"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar!
...
Aktualitet
Harbimi me alkool, muzikë e “Bella Ciao”, mjekët shqiptarë pranojnë fajin/ Mediat italiane nxjerrin letrën: E tepruam,
1 Maj 2020, 11:23Nga DOSJA
ITALI- Tashmë është kthyer në telenovelë në të gjitha mediat italiane, historia e ekipit të 30 mjekëve shqiptarë që u dërguan një muaj më parë nga qeveria shqiptare për të ndihmuar në vijën e parë në luftën kundër COVID-19. 10 prej tyre u gjobitën një natë para largimit nga policia, pasi pronari i Hotelit ku ata po qëndronin i denoncoi se kishin bërë potere në ambientin ku qendronin. Muzikë, alkool, këngë mes tyre “Bella ciao”, mos ruajtje e distancës ishin arsyet pse ata morën një gjobë të majme prej 500 eurosh në rrugën pa lavdi të kthimit. Sot, mediat italiane shkruajnë se mjekët tanë i kanë dërguar një letër autoriteteve italiane përmes delegacionit ku shprehin keqardhjen e tyre për këtë incident.
Pjesë nga letra e botuar në mediat italiane:
Për fat të keq, në hotelin ku ishim vendosur në Breshia lejuam që ta tejkalonim me shprehjen e kënaqësisë për punën e kryer dhe për rezultatin negative në testin e tamponit të dytë, pa e kuptuar që po shkaktonim shqetësime. Duke pranuar që forcat e rendit por kryenin detyrën e tyre, jemi sinqerisht të hidhëruar për çka ndodhi dhe kemi dërguar një letër ku shpjegojmë gjendjen e veçantë shpirtërore në të cilën ndodhemi, me shpresën se përligjjet tona do të pranohen nga autoritetet italiane.
Ditën e djeshme,në mediat italiane dhe ato shqiptare bëri bujë lajmi se 10 nga mjekët tanë të dërguar në Itali u gjobitën me 500 euro për thyerjen e rregullave. Dosja.alintervistoi ekskluzivisht gazetarin Giuseppe Spatola, i cili rrëfeu të gjithë atë që kishte ndodhur përfshirë edhe disa ndodhi të pahijshme në spitalin ku ata shërbenin. Në disa media shqiptare, pranë qeverisë, disa prej tyre mohuan të kishin thyer rregullat dhe thanë se e gjitha është sajesë e mediave shqiptare, pa marrë parasysh se i gjithë raportimi është bazuar në përkthimin e artikujve të mediave italiane. Tashmë, ata e pranojnë vetë atë që ka ndodhur dhe kështu mund të biem të gjithë në paqe.
(F.g/dosja.al)
1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:
TIRANË– Kreu i Partisë Socialiste në Mat, Hasan Pasha i ka dalë në mbrojtje gazetares Mira Kazhani, të cilës iu zbulua rroga që merrte tek UKT-ja. Në një p...
Tiranë- Infermierja shqiptare Sonila Luga, e cila dha ndihmën e saj në spitalin e Breshias në Itali, ka treguar së fundmi se fjalët e së bijë e kanë prekur shum...
Shqipëri- Durrësi, Hasi, Kavaja, Vlora, Puka, Rrogozhina, Tropoja dhe Mallakastra nuk kanë asnjë të infektuar me COVID-19. Ministria e Shëndetësisë bëri me dije...
TIRANË– Ministri Blendi Klosi ka deklaruar se në 10 metra katrorë në bregdet do të lejohen të qëndrojnë vetëm 4 persona, ndërkohë që theksoi se ka nj...
DURRES- Dosja.al ka arritur të mësojë se 3 armët që janë përdorur në vrasjen e vëllezërveHaxhia në Durrës dhe tek ekzekutimii 2 marsit 2020, ku u vranë Anxhelo ...
TIRANË– Drita Hysa, kryefamiljarja e shtëpisë në Qinam që u grabit ditën e sotme nga disa persona të armatosur ka rrëfyer tmerrin që ka jetuar nga hajdutët...
TIRANË-Ministri i Turizmit dhe Mjedisit Blendi Klosi ka treguar në Abc Neës si do të jetë sezoni turistik në Shqipëri. Ai tha se të parat që do hapen janë ...
TIRANË– Numri i të infektuarve me Covid-19 në Shqipëri ka shkuar në 782, pasi gjatë 24 orëve të fundit janë shënuar edhe 9 të tjerë të prekur me koronaviru...
DURRES- Ashtu siç edhe u dyshua fillimisht, policia dhe prokuroria vijojnë t’i qëndrojnë të njëjtës pistë se vrasjet e fundit në Durrës kanë si motiv pri...
TIRANË– “Organi i parë që prek koronavirusi është zemra .” Kështu ka deklaruar mjeku kardiolog në spitalin e Parmës në Itali, Giampaolo Palma.Në një ...