Aktualitet

Shpërthen Aida Shtino, u sulet mjekëve dhe Manastirliut: Pse të infektuarit nuk mbajnë telefon në spitale, a jeni në terezi o të pashpirt se njerëzve po u ‘zhduken’ të afërmit

Aida Shtino i ka kërkuar llogari Manastirliut, Piperos dhe Rakacollit, se përse nuk po lejohen të sëmurët me COVID-19, që të mbajnë telefona.
Featured image of article: Shpërthen Aida Shtino, u sulet mjekëve dhe Manastirliut: Pse të infektuarit nuk mbajnë telefon në spitale, a jeni në terezi o të pashpirt se njerëzve po u ‘zhduken’ të afërmit Manastirliu dhe Aida Shtino

TIRANË -Ish-moderatorja e emisionit “Njerëz të humbur”, Aida Shtino, ka reaguar ashpër për trajtimin e pacientëve me COVID-19 në spitale. Ajo i është drejtuar ministres së Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu, kryetares së Komitetit Teknik, Mira Rakacolli dhe mjekut Pëllumb Pipero, duke i quajtur të pashpirtë dhe pa tru në kokë, pasi pacientët me COVID-19 nuk lejohen që të mbajnë telefona dhe të flasin me të afërmit e tyre.

Më tej ajo ka akuzuar Manastirliun, Piperon dhe Rakacollin, se po i kthejnë të sëmurët në kavie laboratori dhe nuk do të mund ta ndalin turmën e zemëruar të të afërmve të tyre kur t’u vërsuelen.

Reagimi i plotë

A mundet tiu bej nje pyetje doktoreve tane te “çmuar” Perse nuk ju lejojne te semureve me covid qe jane te shtruar ne spital telefon..?????? Kush eshte arsyeja , qe nuk i lejojne te flasin me te afermit e tyre…?????? A jeni ne terezi ti Ministre Manastirliu dhe ti Kryetare e Komitetit Rakacolli me Pipero e kompani …..?????? A i keni trute ne koke, apo ju kane vaksinuar juve perpara, se qe te jeni kaq te pashpirt nuk ma priste mendja kurre…..😠😠😠😠😠

A do ta mbani dot turmen kur tiu versulen, sepse po ju ” zhduken” te afermit!!!!!!!! A jeni ne dijeni se cfare jeni duke bere ?????????? A i keni trute ne koke ju doktoresha a keni femije e prinder ne shtepi ju ?????????? Kush eshte arsyeja qe nuk ju lini telefon kush??????

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Nje gje po ju them mbajeni mend, se nuk do te arrini te permbani me turmen e terburar , qe do tiu versulen nga zemerimi , sepse po i ktheni ne kavie laburatori te afermit e tyre….dhe aty jo polici, po as ushtri nuk i ben dot zap….😠😠😠😠😠😠😠😠😠😠😠😠😠😠😠😠

Gjatë ditëve të fundit, tensionet në spitalet COVID janë shtuar pasi të afërmit e pacientëve janë përplasur me mjekët. Shkak për përplasjet sipas qytetarëve është bërë mungesa e informacioneve për të afërmit e tyre.

Ndërkohë, numri i viktimave nga Covid-19 në Shqipëri ka shkuar në 213. Gjatë 24 orëve të fundit humbën betejën me koronavirusin edhe pesë pacientë të tjerë, ndërkohë që u konfirmuan 154 raste të reja. Në total, në vendin tonë janë 3142 të infektuar, ndërsa 3616 të tjerë janë shëruar. Aktualisht ne spitalin Infektiv dhe “Shefqet Ndroqi” po trajtohen 114 pacientë të konfirmuar pozitivë me Covid19, 19 në terapi intensive, 4 prej të cilëve janë të intubuar.

(g.sh./dosja.al)

Shto Koment