Protestë masive kundër projektit në Zvërnec/ Qytetarët para Kryeministrisë thirrje kundër qeverisë: Rama të japë dorëheqjen (PAMJET)
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar! ...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
TIRANË- Dom Gjergj Meta është shfaqur i shqetësuar për djegien e pyjeve. Nëpërmjet një postimi në Facebook, ai shprehet se i shkakton zemërim edhe indiferenca institucionale dhe mediatike për zjarret në Tropojë, Malsi e Madhe, Shkodër, Lezhë, Mirditë. Ai thekson më tej se do ta paguajmë shtrenjtë këtë pabesi ndaj natyrës.
“Po e paguajmë dhe do ta paguajmë shtrenjt këtë pabesi dhe indiferencë ndaj natyrës. Po e paguajmë me pyjet që premë, me ujrat që devijuam, me mijra HEC-e nëpër çdo shkrep ku ka një burim uji, me ndotjen që po i bëjmë ambjentit në çdolloj mënyre, me ndërtimet, me shfrytëzimet pa kritere.”, shprehet ndër të tjera ai.
Postimi i plotë:
DHEMBJE DHE ZEMËRIM …
Ndjehet dhembje e madhe përballë një pylli që digjet, sidomos kur imagjinon që aty ka kafshë, bimësi, jetë të shumllojshme që merr fund. Dëmtohet ekosistemi, dëmtohet cilësia e jetës, dëmtohen bizneset dhe turizmi. Dhimbja më e madhe është se ndjehesh i pafuqishëm të bësh diçka.
Ndërsa ndjen dhembje, ajo përzjehet me zemërimin që shkakton ideja se ekziston një qënie njerëzore që e ka vënë zjarrin qëllimisht. Ai/ajo nuk janë as më shumë as më pak se sa vrasës me pagesë, të frikshëm dhe jetojnë mes nesh çdo ditë.
Ata, apo kush i ka paguar e shtyrë, janë të aftë të djegin gjithçka, edhe njerëz.
Shkakton zemërim indiferenca institucionale dhe mediatike për zjarret në Tropojë, Malsi e Madhe, Shkodër, Lezhë, Mirditë. Gjithçka për politikën, por jo për natyrën e cila po digjet.
Po e paguajmë dhe do ta paguajmë shtrenjt këtë pabesi dhe indiferencë ndaj natyrës. Po e paguajmë me pyjet që premë, me ujrat që devijuam, me mijra HEC-e nëpër çdo shkrep ku ka një burim uji, me ndotjen që po i bëjmë ambjentit në çdolloj mënyre, me ndërtimet, me shfrytëzimet pa kritere.
Në këto raste nuk ka nevojë të lëshojë njeri mallkim, sepse mallkimi është vetë natyra e djegur. Ajo klith, bërtet dhe gjëmon e ne frymorët arsyetorë do ta paguajmë shtrenjt…
Prej 2 ditësh Shqipëria është nën flakë. Zjarret në vendin tonë vazhdojnë që të shkrumbojnë sipërfaqe të tëra me pemë. Disa vatra zjarri janë ende aktive në Gramsh. Pyllin e Semanit dhe Rubik, ku nevojitet ndërhyrja e helikopterit.
J.V/Dosja.al
1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:
TIRANË- Ndërron jetë nga COVID-19, mjeku Anibal Byberi. Mjeku pneumolog u paraqit dje në spitalin COVID2 në gjendje të rëndë shëndetësore dhe u fut menjëhe...
BULQIZË- Policia në Bulqizë ka arrestuar 38-vjeçarin me iniciale L.M, pasi lëvizte i armatosur nëpër qytet. Unformat blu bëjnë me dije se në mjetin ...
Pogradec- Policia ka arrestuar 24-vjeçarin me iniciale S. L, i cili u kap duke transportuar 7 klandestinë me mjetin e tij tip “Toyota” . Sipas policisë...
SHQIPËRI- Në Shqipëri janë aktive dhjetëra vatra zjarri të nisur prej ditësh. Gjatë ditës së sotme, është riaktivizuar sërish vatra e zjarrit në Seman, e c...
TIRANË- Eksperti i Shëndetit Publik, Erion Dasho ka ritheksuar edhe njëherë se COVID-19 nuk është një grip i zakonshëm. Ai thekson se edhe të rinjtë mund ...
TIRANË- Moderatorja Arbana Osmani është emocionuar për dedikimin që kryeministri Edi Rama ka bërë së fundmi për nënën e tij. Prezantuesja e ka shpërndarë p...
SHKODËR- Mbrëmjen e djeshme ka ndodhur një aksident në qytetin e Shkodrës. Mësohet se drejtuesi i një mjeti tip Fouristradë humbi kontrollin dhe u përplas ...
TIRANË- Dosja.al ju sjell një përmbledhje të portaleve në vend dhe lajmet e tyre kryesore. Dosja.al dhe Shqiptarja.com kanë si lajm të parë zjarret që kanë...
GJIROKASTËR- Kodrat e qytetit të Gjirokastrës janë përfshirë nga një zjarr i përmasave të mëdha. Kodra në fshatin Hurmovë është nën pushtetin e flakëve, i ...
TIRANË- Rreth 13 mijë dosje presin për shqyrtim në Gjykatën e Apelit të Tiranës duke çuar këtë institucion drejt kolapsit. Kjo gjykata tashmë ka mbe...