LIVE UPDATES
Aktualitet

“Sot vdekshmëria vlerësohet rreth 0.5%” Eksperti i Shëndetit Publik: S’është grip i zakonshëm, prek të rinjtë dhe

3 Gusht 2020, 06:35 Nga DOSJA
“Sot vdekshmëria vlerësohet rreth 0.5%” Eksperti i

TIRANË- Eksperti i Shëndetit Publik, Erion Dasho ka ritheksuar edhe njëherë se COVID-19 nuk është një grip i zakonshëm.  Ai thekson se edhe të rinjtë mund të pësojnë komplikime të sëmundjes dhe të humbin jetën dhe se sot vdekshmëria prej Covid-19 vlerësohet rreth 0.5%. Po kështu, mjeku nënvizon se epidemia mund të vazhdojë për muaj ose për vite të tëra.

POSTIMI I PLOTE

Këtij postimi të datës 16 Mars 2020 do t’i bëja sot shumë pak korrigjime. P.sh. vdekshmëria sot vlerësohet rreth 0.5% dhe ndoshta kjo shifër do të rezultojë edhe më e ulët se kaq. Sigurisht, nuk mund të parashikoja në atë kohë se autoritetet tona shëndetësore nuk do të arrinin të ndërtonin një përgjigje adekuate ndaj COVID dhe kjo është zhgënjyese. Por, këshillave për ushqyerje të shëndetshme, aktivitet fizik (sidomos not dhe ecje në mal) dhe kalimit të kohës në mjedise të hapura nuk u heq asnjë presje.

***

NUK ËSHTË GRIP

Në fillim të epidemisë së koronavirusit, pati ide të tipit “Ky është një grip i zakonshëm”, “Do të kalojë pa problem”, etj. Sot dihet me siguri që nuk është.

Së pari, ndonëse të moshuarit dhe personat e sëmurë janë ata që rrezikojnë më tepër, edhe të rinjtë mund të pësojnë komplikime të sëmundjes dhe të humbin jetën. Shkalla kombinuar e vdekshmërisë vlerësohet në 1%, shumë më e lartë se vdekshmëria nga epidemitë e gripit sezonal dhe e krahasueshme me epidemitë e Gripit Spanjoll apo Gripit të Hong-Kongut.

Së dyti, sëmundja ka një shkallë të lartë transmetimi, ku llogaritet se një person i sëmurë mund të infektojë mesatarisht dy deri në tre persona të tjerë. Fatkeqësisht kjo ndodh edhe kur personi i prekur nuk ka simptoma, pra në pamje është i shëndetshëm.

Ne, si shqiptarë, deri tani jemi relativisht të mbrojtur, sepse janë marrë masa ekstreme, por shumë të dobishme dhe në kohën e duhur. Karantina, eliminimi i kontakteve të panevojshme sociale dhe profesionale, si dhe masat e higjienës personale (larja e duarve mbi të gjitha) duket se po japin efekte pozitive. Në dhjetë vitet e fundit është përmirësuar ndjeshëm edhe shërbimi i urgjencës mjeksore, i cili u bë një nga shtyllat e përgjigjes ndaj koronavirusit dhe po reagon po aq profesionalisht sa edhe shërbimet e ngjashme në çdo vend tjetër europian.

Çfarë do të ndodhë në të ardhmen? Askush nuk është Nostradamus, por me sa duket epidemia do të vazhdojë për muaj, për të mos thënë vite të tërë. Gripi Spanjoll, Aziatik dhe i Hong-Kongut në shekullin XX zgjatën 2-3 vjet. Gjatë kësaj periudhe, qëllimi i çdo vendi dhe çdo sistemi shëndetësor do të jetë i dyfishtë: 1) të parandalojë infektimet e reja (përfshi këtu edhe prodhimin e një vaksine që mund të arrihet brenda pak muajsh) dhe 2) të shmangë krizat dhe dyndjet në spitale dhe, sidomos në repartet e kujdesit intensiv.

Individët duhet të reagojnë duke ndryshuar diçka nga sjellja e vet. Higjiena personale mbetet e para – larja e duarve dhe sjella e përgjegjshme sociale (higjiena e kollitjes, teshtitjes dhe të pështyrit), etj. Kontaktet sociale duhet të modifikohen – përqafimet dhe puthjet sa herë që takohemi me dikë duhen harruar gjatë kësaj kohe, qëndrimi në kafe apo restorante me orë të tëra, qëndrimi në radha ngjitur me njëri-tjetrin, po ashtu. Fatkeqësisht, dikush që ka shëndet të dobët duhet të heqë dorë nga argëtime të tipit kinema, teatër apo stadium.

Për shumë persona të moshës së mesme dhe të moshuar, epidemia mund të kthehet në një oportunitet për të përmirësuar shëndetin: të kalosh më tepër kohë në natyrë se sa në shtëpi, më shumë kohë duke shëtitur se sa në kafe, më shumë kohë në palestër apo në një fushë sportive se sa në restorant.

Personat që kanë shëndet të dobët duhet të marrin informacione për ushqyrjen e shëndetshme, për të menaxhuar më mirë peshën dhe, rrjedhimisht, sëmundje si diabeti apo sëmundjet e zemrës. Një ushqyerje e balancuar përmirëson imunitetin dhe forcon organizmin në përgjithësi. Ushqyrja e shëndetshme ndikon edhe në uljen e peshës që është faktor risku për shumë sëmundje.

Edhe rritja e aktiviteti fizik lidhet direkt me përmirësimin e shëndetit sepse parandalon sëmundje si diabeti, depresioni, tensioni i lartë i gjakut, etj. Për më tepër, aktiviteti fizik mund të bëhet nje zëvendësues i shkëlqyer i ndërveprimeve sociale të dëmshme. P.sh. në vend të një kafe dhe të një loje dominoje në një lokal, një pensionist mund të zgjedhë një shëtitje me shokët në ajër të pastër.

Nëpërmjet karantinës, u kalua një krizë, por nuk mund të zgjidhet përfundimisht problemi i koronavirusit. Sikundër Ministria e Shëndetësisë dhe spitalet po e shfrytëzojnë kohën e fituar për t’u përgatitur më mirë për të ardhmen, gjithkush duhet të shfrytëzojë informacionin e marrë gjatë këtyre ditëve për të përmirësuar shëndetin e vet. Dhe kjo vlen jo vetëm për mbrojtjen nga koronavirusi!

J.V/Dosja.al 

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet erion dashi koronavirusi ne shqiperi erion dashi koronavirusi ne shqiperi

Sondazh

Poll

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit