LIVE UPDATES
Ekonomi

Shifrat e çmendura/ 11 koncesionarët fituan 70 milionë euro në 2018-n, sa një e treta e fitimeve të 95 mijë bizneseve të

13 Nëntor 2019, 06:32 Nga DOSJA
Shifrat e çmendura/ 11 koncesionarët fituan 70 milionë euro

Këto fitime janë sa një e treta e asaj që fitojnë 95 mijë biznese të vogla në Shqipëri, që kanë 1-4 punonjës. Sipas të dhënave të Anketës Strukturore të Ndërmarrjeve, fitimet e rreth 95 mijë bizneseve në Shqipëri, që kishin nga 1-4 punonjës ishin rreth 27 miliardë lekë (rreth 215 milionë euro) në vitin 2017 (raporti më i fundit i publikuar nga INSTAT).

Kompania me fitime më të larta është koncesionari i Rinasit, Tirana International Airport. Fitimi para taksave i kompanisë ishte 3.1 miliardë lekë, me një rritje prej 11% në raport me vitin e mëparshëm. Norma e fitimit ka arritur në 49%, pothuajse gjysmën e të ardhurave, me rritje dy pikë përqindje në raport me vitin e mëparshëm.

E dyta është Bankers Petroleum, eksportuesi më i madh në vend, që shfrytëzon me koncesion fushën naftëmbajtëse më të madhe mbi tokë në Europë, atë të Patos Marinzës, që ka rezultuar me një fitim kontabël prej gati 3 miliardë lekësh, sipas të dhënave të publikuara nga Tatimet. Por, kompania nuk deklaron fitimin fiskal dhe si rrjedhojë, ajo nuk paguan tatimfitim. Bazuar në standardet e kontabilitetit, fitimet kontabël janë të ndryshme nga fitimet fiskale. Në bazë të marrëveshjes me qeverinë, shpenzimet kapitale llogariten brenda vitit dhe nuk shtrihen në disa vite, siç ndodh me kompanitë e tjera, çka bën që operatori të rezultojë me humbje fiskale.

Nga koncesionarët e tjerë të vjetër, Durrës Container Terminal kishte 511 milionë lekë fitime para taksave; Aleat, i pasaportave, 505 milionë lekë; SGS Automotive Albania e kolaudimit, 252 milionë lekë; SICPA Security Solutions Albania i pullave fiskale 151 milionë lekë.

Me fitime të larta po rezultojnë dhe koncesionarët e rinj, të cilët po i marrin pagesat direkt nga buxheti i shtetit, duke pasur një kthim të sigurt. “Albanian Highway Concession” që ka fituar koncesionin për ndërtimin, operimin dhe mirëmbajtjen e Rrugës Milot – Morinë, me afat 30 vjet, e miratuar në vitin 2016, por zbatimi i saj filloi vetëm në shtator të 2018, raportoi fitime 908 milionë lekë para taksave, me një normë prej 32%.

“SaniService”, që fitoi në vitin 2015, koncesionin për “Ofrimin e shërbimeve të integruara për setin e personalizuar të instrumenteve kirurgjikale, furnizimin me material mjekësor steril njëpërdorimësh në sallat kirurgjikale, si dhe trajtimin e mbetjeve biologjike dhe dezinfektimin e sallave kirurgjikale”, për një afat 10-vjeçar katërfishoi fitimet në 265 milionë lekë, me një normë prej 15% (para taksave).

“3P Life Logistic”, koncesionari i Ofrimit të Shërbimit të Kontrollit Bazë (Check-Up), kishte fitime prej 90 milionë lekë, me një normë prej 11%.

“DiaVita”, e cila ofron shërbimin e dializës nëpërmjet një koncesioni realizoi rreth 47 milionë lekë, ose 381 mijë euro fitime vitin e kaluar, me një normë prej 7.3%

“Integrated Technology Services”, që po zbaton projektet e inceneratorëve, raportoi të ardhura prej rreth 1 miliard lekësh në 2018-n, nga aktiviteti i inceneratorit të Elbasanit. Fitimet ishin 84 milionë lekë, me një normë minimale prej 7.7%. kompania tjetër Integrated Technology Ëaste Treatment Fier”, që është 100% në pronësi të Integrated Technology Services, raportoi të 2018-n të ardhura prej 955 milionë lekësh dhe po kaq dhe shpenzimet për lëndë të parë dhe të konsumueshme, duke deklaruar një fitim zero, por ajo është nën hetim pasi iguron e para në listën e subjekteve që kanë marrë fatura fiktive blerjeje dhe janë përfshirë në hetimin e Prokurorisë për një skemë të mashtrimit me TVSH. Kompania ka bërë blerje fiktive përmes 164 faturave, që arrijnë në 987 milionë lekë.

Më herët, Monitor publikoi listën e 200 kompanive me fitime më të mëdha në vend, ku rezultoi se koncesionarët kishin normat më të larta të fitimit, me mesatarisht 30%, të ndjekura nga kompanitë që janë të lidhura me tenderët publikë, me rreth 25%. https://www.monitor.al/200-kompanite-me-fitime-me-te-larta-joshja-e-tendereve-dhe-koncesioneve-2/

Biznesi i koncesioneve pritet me rritje, pasi kontrata të reja janë nënshkruar, kryesisht për ndërtimin e rrugëve. Qytetarët shqiptarë do të paguajnë nëpërmjet taksave të tyre në buxhetin 2020 mbi 14.6 miliardë lekë (rreth 120 milionë euro) si pagesa për 14 kontratat koncensionare me PPP. Sipas të dhënave nga Ministria e Financave kjo shumë është 15.8 për qind më e lartë se pritshmëria e këtij viti.

Marrë nga Monitor

J.V/Dosja.al

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

ekonomi ekonomi koncesionet 70 milionë euro fitim përfitimet e 11 koncesioneve koncesionet 70 milionë euro fitim përfitimet e 11 koncesioneve

Sondazh

Poll

Dalin të tjera pamje nga zjarri në parking, zona e rrethuar me polici, banorët në panik

Dalin të tjera pamje nga zjarri në parking, zona e rrethuar me polici, banorët në panik

Dalin të tjera pamje nga zjarri në parkingun e kullës, zona e rrethuar me polici, banorët në panik

Zjarri nisi nga parkingu, dalin pamjet nga djegia e kullës 41-katëshe, zona e mbuluar nga tymi

Momenti i arrestimit të Xhevit Sinanit, vrau gruan e vëllain e tij në Gramsh

Vodhën 8 dyqane dhe banesa, në pranga 16-vjeçari, në kërkim shoku i tij

ME VIDEO- Zbulohen 47 kamera sigurie në Durrës, Shijak dhe Krujë

Nxirrnin inerte pa asnjë dokument, arrestohet administratori i një guroreje në Krujë

Aksioni në Vlorë, policia çmonton 16 kamera sigurie të vendosura nga grupet kriminale

"Meta e ka djalë halle", Kryemadhi flet për Dorian Duçkën: Sa ishte te ne qe në rregull

Me dosje në duar, Shkëlzen Berisha mbërrin në SPAK

"Mik është fjalë e madhe"/ Rama tërheq fjalët: Fola anglisht

Rama: Drejtësia amerikane foli, unë jam ulur në Strasburg me njerëz non-grata

"Mik është fjalë e madhe"/ Rama tërheq fjalët: Fola anglisht për marrëdhënien

Rama: Nezajn e njoha përmes agjentit të FBI-së. Duçka ka punuar pa pagesë për mua

Rama pranon takimet me ish-agjentin e FBI: Ndodhën! Po keqlexohen hetimet për të sfumuar 21 janarin

Dosja e FBI/ Rama: Drejtësia amerikane nuk flet për vrasje nga pakujdesia kur urdhrat i jep shteti!

VIDEO-ja që përgënjeshtron Ramën, në shtator e konsideronte mik ish-agjentin e FBI, sot e tërhoqi

Gjenden 38 kamera të tjera në qytetin e Shkodrës

“Manipulimi”/ Iu prezantua si avokat dhe i mori 1.2 mln lekë një gruaje, arrestohet 54-vjeçari

Aksident tragjik në Fushë Kuqe, përplasen dy makina me njëra-tjetrën, ndërron jetë në vend 2-vjeçari

Kanabis i kultivuar në vazo, pamje nga vila në Shijak që ishte kthyer në 'shtëpi bari'

Aksident i frikshëm në Lezhë, 3 automjete përplasen kokë më kokë, një person në gjendje të rëndë

Hoxha në Drejtori: Rama e Berisha tu përgjigjen fëmijëve të të vrarëve, Garda ekzekutoi të pafajshëm

Artan Hoxha batuta nga dera e Drejtorisë së Policisë: Jam me pallto leshi se do rri gjatë

Me pistoletë në brez e 7 fishekë, 'Shqiponjat' kapin 26-vjeçarin në Tiranë

Përfundon mbledhja e Këshillit të Sigurimit, Rama largohet nga Presidenca

Banesa në rrezik nga rrëshqitja masive e dherave në Durrës

Operacioni 'Mjedisi' në Krujë, vihen në hetim 5 persona, administratorë të 5 guroreve

Rruga e Arbrit ishte e bllokuar, Policia: Kemi shtuar masat, duam të parandalojmë aksidentet

Qindra makina të bllokuara në të ftohtë, ç’po ndodh në Rrugën e Arbrit

Meta s'pritet si kryetar i 'Partisë së Lirisë' në Elbasan, demokratja: Ftojmë Presidentin e vendit

Magazina me dhjetëra bidona plastikë ne Kukes, mbaheshin lëndë radioaktive natyrore dhe kimike

Rrëmbyen dhe plagosën 39-vjeçarin, arrestohen 4 famijarët në Sarandë

Veshur me tuta, si u kap 'Kili' në vilën e Ramazan Rrajës, oficerët kërkojnë me detektorë në Nikël

Drejtonte pa leje drejtimi automjetin, me shpejtësi 216 km/h, vihet në pranga 18-vjeçari

Shi dhe erë e fortë, çfarë po ndodh në Fier, 'stuhia' mbërthen qytetin

Moti i keq përmbyt Lezhën, uji mbulon rrugët, qarkullimi i makinave thuajse i pamundur

Me çantën 'Gucci' në dorë, Elvis Roshi 'lufton' me erën e gazetarët...për pak i bie pemës

Arrestohen 3 hajdutët e bizneseve në Shijak, një tjetër shpallet në kërkim

Lezha e përmbytur, uji futet në hyrje pallatesh dhe oborret e shkollave

Rama nga Davos: Ju prezantoj me shqipet që mbrojnë Zvicrën

Operacioni “Wanted”/ Policia arreston 4 persona në Vlorë

Përroi bllokon makinën, banorët e zonës shpëtojnë familjen me 5 anëtarë në Lezhë

Braçe: Nëse dikush do të ndërtojë projekt në tokë të tjetër kujt, s’ka pse bëhet shteti pjesë fare

‘Shpërthen’ Shehi: Kamionët me drogë kalojnë nga Rapiskani, turp për qeverinë e para vitit 2013

"Zemërohet" Vjosa! Pamjet e rrjedhës pas reshjeve të dendura, apel për të monitoruar situatën

Terren i VËSHTIRË- Momenti kur shpëtohet 43-vjeçari që po kërkonte thesarin në Gramsh

Proteste per Luiz Ejllin

Protesta per Luiz Ejllin te Top Channel

Momenti kur peshkarexha “Geni” kapet duke u furnizuar me naftë nga anija libiane