LIVE UPDATES
Aktualitet

Shishe birrash dhe ‘Whiskey’/ Pronari i hotelit ‘zbërthen’ festën e mjekëve shqiptarë në Itali: Kam

1 Maj 2020, 12:28 Nga DOSJA

TIRANË– 30 mjekët e infermierët shqiptarë që udhëtuan drejt zonave të ‘nxehta’ të Italisë, për të luftuar kundër pandemisë së COVID-19 dhe fjalimi prekës i Kryeministrit Rama në momentin e përcjelljes bëri xhiron e medieve në të dyja anët e detit Adriatik.

Pati shumë falënderime dhe mesazhe mirënjohje, madje edhe nga vete Kryeministri italian Xhuzepe Konte, por duket se ky udhëtim i këtyre 30 mjekëve dhe infermierëve nuk u mbyll në mënyrën më të mirë të mundshme.

Ishte fillimisht gazeta italiane “Corriere Della Sera” që raportoi dje për një gjobë ndaj stafit mjekësor shqiptarë, e cila ndihmoi kundër pandemisë së koronavirusit në Breshia, të cilët kishin thyer rregullat e hotelit, duke organizuar festa me muzikë dhe alkool. Lajmi i medieve italiane që u shpërnda edhe në Shqipëri me një shpejtësi të madhe, fliste për një sjellje të papërgjegjshme të stafit mjekësor shqiptar, të cilët kishin organizuar disa herë festa me muzikë dhe alkool në një nga dhomat e hotelit, por për më tepër kishin shqetësuar edhe klientët e tjerë.

Pas këtij lajmi, gazeta “Panorama” kontaktoi me hotelin, ku mjekët dhe infermierët qëndruan për 1 muaj. Nga hoteli “Regal”, ku qëlloi që recepsionistja të ishte shqiptare na u dhanë mundësia që të flisnin edhe me drejtorin, Luca Andriani. Ky i fundit na tregoi gjithë historinë se si kishte filluar prej disa ditësh dhe ishte përmbyllur me mbërritjen e Policisë italiane, që mori edhe masat përkatëse kundrejt.

Andriani tregoi për gazetën se kishte pasur shqetësime të vazhdueshme nga 30 shqiptarët që ishin akomoduar në hotelin e tij që prej fundit të muaj mars. Në bisedën telefonike, drejtori i hotelit “Regal” theksoi se ndihet mirënjohës për kurajën e mjekëve dhe infermierëve shqiptarë, të cilët shkuan në Itali për të ndihmuar në luftën ndaj COVID-19, por shtoi se shkelja e rregullave dhe sjellja e pahijshme rrëzon gjithë sakrificën.

Kemi parë lajmin që u publikua në mediet italiane për mjekët shqiptarë që erdhën për të ndihmuar në vendin tuaj. Mund të na tregoni se çfarë ka ndodhur në të vërtetë në hotelin që ju drejtoni?

Luca Andriani: Për fat të keq, qëndrimi i mjekëve shqiptarë këtu në hotelin tonë nuk shkoi dhe aq mirë. Dhe këtu e kam fjalën te sjellja, pasi që në momentin e parë që ata erdhën në hotelin tonë ne iu kemi treguar rregulloren e brendshme që duhej të ndiqnin. Për më tepër kishim përfshirë edhe rregullat e reja që imponohen nga pandemia e COVID-19, pra, jo grumbullime dhe takime dhe gjithmonë sipas procedurës. Unë e kuptoj shumë situatën e tyre dhe vështirësinë, por në mbrëmje mblidheshin të gjithë në një dhomë dhe një gjë e tillë, përveçse është një rrezik i shtuar për situatën e pandemisë që po kalojmë, por edhe sepse klientët e tjerë që ne kemi në hotel ankoheshin për gjithë rrëmujën dhe zhurmën që bëhej. Çdo mëngjes ne gjenim shishe birrash, uiski dhe ka pasur disa episode të tjera që më detyruan të merrja në telefon Policinë lokale dhe kjo e fundit ka bërë detyrën e saj. Rregullat e vendosura për të parandaluar pandeminë duhet të respektohen edhe nga mjekët.

Pra, thyerja e rregullave dhe festat nuk kanë ndodhur vetëm 1 natë?

Luca Andriani: Jo. Ishte një sjellje që u përsërit disa herë. Ishin të paktën 4 herë, rastet kur ne kemi kapur përmes kamerave të sigurisë festa dhe grumbullime në një dhomë, ku pinin këndonin dhe kërcenin apo edhe hidhnin sende nga ballkoni. Madje, kishte shumë raste kur i harronin maskat në restorant dhe kjo sjellje ishte e gabuar.

Kur erdhi Policia çfarë ndodhi, është e vërtetë që ka pasur një përplasje?

Luca Andriani: Kur erdhi Policia u njoh me situatën që ndodhte dhe pa që ishin 8 veta në një dhomë, të paktën kjo për natën e fundit para se të largoheshin. Konstatoi festat që bënin, por edhe grumbullimet për të pirë cigare. Disa nga këto veprime në një kohë normale, janë gjëra që mund të bëhen, por në këtë periudhë emergjence që jemi duke kaluar, nuk mund të bëhen. Kur erdhi Policia iu komunikoi se nuk mund të qëndrojnë në një dhomë 8 vetë, duke festuar dhe duke pirë. Por më pas, dy nga pjesëtarët e grupit ngritën zërin dhe pati një lloj konfrontimi me Policinë. Por dua të nënvizoj edhe një fakt tjetër. Këtu në hotel ne kemi dy punonjës shqiptarë, të cilët shumë shpesh kanë dëgjuar të shara dhe ofendime në shqip. Ishin disa raste, kur kameriereve apo pjesëtarëve të tjerë të shërbimit i ngrinin zërin dhe iu thoshin ofendime në shqip dhe është një gjë që nuk tregon edukatë.

Në mendimin tuaj, a e ul sakrificën e bërë kjo sjellje që thoni se ka ndodhur?

Luca Andriani: Unë dua të shtoj edhe se kam vlerësim për kurajën dhe ndihmën që ata dhanë për ne në këto momente të vështira. Por e përsëris se kjo nuk mund të justifikojë një sjellje të tillë. Ata nuk zbatuan rregullat. Dhe me këtë sjellje bie çdo gjë, pasi vjen këtu për të ndihmuar në mënyrë vullnetare dhe pastaj bën një sjellje të tillë, nuk shkon. Unë e kuptoj që ata ishin të rinj dhe ndoshta pa shumë eksperiencë dhe kjo ardhje në Itali mund të ketë qenë një gjë që do e mbajnë gjithmonë mend, por sjellja nuk ishte e duhura.hoteli

Hoteli ku ndodhnin festat, ngjitur me Spitalin e Breshias

Hoteli “Regal”, ku u vendos stafi mjekësor shqiptar që shkoi në Itali për të ndihmuar në përballimin e pandemisë së COVID-19, është ngjitur me Spitalin e Breshias. Disa dhjetëra metra e ndajnë spitalin, ku mjekët shqiptarë punonin kundër koronavirusit, nga hoteli ku në mbrëmje, sipas pronarit italian, Luca Andriani, bënin festa dhe thyenin rregullat që imponon pandemia. Në hotel, gjatë 1 muaj qëndrimi të stafit mjekësor shqiptar, kishte pasur edhe klientë të tjerë, që ishin ndierë të bezdisur nga ajo që ndodhte, sipas rrëfimit të drejtorit të spitalit.

Marrë nga Panorama.com.al

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet hoteli regal luca andriani skandali i mjekeve shqiptare ne itali hoteli regal luca andriani skandali i mjekeve shqiptare ne itali

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj