Balla në mbledhjen e Këshillit të Integrimit Europian: Shqipëria po bën hapa përpara në rrugëtimin drejt...
Politike
Shkarkimi i Metës e shpërndarja e Kuvendit, reagon Ylli Manjani: Fiton më i forti, populli s’u ka borxh një tjetër
17 Nëntor 2019, 10:36Nga DOSJA
TIRANË– Ish-ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani shkruan se skenarët e shkarkimit të presidentit Ilir Meta dhe shpërndarjes së Kuvendit nuk mund të realizohen.
Sipas Manjanit, në një përplasje të tillë, ku çdo mjet nuk përjashtohet, fiton më i forti por humbet Shqipëria.
“Cilido që do të ndërmerrte një hap të tillë ekstrem, pra të përdorte autoritetin formal për të goditur tjetrin, do sillte pasoja shumë shumë të rënda për vendin. Në një përplasje të tillë, ku çdo mjet nuk përjashtohet, fiton më i forti por humbet Shqipëria. Ndaj nuk dua as ta mendoj këtë skenar. Nuk ja ka borxh ky vend askujt as një ’97 tjetër, por as një Enver Hoxhë të ri…“-shkruan ndër të tjera Manjani.
POSTIMI I PLOTË:
Si kërcënimi i Parlamentit (Edi Ramës) që do shkarkojë Presidentin, ashtu edhe kërcënimi i Presidentit (Ilir Metes) se do shpërndajë Parlamentin janë tërësisht jashtë hapësirës Kushtetuese të Republikës.
Siç e kemi stërspjeguar, madje edhe të konfirmuar nga Komisioni i Venecias, procedura e shkarkimit të Presidentit është jo Kushtetuese.
Nga ana tjetër, Kushtetuta parasheh se shpërndarja e Parlamentit bëhet vetëm kur ky i fundit dështon të zgjedhë Kryeministrin ose kur nuk arrin të miratojë buxhetin.
Asnjëri nuk legjitimohet të bëjë atë që kërcënon se do ta bëjë!
Cilido që do të ndërmerrte një hap të tillë ekstrem, pra të përdorte autoritetin formal për të goditur tjetrin, do sillte pasoja shumë shumë të rënda për vendin.
Në një përplasje të tillë, ku çdo mjet nuk përjashtohet, fiton më i forti por humbet Shqipëria.
Ndaj nuk dua as ta mendoj këtë skenar. Nuk ja ka borxh ky vend askujt as një ’97 tjetër, por as një Enver Hoxhë të ri…
(k.m/dosja.al)
Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:
SHBA– Liderja e LSI-së, teksa ka vijuar takimet me Kongresin e SHBA, ajo është takuar gjithashtu edhe me Kongresmenët Joe Ëillson dhe Jim Costa.Gjat...
TIRANË– Ish-kryeministri Sali Berisha nuk i ka ndalur akuzat e tij ndaj Partisë Socialiste, duke denoncuar votimin brenda PS për delegatët e Kongresit,Me a...
Për situatën e krijuar në Shkodër, PS duket se ka bërë përgjegjës Ditmir Bushatin, ndërsa ky i fundit nuk është përfshirë as në procesin e reformimit të degës p...
TIRANË– Taulant Balla, sekretari i Përgjithshëm i Partisë Socialiste njoftoi përfundmin e zgjehdjeve brenda PS-së për për zgjedhjen e delegatëve. Në një pr...
TIRANË– Këtë të shtunë, autorja e programit “Pop Culture në Top Channel ka shkuar në Vaun e Dejës, vendlindja e politikanit Nard Ndoka, i cili ka qen...
TIRANË– Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama ishte pasditen e sotme në stadiumin e ri ‘Air Albania” një ditë para përballjes së ekipit kombëtar me Francën. I...
TIRANE– Kryeministri Edi Rama ka marrë djalin e tij Zaho përdore dhe ka shkuar të vizitojë sot panairin “Shqipëria punon tokën”. Në një video të publikuar në rr...
TIRANË– Ndjekësit kanë masakruar kryeministrin Edi Rama në komente, pasi ky i fundit një ditë para debutimit të ndeshjes Shqipëri-Francë ka vizituar stadiu...
TIRANË– Analisti dhe publicisti i njohur Kim Mehmeti e ka cilësuar prjektin e “Mini-shengenit Ballkanik” si një projekt pervers. Në një intervistë pë...