"/ Vogëlushi në protestë thirrje: Mbrojini për ne!

Protesta kundër projektit në Zvërnec/ Brohoret turma: Edi Rama o tradhtar, duhet lidhur me litar

Protesta për Zvërnecin, qytetarë mbajnë 1 minutë heshtje për efektivin e vrarë në krye të detyrës

"Ruani qetësinë, Ramën ta zhdukim me të mirë"/ Tensione në protestën kundër projektit në Zvërnec

PAMJE nga protesta madhështore kundër projektit në Zvërnec/ Oshëtin bulevardi: O pallosh o zagar

Mijëra protestues në shesh thirrje ndaj kryeministrit Rama: Duam dorëheqje

Protesta për Zvërnecin, babai i Martin Canit i bashkohet protestuesve në shesh

Mijëra qytetarë në Bulevard/ Thirrje kundër Ramës dhe Berishës: U ka ardhur fundi, në burg

Balla nga Kuvendi: Greqia u ka borxh shqiptarëve marrëveshjen për pensionet

Dita e 5-të e protestës për Zvërnecin/ Nis marshimi drejt bulevardit: Revolucion

Balla ‘thumbon’ Berishën: U trembe nga protestuesit që erdhën te selia e PD-së dhe ndryshove qëndrim

"Na keni ça k***"/ Noizy shpërthen keq ndaj protestuesve: Nuk po e shet njeri Shqipërinë!

'Zvërneci'/ Berisha: Ju jeni mafie si në Beograd. Të gjitha dokumentet ju i shumëzoni me zero

Berisha: Pse e fshihni kreun e Meduzës. Tokat në Zvërnec i ka rrëmbyer Pjerini nga Lezha dhe Agaçi

Reperi Gashi mbështet protestat për Zvërnecin: Fëmijët tanë nuk janë mysafir në tokën e tyre

Këngëtarja Bebe Rexha vlerësohet me cmimin “Female Icon Award 2026”

Banorët dhe pushuesit përballen me fenomenin e pazakontë në Ksamil

"Ktheni ligjin për investimet strategjike" Bozdo në Kuvend: Betonizuat bregdetin e jugut...

Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit: Të rinjtë po protestojnë kundër jush, mbani përgjegjësi

"Marksist-leninist i vogël'! Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit:

Ngjarja e rëndë në Maliq/ Autori transportohet drejt Tiranës, familjarët: Çfarë i bëre?!

Berisha: Xhelati Rama u vë protestuesve paqësorë, topat e ujit që gjuajtën edhe foshnjën në karrocë

Berisha-Piro Vengut: Dezertove nga ushtria dhe mashtrove se je pasardhës i Marko Boçarit

Fshihej në një zonë të pyllëzuar, ja vendi ku u gjet autori i ngjarjes në Maliq

"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS!

Bido i kthehet opozitës: Ku ishit ju më 30 maj që nuk folët për Zvërvecin?

“Keni paralajmëruar anti-miting në Vlorë”, Berisha thirrje Ramës: Anuloje, është praktikë fashiste

Deputeti i “Lëvizjes Bashkë”: Rendi i ditës së sotme është kërkesa për dorëheqjen e qeverisë

U plagos në operacionin për kapjen e një personi në kërkim, mbërrin te Trauma polici

Vrasja e efektivit të Policisë në Korçë, Kuvendi nis me një minutë heshtje

Vrau një efektiv dhe plagosi një tjetër, mbërrin në spital autori

Reshjet përmbytin rrugët e Shëngjinit, vështirësi në qarkullimin e automjeteve dhe këmbësorëve

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Protestuesit marshojnë drejt zonës së Bllokut, qytetarët e tjerë nuk iu bashkohen #dosja #protesta

Protesta nuk ka të ndalur, qyetarët bllokojnë rrugën te Ura e Tajvanit, thirrje në kor policëve