"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar!
...
Aktualitet
Shkelën Kodin Rrugor, policia ‘me dorë të hekurt’, arrestohen 4 drejtues, hiqen 19 leje drejtimi
3 Qershor 2021, 10:18Nga DOSJA
ELBASAN– 4 persona janë arrestuar në flagrancë gjatë 24-orëve në Elbasan pasi janë kapur nga shërbimet e policisë, duke drejtuar motoçikletat pa leje drejtimi. Të arrestuarit janë A. V., 59 vjeç, banues në fshatin Vidhas, Elbasan, A. S., 45 vjeç, banues në fshatin Grykësh, Peqin, M. T., 25 vjeç, banues në fshatin Mollas, Elbasan dhe F. H., 29 vjeç, banues në fshatin Godolesh, Elbasan
Po ashtu, janë pezulluar 13 leje drejtimi dhe janë 140 masa administrative, për përdorim të celularit, mosvendosje të rripit etj.
Njoftimi i policisë:
Policia Rrugore ka rritur prezencën e saj në të gjitha akset rrugore interurbane, urbane dhe rurale, për të evidentuar dhe ndëshkuar shkelësit e Kodit Rrugor, me qëllim parandalimin e aksidenteve dhe rritjen e parametrave të sigurisë rrugore.
Kontrollet janë përqendruar në shpejtësisë tej normave të lejuara, drejtimin e automjeteve nën efektin e alkoolit apo në gjendje të dehur, drejtimin e motoçikletave pa leje drejtimi dhe pa kaskë mbrojtëse, mospërdorimin e rripit të sigurimit, përdorimin e telefonit gjatë drejtimit të mjetit, parakalimet e gabuara, mosrespektimin e përparësisë dhe të sinjalizimit rrugor, sjelljet jokorrekte në rrethrrotullime, si dhe në shkelje të tjera që janë burim aksidenti.
Në funksion të kontrolleve, gjatë 24 orëve të fundit janë arrestuar në kushtet e flagrancës 4 shtetas:
V., 59 vjeç, banues në fshatin Vidhas, Elbasan, A. S., 45 vjeç, banues në fshatin Grykësh, Peqin, M. T., 25 vjeç, banues në fshatin Mollas, Elbasan dhe F. H., 29 vjeç, banues në fshatin Godolesh, Elbasan, pasi janë kapur nga shërbimet e Policisë Rrugore, duke drejtuar motoçikletat pa leje drejtimi.
Po si rezultat i kontrolleve janë pezulluar 13 leje drejtimi. Gjithashtu janë vendosur 140 masa administrative, nga këto:
9 për mospërdorim të rripit të sigurimit;
30 për përdorim të celularit gjatë drejtimit të mjetit;
101 masa të tjera për shkelje të ndryshme të Kodit Rrugor.
Këto kontrolle do të vijojnë në mënyrë të pandërprerë në të gjitha akset rrugore të qarkut Elbasan, me qëllim parandalimin e aksidenteve dhe rritjen e parametrave të sigurisë rrugore.
Policia Rrugore e Elbasanit apelon për gjithë drejtuesit e mjeteve dhe këmbësorët që të respektojnë me rigorozitet rregullat e qarkullimit rrugor.
(kle.mu./dosja.al)
Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?
LUSHNJE– Tre persona kanë mbetur të plagosur nga një aksident që ka ndodhur paraditen e sotme në rrugën nacionale Lushnje-Berat.Ngjarja është shënuar në orën 11...
TIRANË– Përpara shpërthimit të fishekzjarreve të nisjes së sezonit turistik, në Shqipëri ka nisur një tjetër sezon, i saktë, i pagabueshëm dhe me pre...
TIRANË– Simbolet që u gjetën në trupin e Evgjeni Baxhos ( të resë që u tha fillimisht se humbi jetën nga infeksioni në dhëmb) kanë marrë vëmendjen e të gjj...
FIER– Mjekët e Fierit kanë dalë sërish ditën e sotme në protestë. Ata deklarojnë se i riu Ardit Klina, i cilësuar sipas tyre me probleme të shëndetit mendor, ka...
TIRANË– Ambasadorja amerikane në Shqipëri, Yuri Kim ka marrë pjesë në një aktivitet për Garantimin e një Drejtësie të Efektshme ku edhe ka përcjellë një me...
VLORË– 43 vjeçari Shkëlzen Velaj i cili u vra mbrëmë në derë të shtëpisë i ruhej një atentati të mundshëm. Në shtëpinë e tij kishte vënë kamera sigu...
TIRANË– Shtyhet për të disatën herë seanca për Redjan Rrajën. Mbrojtja e tij kërkon kohë për t’u njohur me provat. Kjo pasi i pandehuri, Rraja ka ndryshua...
TIRANË– Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit kërkon që në listën e dëshmitarëve të jetë edhe kryeministri Edi Rama. Në seancën e sotme që po zhvillohet në Gjyka...
LUSHNJE– Detaje të reja kanë dalë në lidhje me vrasjen e Rako Qorrit në Lushnje. Mësohet se autori i dyshuar i krimit, Sofokli Shani, pak pas ngjarjes i k...