LIVE UPDATES
Aktualitet

Covid-19 vë në panik fëmijët, Kevi i vogël u jep të gjithë lajmin e keq përmes telefonit, mamaja e Anjas: Luftë e madhe

5 Gusht 2020, 17:19 Nga DOSJA
Covid-19 vë në panik fëmijët, Kevi i vogël u jep

Është mërzitur në shtëpi dhe atëherë që dalim në park i themi të rrije larg të gjithëve” tregon Aneda, nëna 6 vjeçares, Anja.

Ajo thotë se Anja është një fëmijë shumë aktive dhe para pandemisë jeta e saj ka qenë e mbushur me aktivitete. Ishte në kopësht, merrte kurs vallëzimi dhe dilte gjatë gjithë kohës me familjarët. Në fillim të pandemisë ishte e lumtur sepse nuk kishte pse të zgjohej herët dhe i pelqente të rrinte në shtëpi të shikonte kukulla. Për një kohë të shkurtër familjarët e saj vunë re se ajo po fillonte të bëhej nervoze dhe qante sa herë dëgjonte të flitej për virusin.

E ëma i tregon Gazetës “Si” se javën e dytë e më pas ka qenë “një luftë” e madhe me vajzën.

“Donte të dilte për të luajtur në park a në lagje dhe kur i thonim se asnjë nuk del, ajo mendonte se nuk duan të tjerët të luajnë me të. Nuk merrej më me kukullat e saj dhe nuk shikonte televizor. Çdo lojë tashme i dukej kot” tregon ajo.

Ajo na thotë se Anja e di që virusi po vret shumë njerëz në botë dhe kjo e ka mërzitur dhe trembur shumë ndoshta dhe nga çdo gjë që ka dëgjuar për Covid-19.

Por a duhet të ketë një mënyrë për t’ju folur fëmijëve rreth kësaj teme?

Psikologe Lorela Garuli thotë se fëmijët janë në dijeni të asaj që po ndodh me coronavirusin dhe “nëse ne si të rritur nuk i sqarojmë se çfarë po ndodh, ata vetë mund të dalin në përfundime më alarmante sesa e vërteta”, kështu që për këtë arsye, në radhë të parë, të rriturit, prindërit, duhet të informohen nga burime të sakta e të sigurta siç është OBSH-ja përpara se t’i shpjegojnë fëmijës situatën dhe të mundohen të tregojnë aq sa një fëmijë duhet të dijë dhe në formën që duhet ta dije.

Prindërit dhe të rriturit duhet të flasin me fjalë që janë të njohura dhe familjare për fëmijët si psh: grip, ftohje, kollë, temperaturë e jo në terma që fëmijët mund të mos i kuptojnë, pasi ankthi nga e panjohura është shumë i rrezikshëm.Për këtë arsye është e nevojshme të flitet, të kuptohet rëndësia e situatës, duke mos bërë sikur nuk po ndodh gjë, por edhe duke mos shtuar frikën dhe trembjen” thotë Lorela.

Psikologia thekson gjithashtu se duhet ti nxisni fëmijët të heqin cdo paqartësi duke ju pyetur dhe jo duke kërkuar përgjigje nga burime të tjera informacioni. Nëse pyesin psh a ka kurë, mund t’i shpjegoni që shkencëtarët po përpiqen ta gjejnë, por ndërkohë duhet të ndjekin rregullat përkatëse të higjienës.

“Përpiquni të jeni vetë të qetë, emocionet e fëmijëve janë pasqyrë e tuajave” thotë Lorela.
Ajo këshillon që të mos flisni më shumë sesa duhet për këtë temë dhe kur ta bëni, “tregojini për numrin e njerëzve që kanë qenë të infektuar, por janë shëruar, është shumë e rëndësishme të mos humbet besimi” përfundon  Lorela.

Kevi dhe Alan jane dy vëllezër, njëri 5 vjec e tjetri 3 dhe jetojnë në periferi të Tiranës me prindërit e tyre. Sipas asaj që thotë Nela, mamaja, pandemia i ka ndryshuar totalisht.

“Janë bërë shumë keq, bërtasin nëpër shtëpi dhe qajnë shumë. Zihen me njëri-tjetrin dhe me ne. Nuk duan ta kuptojnë se nuk janë gjërat si më parë dhe madje shumë herë na fajësonin ne për këtë fakt.” thotë Nela.

Ajo tregon se si ajo edhe bashkëshorti i saj kanë qenë shumë në ankth gjatë pandemisë dhe kjo bënte që të transmetohej dhe tek dy fëmijët e tyre të cilët merrnin gjithë energjinë negative të prindërve.

Ky vit do të jetë hera e parë për Kevin që nuk do bëjë pushime dhe kjo është shumë për të që mezi i pret. Madje Nela na thotë që ai sa herë që flet në telefon me njerëzit e tyre ju jep lajmin e keq “këtë vit nuk do shkoj me pushime”.

Padyshim ka shumë fëmijë që ndjehen njësoj dhe nuk arrijnë dot të ambientohen me mënyrën e re të jetesës. Për këtë, psikologe Arjana Muça thotë se zhvillimi i fëmijës është i lidhur ngushtë me mjedis ku ai rritet dhe se si ndërvepron. Të ndalosh këtë ndërveprim është njësoj sikur bimës ti ndalosh ujin dhe diellin.

Pandemia me izolimin e saj ka filluar të reflektoj problemat e para psikologjike tek fëmijët. Shumica në varësi të moshës kanë probleme me gjumin i cili është një hallkë e zhvillimit të fëmijës” tregon ajo.

Psikologia argumenton se fëmijët kanë nevojë për hapësirën e tyre dhe bisedimi apo dhe thjesht të rrinë me bashkëmoshatarët e tyre është e rëndësishme. Arjana thotë për Gazetën “Si” se nëse do vazhdojmë me shkollat e mbyllura dhe proces mësimor online, do të shohim një shtim të numrit të fëmijëve që do të shfaqin sjellje agresive si rezultat i të qëndruarit brenda dhe pa ndërveprim me njeri-tjetrin plus që të mësohesh me sjellje të reja do kohën e saj dhe mbi të gjitha qetësi.

Frika dhe format e lehta depresive tek fëmijët erdhën dhe si rezultat i reagimit të prindërve të cilët në panik ndaj një virusi të panjohur, përcollen sjelljet e gabuara tek fëmijët” thotë Arjana Muça.

E rëndësishme është të kuptojmë që fëmija ka nevojë për familjen, por mbi të gjitha për mjedisin me të cilin ndërvepron që të jetë i shëndetshëm jo vetëm fizikisht, por edhe mendërisht. Prandaj Arjana Muça këshillon që prindërit duhet të përpiqen sa më shumë t’ju kushtojnë vëmendje fëmijëve dhe të luajnë me ta.

Marrë nga GazetaSi

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet koronavirusi ne shqiperi koronavirusi ne shqiperi

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj