LIVE UPDATES
Ekonomi

Shkencologjia; sekti që dyshohet se mund të qëndrojë pas HORRORIT të Kombinatit: Nga përhapja tek “VIP-at” e H

8 Korrik 2020, 14:29 Nga DOSJA
Shkencologjia; sekti që dyshohet se mund të qëndrojë pas

Grupi hetimor i ngritur për zbardhjen e tragjedisë së Kombinatit po mundohet që të zbulojë se çfarë sekti, apo kulti qëndron pas aktit ekstrem të vetëflijimit të familjes Josifi dhe pistat që shtrohen janë disa.

Ajo që hetuesit kanë zbuluar deri më tani është se deri para gjashtë vitesh, nëna dhe dy vajzat e saj ishin ndjekëse të Kishës Ungjilli i Krishtit, deri kur janë shkëputur prej tyre, për të “gjetur vetë rrugën e Zotit”, sipas dëshmisë së dhënë edhe nga Blerta Josifi, e mbijetuara e tragjedisë.

Por, ka dyshime se Zhaneta, Anisa dhe Blerta Josifi nuk kanë qenë të vetme në këtë rrugë. Nga mënyra e zgjedhur e vetëflijimit, nga dëshmitë e të mbijetuarës së vetme të tragjedisë dhe nga provat materiale të gjetur në vendngjarje, gazeta “Si” mëson se dyshohet se tre gratë mund të kenë rënë në kontakt rreth pesë vite më parë me doktrinën e asaj që njihet si “Kisha e Shkenocologjisë”, një sekt i ri dhe kontravers botëror i themeluar në vitin 1953 në Shtetet e Bashkuara të Amerikës nga Ron Hubbard dhe bashkëshortja e tij, Mary Sue Hubbard.

Ron Hubbard, themeluesi i Shkencologjisë

Zyrtarisht, Shkencologjia nuk ka një degë të hapur në Shqipëri, por mendohet se herë pas here ka ndërmarrë misione rekrutimi ndjekësish duke shfrytëzuar degën e saj të Maqedonisë së Veriut, e regjistruar në gjykatën e Shkupit në vitin 2017.

Çfarë është Shkencologjia?

Në përshkrimin që bëhet në faqen zyrtare, ajo e përcakton veten si fe, besim “që ofron një shteg të saktë që të çon drejt kuptimit të plotë dhe të sigurtë të natyrës shpirtërore të vetvetes, familjes, miqëve, njerëzimit dhe të të gjitha formave jetësore dhe materiale të universit”.

Po në këtë përshkrim thuhet se “Shkencologjia nuk adreson trupin, apo mendjen, por shpirtin dhe beson se njeriu është shumë më shumë sesa thjesht një produkt i natyrës, geneve, apo mjedisit që e rrethon”.

Shkencologjia thotë se baza e saj janë një organizëm dijesh, që shpjegojnë “të vërtetat thelbësore”. Mes këtyre të vërtetave, ky sekt thotë se parësore është se “Njeriu është një qënie shpirtërore e pavdekshme”, “ai jeton përtej një jete të vetme” dhe “aftësitë e tij janë të pakufizuara, edhe pse shumë nuk e kanë kuptuar ende këtë”.

Shkencologjia beson se njeriu si natyrë priret nga mirësia dhe se “shpëtimi i tij shpirtëror varet nga vetë ai, nga njerëzit që e rrethojnë dhe sjellja karshi vëllazërisë së universit”.

“Shkencologjia nuk është një dogmë fetare që i kërkon dikujt që të pranojë besimin. Përkundrazi, ajo vë në zbatim parimet e veta dhe përmes vëzhgimit e përvojës u ofron ndjekësve të vet mundësinë që të vëzhgojnë rezultatet. Synimi i Shkencologjisë është ndriçimi shpirtëror dhe liria për të gjithë”, thuhet në përshkrimin e këtij sekti.

Ky është autopërshkrimi që kjo kishë i bën vetvetes, por për disa studiues ajo është një ndërthurje mes budizmit (baza e të cilit është rimishërimi i shpirtit) dhe mësimeve të feve të tjera, përfshirë këtu krishtërimin.

Ndjekësit e këtij sekti besojnë se njeriu mund të arrijë një vetëdije shpirtërore shumë më të lartë nëse praktikon siç duhet metodat e tyre. Brenda këtij besimi progresi i ndjekësve kalon nga njëri nivel në tjetrin. Tre janë nivelet kryesore përmes të cilave kalon shpirti, sipas mësimeve të këtij sekti, deri në gjetjen e “forcave të fshehura të njeriut”. Niveli i parë i shpirtit është “i parapastër”, niveli i dytë “i pastër” dhe niveli i fundit është “Thetani”. Në këtë nivel, ndjekësit e këtij sekti besojnë se çlirohet shpirti dhe bashkë me të edhe fuqia e tij mbinjerëzore, si aftësia për të kontrolluar mendimet e tjetrit.

Përhapja dhe akuzat

Shkencologjia nuk publikon shifra për numrin e ndjekësve të saj, por në vitin 1993, një zëdhënës i degës së Frankfurtit në Gjermani foli për 30 mijë ndjekës në mbarë botën. Rreth 15 vite më vonë, organizata ka deklaruar se ka nga 8 deri në 15 milionë ndjekës në mbarë botën.

Kryeqëndra e Shkencologjisë ndodhet në “Bazën e Artë” (Gold Base) në Kaliforni të SHBA, ndërsa numëron me qindra degë të përhapura në shumë vende të botës. Statusi i këtyre degëve ndryshon nga njëri vend në tjetrin. Ka shtete që e kanë njohur si fe, ndërsa të tjera si sekt, kult, apo organizata jofitimprurëse.

Përhapja dhe statusi i Shkencologjisë në vende të ndryshme të botës
Përhapja është shoqëruar shpesh me akuza për mashtrim për përfitime financiare. Në 2009, një gjykatë franceze e gjobiti Kishën e Shkencologjisë dhe fillimisht i ndaloi ushtrimin e aktivitetit, por më fund u tërhoq nga ky vendim.

Në atë kohë, degë të këtij sekti dhe udhëheqësit e tyre u gjobitën pas padisë së bërë nga dy qytetarë, njëri prej të cilëve tha se ishte manipuluar për të paguar mbi 20 mijë euro për llogari të kishës. Prokurorët kërkuan burg për drejtuesit vendorë të këtij sekti, por duke shfrytëzuar një mangësi ligjore ata ja hodhën me një gjobë prej 600 mijë eurosh.

Ndjekës të këtij sekti janë përfshirë ndër vite në aktivitetet të paligjshme, që nga mashtrimi, vjedhja e kanosja për shkak të detyrës dhe deri tek torturat, vrasjet dhe operacione më komplekse, si ai i vitit 1979, i koduar nga themeluesi i kësaj kishe si “Operacioni Borëbardha”, që ishte vjedhja më e madhe e dokumentacioneve qeveritare në historinë e Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Ndjekësit e famshëm

Themeluesi Ron Hubbard i vlerësonte artistët si njerëz të veçantë rreth të cilëve duhej ngritur bërthama e besimit të ri. Ai deklaronte se artistët, sidomos aktorët, kanë më të zhvilluar si pjesa tjetër e personave aftësitë e komunikimit, por kritikët thanë se ai i përdori për të rekrutuar sa më shumë ndjekës.

Për të të famshmit dhe pasurit ambientet e praktikimit të shkencologjisë janë të veçuara nga pjesa tjetër e ndjekësve. Mes të famshmëve që ndjekin Shkencologjinë sot janë Tom Cruise dhe John Travolta.

Tom Cruise dhe John Travolta

Disa vite më parë, revista “Rolling Stone” zbuloi se Tom Cruise ishte praktikant i shkencologjisë prej 30 vitesh dhe hodhi dyshime se pikërisht ky angazhim i tij në këtë organizatë ka qenë edhe shkak i dy divorceve të tij me Nicole Kidman dhe Katie Holms. Me këtë të fundit, Cruise ka vajzën Suri, kujdestarinë e të cilës gjykata ja besoi Holmes.

Cruise është akuzuar gjithashtu se për shkak të besimit nuk takohet me vajzën e tij, por vetë aktori ka hedhur poshtë këto akuza duke deklaruar se takohej rrallë me të për shkak të angazhimeve profesionale. Vetë Holmes nuk ka konfirmuar ndonjëherë nëse ka praktikuar, apo praktikon Shkencologjinë.

Ndërkohë, ish-bashkëshortja tjetër e Tom Cruise, Nicole Kidman e ka pranuar se ka qenë pjesë e këtij sekti dhe në një intervistë të dhënë për revistën “E!” disa vite më parë tha se preferonte që të mos fliste për këtë temë.

Sa i takon John Travoltës, Sam Domingo, vajza e ish-bashkëshortes së tenorit spanjoll, Placido Domingo dhe ish-ndjekëse e Shkencologjisë, ka rrëfyer vitin e kaluar se aktori shpresonte që të ringjallte djalin e tij, Jett. Ajo ka rrëfyers se në janar të 2009, John u përpoq që të shpëtonte djalin e tij 16-vjeçar, pasi ky i fundit kishte kaluar një krizë të rëndë epilepsie, duke kryer një ritual të Shkencologjisë për rikthimin e shpirtit të tij në jetë.

Pak muaj nga kjo ngjarje, Sam Domingo tha se Kelly Preston, bashkëshortja e John Travoltës mbeti shtatzënë me një djalë dhe aktori mendon se tek djali i tyre i vogël me emrin Ben ka hyrë pikërisht shpirti i Jettit.

Ndërkohë, në lidhje me Kishën e Shkencologjisë, në 2012 është publikuar filmi “Mjeshtri” (The Master) me regjisor Paul Thomas Anderson. Ky i fundit tha se filmi bazohet tek historia e Ron Hubbard, themeluesi i Shkencologjisë. Mediat raportuan në atë kohë se filmi u përpoq që të bllokohej nga një grup “i papërcaktuar ndjekësish të shkencologjisë”, ndërsa pak më vonë BBC zbuloi se fill pas nisjes së xhirimeve, regjisori Anderson u detyrua që të ndryshojë skenar pas presionit të Kishës së Shkencologjisë.

Marrë nga GazetaSi

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sociale sociale shkencologjia vdes nene e bije ne tirane shkencologjia vdes nene e bije ne tirane

Sondazh

Poll
Ekonomi 7 Korrik 2020, 09:41

Si e ushqen pabarazia vdekshmërinë nga COVID-19

Tri vende – Shtetet e Bashkuara, Brazili dhe Meksika – kanë pothuajse gjysmën (46%) të vdekjeve të shkaktuara nga COVID-19 në botë por ata kanë vetëm 8.6% të po...

Ekonomi 5 Korrik 2020, 09:47

Pandemia përgjysmon prodhimin e birrës vendase

SHQIPËRI- Shitjet e prodhimit të birrës në vend, në muajt mars-prill ranë deri në 70%, ndërsa prodhimi u përgjysmua. Prodhuesit kryesorë pohojnë se te rëni...

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore