LIVE UPDATES
Aktualitet

SHERRI/ E mbyllin në spitalin e burgut si të sëmurë mendor, djali: Prej 2 vitesh i mbyllur për shkak të një konflikti pro

10 Mars 2021, 21:21 Nga DOSJA
SHERRI/ E mbyllin në spitalin e burgut si të sëmurë mendor,

PËRMET- Djali i Drini Elezi, tregoi për emisionin “Stop”, se babai i tij ka 2 vite, që qëndron i mbyllur në burgun e Zaharisë, ku trajtohet si i sëmurë mendor, për shkak të një konflikti pronësie. Gjatë një sherri banal, Elezi ka hedhur disa fishekë në oborrin e komshinjve.

“E kanë çuar në burgun e Zaharisë për trajtim të detyruar mjekësor, në një moment që ai nuk ka nevojë për një gjë të tillë. Historia ka lindur kur im atë është kthyer në shtëpinë e vjetër në Përmet për të jetuar atje, për të ndërtuar diçka për jetën e tij. Konflikti ka lindur për shkak se familjet që ndodhen aty aktualisht kanë dëmtuar në tokën tonë të mbjellat dhe si rezultat i kësaj, duke e mbledhur gjëra të tjera dhe duke mos e pranuar këtë rikthim të tij në fshat ata janë munduar që t’i bëjnë problem në mënyra të ndryshme, duke i ndërprerë ujin, duke i bërë padrejtësi, duke e acaruar në mënyra të ndryshme. Në moment që im atë i shkon aty ku s’mban më dhe bën një akt që mund ta quajmë disi penal. Në fshat ka pasur municione më parë dhe ai i ka mbledhur duke qenë se ka qenë vetë polic më përpara. I ka mbledhur me idenë që do t’i dorëzojë në rajonin e policisë kur të zbriste poshtë në Këlcyrë, gjë që është standarde dhe ai e di brenda rregullave. Duke qenë i nxehur ai ka vajtur dhe ka hedhur disa fishekë që as nuk kanë shpërthyer apo kanë dhënë asnjë lloj dëmi tek shtëpitë e personave me të cilët kishte probleme. Një prej personave me mbiemër Kolleshi, të cilët kanë bërë kallëzimin në polici. Policia e ka shoqëruar në rajon, e kanë mbajtur aty derisa ka dalë para gjykatës”, tha djali.

Si vepër penale, akti i tij klasifikohet si kundravajtje, që dënohet me gjobë deri në një vit burg. Por Prokuroria e Përmetit dhe Gjykata dyshohet të jenë bërë palë dhe të fusin në burg Drini Elezin, duke e trajtuar si të sëmurë mendor edhe pse ai nuk ka probleme të tilla.

Avokati i Elezit, Eduard Mullaraj, tregoi, se çfarë ka ndodhur me këtë proces, në të cilin nuk ka asnjë provë që tregon se Drini Elezi mund të vuajë nga çrregullime mendore.

“Pasi është arrestuar, i është nënshtruar një raporti dy eksperteve psikiatre të thirrur menjëherë nga Instituti i Mjekësisë Ligjore dhe menjëherë është vendosur që në momentin e parë që ky shtetas duhet t’i nënshtrohet mjekimit të detyruar në spitalin e Zaharisë”.

Shkak i gjithë konfuzionit janë bërë ekspertët mjeko-ligjorë, të cilët kanë hartuar një akt fiktiv, për të lënë Drini Elezin në një burg spitalor. Ky akt përbëhet gjithsej nga 3 fletë dhe nuk ka fakte shkencore apo prova që të mbështesin që Elezi ka probleme mendore. Anamneza e Elezit nuk tregon për asnjë sëmundje dhe ajo është bosh.

“Gjashtë muajt e parë këtij i dhanë një mjekim të detyruar. Pastaj ky i refuzoi me forcë përdorimin e medikamenteve dhe që atëherë ia ndërprenë dhe i jepnin ca qetësues sa për ta mbajtur atje. Ky shtetas kreu një kundravajtje penale për të cilën ashtu siç e ka ligji mund të ishte nga gjobë deri në një vit. Ajo që ka bërë ai konsiderohet kanosje dhe është nga gjobë, deri në 1 vit”, tha avokati.

Akti i ekspertimit privat i bërë nga familjarët tregon që Drini elezi po mbahet me forcë atje pasi në konkluzione thuhet se ai nuk ka pasur çrregullime mendore.

“Unë kam këtu, grafikun e seancave deri tani. 14 deri tani duke filluar nga Përmeti dhe deri në Gjirokastër këto dy mjeke nuk i kam parë asnjëherë. Gjykata nuk i ka detyruar këto shtetase që të vijnë në seancë gjyqësore. Të dështojë procesi gjyqësor për një shtetas që ndodhet me të padrejtë në një institucion.

Nëse do më pyesni mua se kush duhet të përgjigjet për këtë, ata që kanë ndëshkuar, që kanë marrë dhe kanë hedhur një firmë në mënyrë të kundraligjshme për këtë shtetas duhet të mbajnë përgjegjësi, por ligji e shmang këtë dhe i paguan shteti dëmshpërblimet për këtë shtetas që qëndron në këtë burg me të padrejtë. Nëse do ishte padi civile e drejtpërdrejtë këtyre dhe këto shtetase sa të kenë jetën sëbashku me familjen e tyre nuk do ishin në gjendje të paguanin dëmshpërblimin për këtë shtetas pasi i kanë marrë jo vetëm jetën”, tha avokati.

Odiseja ka vazhduar me 14 seanca gjyqësore të shtyra, pasi dy ekspertët e Institutit të Mjekësisë Ligjore nuk vijnë në gjyq.

Gazetari: Tani dua të të pyes për diçka!

Roja: Po!

Gazetari: Anila Kazaferi dhe Ilda Aliko, punojnë këtu ë…?

Roja: Po!

Gazetari: Vijnë përditë?

Roja: Janë mjeku-ligjorë, sidomos ditën e premte s’mungojnë kurrë, se është ditë vizitash me të dënuarit.

Marrë nga: Tvklan

(a.k.dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet drini elezi drini elezi

Sondazh

Poll

Pas më shumë se katër orësh, qytetarët vijojnë protestën rrugëve të Kryeqytetit

Pas më shumë se katër orësh, qytetarët vijojnë protestën rrugëve të Kryeqytetit

Gjesti i veçantë i protestuesit, u dhuron lule efektivëve në shenjë solidariteti për policin e vrarë

Pas tre orësh protestë, turma vijon qëndresën: Dorëheqje!

Prej më shumë se tre orësh para Kryeministrisë, protestuesit ndezin flakadanë

"Kush s'kërcen nuk është shqiptar o hej"/ PAMJE me dron nga protesta madhështore për Zvërnecin

Thirrja e qytetarit të Rrjollit: Hajde rini, merre situatën në dorë dhe drejto vendin

Me flamuj dhe pankarta në duar, qytetarët e Durrësit sërish protestë për projektin në Zvërnec

Tentoi të futej në Kryeministri, protestuesja bën simbolin e shqiponjës

"Ne i duam parqet, lodrat, natyrën"/ Vogëlushi në protestë thirrje: Mbrojini për ne!

Protesta kundër projektit në Zvërnec/ Brohoret turma: Edi Rama o tradhtar, duhet lidhur me litar

Protesta për Zvërnecin, qytetarë mbajnë 1 minutë heshtje për efektivin e vrarë në krye të detyrës

"Ruani qetësinë, Ramën ta zhdukim me të mirë"/ Tensione në protestën kundër projektit në Zvërnec

PAMJE nga protesta madhështore kundër projektit në Zvërnec/ Oshëtin bulevardi: O pallosh o zagar

Mijëra protestues në shesh thirrje ndaj kryeministrit Rama: Duam dorëheqje

Protesta për Zvërnecin, babai i Martin Canit i bashkohet protestuesve në shesh

Mijëra qytetarë në Bulevard/ Thirrje kundër Ramës dhe Berishës: U ka ardhur fundi, në burg

Balla nga Kuvendi: Greqia u ka borxh shqiptarëve marrëveshjen për pensionet

Dita e 5-të e protestës për Zvërnecin/ Nis marshimi drejt bulevardit: Revolucion

Balla ‘thumbon’ Berishën: U trembe nga protestuesit që erdhën te selia e PD-së dhe ndryshove qëndrim

"Na keni ça k***"/ Noizy shpërthen keq ndaj protestuesve: Nuk po e shet njeri Shqipërinë!

'Zvërneci'/ Berisha: Ju jeni mafie si në Beograd. Të gjitha dokumentet ju i shumëzoni me zero

Berisha: Pse e fshihni kreun e Meduzës. Tokat në Zvërnec i ka rrëmbyer Pjerini nga Lezha dhe Agaçi

Reperi Gashi mbështet protestat për Zvërnecin: Fëmijët tanë nuk janë mysafir në tokën e tyre

Këngëtarja Bebe Rexha vlerësohet me cmimin “Female Icon Award 2026”

Banorët dhe pushuesit përballen me fenomenin e pazakontë në Ksamil

"Ktheni ligjin për investimet strategjike" Bozdo në Kuvend: Betonizuat bregdetin e jugut...

Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit: Të rinjtë po protestojnë kundër jush, mbani përgjegjësi

"Marksist-leninist i vogël'! Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit:

Ngjarja e rëndë në Maliq/ Autori transportohet drejt Tiranës, familjarët: Çfarë i bëre?!

Berisha: Xhelati Rama u vë protestuesve paqësorë, topat e ujit që gjuajtën edhe foshnjën në karrocë

Berisha-Piro Vengut: Dezertove nga ushtria dhe mashtrove se je pasardhës i Marko Boçarit

Fshihej në një zonë të pyllëzuar, ja vendi ku u gjet autori i ngjarjes në Maliq

"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS!

Bido i kthehet opozitës: Ku ishit ju më 30 maj që nuk folët për Zvërvecin?

“Keni paralajmëruar anti-miting në Vlorë”, Berisha thirrje Ramës: Anuloje, është praktikë fashiste

Deputeti i “Lëvizjes Bashkë”: Rendi i ditës së sotme është kërkesa për dorëheqjen e qeverisë

U plagos në operacionin për kapjen e një personi në kërkim, mbërrin te Trauma polici

Vrasja e efektivit të Policisë në Korçë, Kuvendi nis me një minutë heshtje

Vrau një efektiv dhe plagosi një tjetër, mbërrin në spital autori

Reshjet përmbytin rrugët e Shëngjinit, vështirësi në qarkullimin e automjeteve dhe këmbësorëve

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Protestuesit marshojnë drejt zonës së Bllokut, qytetarët e tjerë nuk iu bashkohen #dosja #protesta

Protesta nuk ka të ndalur, qyetarët bllokojnë rrugën te Ura e Tajvanit, thirrje në kor policëve

Nga Sheshi tek Banka, qytetarët bllokojnë rrugën: Edi Rama ka mbaru

Qytetarët nuk ndalen në protestë/ Bllokojnë rrugën te selia e PS-së, ulen në gjunjë

Vazhdon protesta për Zvërnëcin/ Protestuesit ngren nga kafet qytetarët te Opera

E mbuluar me flamurin kuq e zi, e reja shfaqet me foshnjën në krah gjatë protestës

"Edi Rama jep dorëheqjen/E reja nga protesta:Ka ardhur koha të shkosh me Berishën te Veliaj dhe Meta

Qytetarët protestë në Vlorë për Zvërnecin, me pankarta në duar marshojnë drejt Sheshit të Flamurit

Dy orë protestë, bulevardi plot qytetarë ndriçohet nga blicat e telefonave: Jep dorëheqje