Gjyqi Meta-Kryemadhi/ Seancë me dyer të mbyllura, gjykata refuzoi transmetimin live! Meta: Jam beqar
GJKKO rrëzon Metën! Kërkesa për transmetim ‘live’ të seancës dhe dalja nga kafazi i xhamit, nuk pranoh...
GJKKO rrëzon Metën! Kërkesa për transmetim ‘live’ të seancës dhe dalja nga kafazi i xhamit, nuk pranoh...
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar! ...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
TIRANË– Përpara shpërthimit të fishekzjarreve të nisjes së sezonit turistik, në Shqipëri ka nisur një tjetër sezon, i saktë, i pagabueshëm dhe me precizion maksimal. Kur vitet kalojnë dhe dosjet i zënë vendin njëra-tjetrës, në 5 muajtë e parë të vitit 2021, në Shqipëri janë regjistruar 12 atentate mafioze. Numri i vrasjeve si pasojë e zënkave në familje apo sherreve banale të momentit është shumë më i lartë, por sytë e policisë dhe publikut, janë te atentatet e mirëmenduara që në dukje janë parë si ngjarje të shkëputura, por tregojnë se një trekëndësh i nxehtë është krijuar në trinomin Shkodër-Elbasan-Vlorë. Ndodh që të lidhur me bandat e tri qyteteve të vriten edhe në Tiranë, por kryeqyteti është veçse pika e shkarkimit të tensioneve. Edhe pse zyrtarisht nuk ka një pistë që të lidhë këto atentate, emrat që dalin në skenë pas çdo tregojnë se krimi është zyrtarisht jashtë kontrollit.
1 shkurt 2021, vritet Shkëlzen Kastrati
40-vjeçari Shkëlzen Kastrati u vra paraditen e 1 shkurtit, teksa po kalonte në Urën e Sheqit. I njohur për mediat dhe policinë si vëllai i Klement Kastratin, një emër i njohur për gjobëvënie dhe përfshirje në një sagë hakmarrjeje, ai u qëllua në automjetin e tij tip ML nga një Range Rover. Vrasja e tij sipas burimeve nga grupi hetimor është bërë nga një grup vrasësish me pagesë, që vepron në Fushë-Krujë. Ata janë: Albert Zaja, Elmir Tufa, Elson Xhecuka dhe Roland Cara. Pista kryesore është hakmarrja pas përfshirjes në atentatin e 2016-ës ku i vëllai, që ishte shënjestra shpëtoi, ndërsa u vra Denis Kasaj.
6 shkurt 2021, ekzekutohet Gentian Qarri ose “Gëçja” i Vlorës
Gëçja i Vlorës, një 40-vjeçar u vra në Vlorë në qendër të qytetit, teksa po ecte me këmbë. Autorët qëlluan mbi 20 herë me kallashnikov duke e masakruar. 40-vjeçari Gentjan Qarri sapo kishte dalë nga banesa e tij dhe autorët kanë qëlluar derisa iu ka ngecur arma pasi i kanë mbaruar fishekët. Qarri jetonte në një pallat në katin e 12-të pranë vendit ku u ekzekutua. Viktima ishte i përfshirë në trafikun e drogës në Itali ku edhe ishte i dënuar me 11 vite burg. Prej 3 vitesh familja pretendon se ai kishte dalë nga burgu, ishte martuar dhe punonte si hidraulik. Por për policinë, pista e hetimit është larja e hesapeve. Fans i motorëve “Vespa”, ekzekutimi i Gëçes nisi një kalvar të rëndë ekzekutimesh gjatë 2021 në Vlorë.
3 mars 2021, vritet Taulant Gjikaj, bandat shqiptare përplasen për lekë borxh
Taulant Gjikaj, (Beqiraj, Manaj), 31 vjeç, djali i një ish-polici u vra në mes të ditës në rrugën “Transballkanike” në qytetin e Vlorës. Viktima ishte duke ecur në këmbë, k,ur 4 persona e qëlluan nga një makinë gri me xhama të zinj, tip Ford. Vrasja iu faturua Andi (Hansi) Jonuzajt, dhe një biznesmeni. Policia dyshon se Beqiraj, ditën e vrasjes ishte përplasur me tri persona, ku pjesë e tyre është edhe Jonuzaj dhe këta të fundit i kanë kërkuar një sasi parash që viktima ua kishte borxh. Pistat kryesore ku u veçua hetimi janë edhe: E para për prishjen e pazareve në Norvegji, ku Beqiraj qëndronte dhe kishte probleme me një grup rival dhe një përplasje me armë zjarri që ka ndodhur në qershor të vitit 2018. Ai u përplas me armë zjarri me një grup rival, ndërkohë në momentin e vrasjes duhet të ishte në burg. Manovrat e drejtësisë e shpëtuan nga burgu por jo nga plumbi.
13 mars 2021 në Tiranë ekzekutohet pa mëshirë Behar Sofia
Behar (Fatmir) Sofia (Seferi), 66 vjeç, një biznesmen i njohur për rolin e tij në trafikun e drogës si “Padron droge” u vra te Piramida. Sofia, me 4 identitete dhe i përfshirë në trafikun e drogës jashtë Shqipërisë u vra buzë lumit Lana përballë me Piramidën pasi kishte pirë një kafe. Ai njihej si mik i Dritan Dajtit dhe të tjerë emrave të njohur të botës së krimit. Për vrasjen e tij u arrestuan Ernejt Shyti, Xhuljano Visha 28 vjeç, Leonard Xhixha 30 vjeç dhe Skënder Vathi 54 vjeç. Ernejt Shyti, i akuzuar si ekzekutori ka rrëfyer se për vrasjen do të merrte 50 mijë euro dhe se porosia erdhi nga Fushë-Kruja dhe ndërmjetës i parë ishte biznesmeni Vathi.
20 mars 2021, ekzekutohet në pritë miku i Lul Berishës ‘Mond Çekiçi’
Mëngjesi i 20 marsit ishte i vrullshëm për policinë, gazetarët e kronikës dhe kriminelët. Një pritë iu bë Edmond Koçit, 43 vjeç, i njohur si “Mond Çekiçi”. Dy persona e qëlluan nga një Benz i zi, brenda makinës tip ML ku ai po qëndronte, pasi kishte konsumuar një kafe pranë shtëpisë së prindërve. Ai u vra nga dy persona që dyshohet se janë vrasës me pagesë. Ata e kishin të mbuluar fytyrën me shall dhe kishin veshur rroba ushtarake. Sipas dëshmisë së shoferit të tij, Mond Çekiçi i njohu autorët dhe pak para se të qëllohej u tha: “Hapeni rrugën o gangstera”. E vetmja provë që policia ka në dorë është arma që është dërguar prej muajsh për ekspertizë. Mond Çekiçi u arrestua me armë pa leje në shtator të 2020-ës por arriti falë njohjeve dhe ndikimit në media që të dilte nga qelia duke shpëtuar nga dënimi. Ai ishte edhe aksioner me 30% në një platformë mediatike shumë të njohur në vend.
4 prill 2021, ekzekutohet miku i politikanëve Bardhok Pllanaj
Politika u trondit kur u zbulua se viktima e atentatit në Dobraç të Shkodrës ishte 46-vjeçari Bardhok Pllanaj. I etiketuar si kumbar i drogës, Pllanaj, arriti ti shpëtonte policisë 7 vite më parë, pasi u fsheh në automjetin e ish-deputetit Mark Frroku. Ai ishte i dënuar dhe me një pasuri prej mbi 2 milionë euro. Për vrasjen e tij mendohet se janë vendosur një grup prej 6 personash. Skuadra ka lëvizur me një makinë “Passat” dhe një tjetër me të cilën autorët u larguan. Vrasja lidhet me pazaret e drogës dhe hasmëritë që Pllanaj kishte krijuar gjatë aktivitetit kriminal.
10 maj 2021 në Vlorë ekzekutohet pronari i “The Boss” Bledar Birçaj
Bledar Birçaj, 40 vjeç u vra në mes të ditës në vendin e njohur si “Bishti i Kalldrëmit” në qytetin e Vlorës. Ai ishte duke udhëtuar me makinën e tij, tip BMW X5, bashkë me një polic dhe një kushëri. 2 persona i dolën para pasi një makinë i preu rrugën dhe e qëlluan me breshëri kallashnikovi. Ai ngeli i vrarë, ndërsa për fat të mirë, polici shpëtoi po ashtu edhe kushëriri i tij. Biznesmen i njohur në Vlorë dhe pronar i “The Boss”, Birçaj rezulton i skeduar nga policia, ndërsa pista kryesore e hetimit është hakmarrja dhe trafiku i drogës në Spanjë. Viktima sapo ishte kthyer nga Spanja, ku grupet e Vlorës kohët e fundit kanë gjetur një shtrirje në këtë shtet për të ushtruar aktivitetin e tyre.
11 maj 2021, Everest Caka vritet në Elbasan, bandat godasin të afërmin e Erion Alibejt
Kur dukej se krimi ishte përqëndruar në pastrimin e armiqësive në Vlorë, një vrasje e rëndë ndodhi në Elbasan. Everest (Ibrahim), Caka, 41 vjeç u vra me silenciator në lagjen “Skënderbej” në Elbasan. Viktima u qëllua në sy të gruas, Silvana e cila gjithashtu ngeli e plagosur. Viktima sapo ishte kthyer nga Spanja, ndërsa shkak i vrasjes dyshohet se është e shkuara tij. Çaka ishte i lidhur me një grup të njohur në Elbasan, të përfshirë në një zinxhir vrasjes. Çakajt, i është ekzekutuar vëllai në Barcelonë si edhe kushëriri në Belgjikë. Bëhet fjalë për Ardit (Arjan) Spahiu. Spahiu është vëllai i kunatit të Erion Alibej. Alibej është i akuzuar nga prokuroria si organizator i vrasjes së Emiljano Ramazanit dhe Regis Runajt, ngjarje të ndodhura më 20 dhe 29 korrik 2020.
17 maj 2021 vritet në Shkodër Endri Mustafa, ushtari i Astmer Bilalit
Me ngritjen e temperaturave edhe krimi nisi të shtojë praninë dhe të zyrtarizojë hapjen e “sezonit të larjes së hesapeve”. Në anë të një shkurreje, 3 ditë pasi familja e kishte denoncuar si të zhdukur, Endri Mustafa, u vra në Shkodër. 32-vjeçari ishte një emër i njohur për policinë e Shtetit. Ai u vra me 6 plumba pasi ishte torturuar fillimisht nga autorët. I riu, baba i tre fëmijëve, është ekzekutuar në mënyrë makabre, ku është qëlluar me 1 plumb në gojë, 2 në kokë dhe 3 në gjoks. Një emër i njohur si pjesë e grupit të Astmer Bilalit, Endri Mustafa, dyshohet se u nxorr në pritë nga 15-vjeçari Ergys Malja. Për ngjarjen është shpallur në kërkim Ibrahim Lici, ndërsa të dyja familjet kryesore të dyshuara për vrasjen, Bajrajt dhe Licajt mohojnë përfshirjen në ngjarje.
21 maj 2021, vritet kushëriri i Elvis Troqes, Delon Troqe
Delon Troqe, 48 vjeç u vra para derës së biznesit të tij, i shoqëruar nga i vëllai, ndërsa autorët zbrazën në drejtim të tij mbi 15 plumba. Pas vrasjes, policia gjeti 2 armë brenda një makine të djegur, ndërsa për rastësi, Delon Troqe, sapo ishte kthyer nga Spanja. Troqe ishte pronar i një servisi makinash në lagjen ‘Pavarësia’, ndërsa më herët para se të hapte servisin e tij, 38-vjeçari punonte me turiste me gomone duke i dërguar në Karaburun ose ishullin e Sazanit. Delon Troqe ishte kushëri i Ervis Troqes, i zhdukur tre vite më parë, në verën e vitit 2018 në Vlorë. Dy javë pas vrasjes, pista kryesore është prishja e pazareve të drogës në Spanjë, që e ka transferuar konfliktin e bandave shqiptare që veprojnë atje, në vendin tonë.
29 maj 2021, atentat Edison Begajt, polici e qëlloi në sy të fëmijëve
Një atentat me 4 plumba iu bë Edison Begaj, 38 vjeç në Vlorë. Atentati ndodhi të shtunën, teksa Begaj po hapte portën për të hyrë me fëmijët e tij. Në këtë moment, një person i veshur si polic, duke mos pyetur për dy të miturit që ishin në makinë, qëlloi 4 herë drejt tij, duke e lënë të plagosur.
Ai është jashtë rrezikut për jetën, ndërsa autori ende nuk është kapur.istat e hetimit janë ajo e prishjes së pazareve të drogës ose një konflikt i kohëve të fundit që mund të ketë pasur 38-vjeçari. Begaj njihet në Vlorë si një person i përfshirë në trafikun e drogës dhe subjekt i OFL.
3 qershor 2021, vritet në pragun e derës Shkëlzen Velaj
“O mami, hape derën”, këto ishin fjalën e fundit të 43-vjeçarit Shkëlzen Velaj, para se të vritej në derën e apartamentit të tij në lagjen Çole në Vlorë. Ngjarja ndodhi pak para mesnate në qytetin e Vlorës, ndërsa autorët e ndoqën përgjatë gjithë rrugës deri në shtëpi Velajn. Ai shkoi me urgjencë tek prindërit pasi e kuptoi që po ndiqej, por për fat të keq, kur ajo hapi derën, pa të birin të vrarë në tokë të mbuluar nga gjaku. Shkëlzen Velaj dukej se i ruhej një atentati të mundshëm, pasi në shtëpinë e tij kishte vënë kamera sigurie të cilat kanë kapur dhe momentin kur ai është ekzekutuar. Kush është viktima? I paskeduar zyrtarisht, Velaj është vëllai i Ardi Velajt, një prej viktimave të masakrës së Çoles, që ndodhi 6 vite më parë. Kjo ngjarje është pista kryesore e konflikteve që mund të kenë pasuar jetën e 43-vjeçarit, i cili do të përcillet sot në banesën e fundit.
(F.G/DOSJA.AL)
Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?
TIRANË– Simbolet që u gjetën në trupin e Evgjeni Baxhos ( të resë që u tha fillimisht se humbi jetën nga infeksioni në dhëmb) kanë marrë vëmendjen e të gjj...
FIER– Mjekët e Fierit kanë dalë sërish ditën e sotme në protestë. Ata deklarojnë se i riu Ardit Klina, i cilësuar sipas tyre me probleme të shëndetit mendor, ka...
TEPELENË– 13 persona janë shoqëruar në polici pas vrasjes së biznesmenit Çajup Selimi dy netë më parë, në pragun e shtëpisë së tij. Biznesmeni, bab...
TIRANË– Ambasadorja amerikane në Shqipëri, Yuri Kim ka marrë pjesë në një aktivitet për Garantimin e një Drejtësie të Efektshme ku edhe ka përcjellë një me...
VLORË– 43 vjeçari Shkëlzen Velaj i cili u vra mbrëmë në derë të shtëpisë i ruhej një atentati të mundshëm. Në shtëpinë e tij kishte vënë kamera sigu...
TIRANË– Shtyhet për të disatën herë seanca për Redjan Rrajën. Mbrojtja e tij kërkon kohë për t’u njohur me provat. Kjo pasi i pandehuri, Rraja ka ndryshua...
TIRANË– Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit kërkon që në listën e dëshmitarëve të jetë edhe kryeministri Edi Rama. Në seancën e sotme që po zhvillohet në Gjyka...
LUSHNJE– Detaje të reja kanë dalë në lidhje me vrasjen e Rako Qorrit në Lushnje. Mësohet se autori i dyshuar i krimit, Sofokli Shani, pak pas ngjarjes i k...
TIRANË– Ka nisur në Gjykatën Kushtetuese, seanca për shembjen e Teatrit Kombëtar të depozituar nga presidenti Ilir Meta në vitin 2019, i cili kundërshton l...
Komisioni i Pavarur i Kualifikimit, KPK shpalli të enjten vendimin e konfirmimit në detyrë të gjyqtarit të Gjykatës së Tiranës, Gerd Hoxha. Kryesuesi i trupit g...