LIVE UPDATES
Aktualitet

Shifrat e të prekurve nga COVID rriten, kujdesi i qytetarëve zbehet. Sociologu: Qytetarët janë lodhur nga pandemia, ka dhe s

5 Gusht 2020, 18:58 Nga DOSJA
Shifrat e të prekurve nga COVID rriten, kujdesi i qytetarëve zbehet.

TIRANË- Në Shqipëri vazhdon të përhapet me shpejtësi epidemia COVID 19. Përditë shënohen disa vdekje dhe disa dhjetëra të infektuar të rinj. Por, studiuesit e shoqërisë shqiptare vërejnë se sa më shumë shtohen viktimat, aq më tej pakësohen masat mbrojtëse të qytetarëve ndaj korona-virusit. Një karantinë e gjatë shëndetësore në mars dhe prill paralizoi gjithçka në Shqipëri dhe qeveria premtoi të dëmshpërblente punëtorët dhe bizneset e mbyllura për shkak të pandemisë.

Ndërsa sot kur shifrat e viktimave janë 6-fishuar, afro 180 të vdekur dhe mijëra të infektuar të tjerë, kur dy spitalet covid janë plot me të shtruar, rrugët e Tiranës i ngjajnë një dite thuajse të zakonshme para se të shfaqej pandemia. Sociologu Gëzim Tushi thotë se për paradoks nga një anë kemi rritje dhe përhapje intensive të COVID-19 dhe me pasoja edhe më shumë tragjike se sa në pranverë, por nga ana tjetër kemi një mendjelehtësi dhe shpërfillje të qytetarëve, që sillen me virusin në mënyrë kaotike.

“Kemi kaluar panikun dhe hutimin e përgjithshëm në mars-prill. Ishte një paranojë dhe frikë që i izoloi të gjithë, gati u bunkerizuam në shtëpi duke e perceptuar fare pranë rrezikun e COVID-19. Atëherë numri i viktimave dhe përmasat e pandemisë ishin shumë më të ulëta krahasuar me sot. Por sot numri i viktimave është disa herë më i madh dhe frika e kujdesi janë shumë më të ulëta. Ky ekuacion i zhdrejtë do të sjellë pasoja shumë të rënda” – thotë zoti Tushi.

Kohëzgjatja prej 6 muajsh nga marsi deri në gusht e në vazhdim mund të jetë një faktor i lodhjes së qytetarëve, thonë ekspertët. Por është e pafalshme sipas tyre, që qytetarët po shpërfillin me mendjemadhësi edhe këshillat e mjekëve dhe përfaqësuesve të shëndetësisë publike. Koronavirusi po i ndëshkon përditë për këtë sjellje të papërgjegjshme, thonë ata, duke marrë jetë njerëzish dhe duke mbushur spitalet në kufijtë maksimalë.

“Ndërvarësia sociale është burimi kryesor i këtij infeksioni. Kudo në rrugët e Tiranës dhe Shqipërisë sot distancimi fizik e social kanë marrë një karakter negativ. Një pjesë e njerëzve janë skeptikë ndaj masave, shoqëruar kjo me disa legjenda urbane apo teorive konspirative për ekzistencën e virusit, por është fakt se vdekjet prej tij dhe shtrimet në spital janë shumëfishuar” – thotë zoti Tushi.

Qytetarët kujtohen ër pandeminë dhe rrezikun e saj vdekje prurës vetëm kur duhet të hyjnë në ndonjë bankë, ose zyrë poste dhe kur u del përpara ndonjë kamera televizive, e vendosin maskën formalisht për disa minuta. Nuk është puna se nuk ka informacion, por qytetarët refuzojnë masivisht të zbatojnë disa rregulla të thjeshta për të shpëtuar jetën e tyre dhe fqinjëve që i rrethojnë në komunitet, duke shfaqur një mungesë të theksuar të kulturës shëndetësore dhe qytetare, thotë zoti Tushi.

“Kam përshtypjen që edhe informacioni mediatik ka nisur të bëhet i mërzitshëm, jepen disa statistika të thata, përmenden disa shifra me vdekjet, testet dhe shtrimet. Më duket se kjo monotoni në informacionin mediatik dhe mjekësor po ndikon në një uniformitet, barazitarizmi dhe mendësinë nënvlerësuese se “mediat kështu e kanë” etj. Kjo është shumë e gabuar dhe sëmundja është aty, sepse shkëmbehemi përditë me autoambulanca dhe dëgjojmë përditë mbi viktimat e tij” – thotë sociologu Tushi.

Shumë ekspertë menduan në pranverë se pas pandemisë së covid-19 asgjë nuk do të ishte më si më parë në zakonet e jetës komunitare, por në fakt, në Shqipëri gjithcka është si më parë, klubet janë plot, dhe njerëit nuk zbatojnë as dy rregulla minimale distancimi, duke rrezikuar veten dhe të tjerët.

Buletini i mëngjesit i Institutit të Shëndetit Publik tani del pasdite, ndërsa institucionet shtetërore nuk po bëjnë asgjë më shumë se sa numërimi i infektimeve, thirrjet publike për kujdes nga virusi dhe ndalimin e muzikës nëpër lokale, të cilat edhe në heshtje, sërish mbeten plot me klientë të pakujdesshëm.

(Marrë nga VOA)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet gezim tushi masat kunder covid 19 gezim tushi masat kunder covid 19

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj