Plagosje në Tiranë/ Po pinin alkool në lokal, Eljot Xhafa qëllon me thikë 60-vjeçarin
Plagosja me thikë në Tiranë/ Autori, me precedent të mëparshëm penal (EMRAT) 12 Tetor, 19:46 Pla...
Plagosja me thikë në Tiranë/ Autori, me precedent të mëparshëm penal (EMRAT) 12 Tetor, 19:46 Pla...
Qeveri teknike si e vitit 2017? Berisha: Ai ishte model i dështimit të plotë! Një qeveri teknike me Ramën kryeminist&eu...
Iu gjet në makinë armë dhe tritol/ Zbardhet identiteti i 39-vjeçarit shqiptar të arrestuar në Athinë, ishte...
"Mirënjohje Orban-it për mbështetjen e palëkundur"/ Rama: Nënshkruam dy marrëveshje bashkëpunimi 11 Tetor, 1...
TIRANË – Disa harrojnë ku kanë parkuar makinën dhe kërkojnë ndihmë për ta gjetur. Të tjerëve ju humbasin shpesh e më shpesh biçikletat. Dikush harron kuletën në lokal dhe kur kthehet nuk e gjen më.
Denoncime nga më të çuditshmet regjistrohen në polici për humbje qeni, të maces, të ikjes së gruas, zhdukjes së burrit, largimit të fëmijës. Humbje e testamentit. Vjedhje e ushqimeve në dyqane, të tendave të lokaleve. Por prisni, këto që renditëm sa më sipër janë më të zakonshmet që regjistrohen përditë nga dhjetëra agjentë që mbajnë shënim ankesat e qytetarëve në gjashtë komisariate në kryeqytet.
Një burrë ka denoncuar në polici humbjen e dhëmbëve. Dhe këtë denoncim të rrallë e ka mbajtur shënim agjenti i krimeve në komisariatin numër 3 në Tiranë, i cili siç kuptohet ishte në dilemë nëse duhet ta hetojë çështjen për vjedhje të dhëmbëve apo për dëmtime të tjera me dashje. Burime të Gazetasi.al hedhin dritë mbi denoncimin e rrallë, që pavarësisht veprimeve të policisë, ka pak shpresa që dhëmbët protezë të gjenden.
Pensionisti K. L u paraqit në komisariatin numër 3 sipas burimit zyrtar të Gazetasi.al dhe ka kërkuar që të ushtrohen kontrolle. Ai pretendon se i hoqi dhëmbët teksa po bënte sherr me komshiun, pasi i kishte vendosur një kon ku e paralajmëronte se nuk duhet të parkonte poshtë pallatit të tij.
“Jemi komshinj dhe dola për t’i kërkuar llogari fqinjit një djalë i ri që shpesh i kam thënë të mos parkojë në vendin tim. Për këtë arsye kam vendosur një kon. Dola t’i kërkoja llogari për konin, dhe ai më tha që po e kishte hedhur në kosh të plehrave, pasi parkimi ishte për të gjithë banorët. Gjatë sherrit pasi u qëlluam, vërejta që më humbën dhëmbët e poshtëm që i kam protezë. Saktësisht nuk e mbaj mend nëse i hoqa para se të bëja sherr, apo më ranë kur u grinda”.
I moshuari, me prejardhje nga Leskoviku thotë se kontrolloi në vendin ku u konfliktua, në trotuar dhe ngado por pa asnjë rezultat.
“Dyshoj që mos i gjeti komshiu dhe nga inati i flaku në plehra atje ku kishte hedhur konin. Por këtë gjë nuk e pashë me sytë e mi, kështu që edhe për këtë nuk jam komplet i sigurt”, shton në polici i moshuari.
Teksa pensionisti shton se nuk ka shenja në trup nga sherri me 30 vjecarin, dhe nuk do që I riu të ndiqet penalisht për mosëmarrëveshjen, kërkesa e tij është vetëm një. Më gjeni dhëmbët
Burimi pranë policisë së shtetit sqaron se të dyzuar për veprimet që duhet të kryheshin në vazhdim, agjentët e gjetën zgjidhjen. Thërritën në komisariat fqinjin. Megjithatë ai mohoi të kishte dijeni apo t’i kishte parë ndokund dhëmbët e të moshuarit.
“Nuk është e vërtetë ta kem qëlluar. Ne jemi grindur veç me fjalë për konin e parkimit që në nerva e sipër e mora dhe e flaka tek koshi i mbeturinave. Për këtë gjë jam penduar dhe kërkoj falje meqenëse fqinji është i moshuar dhe pensionist. Veçanërisht meqenëse kemi marrëdhënie shumë të mira të dyja familjet dhe shpresoj që ky incident të mos ndikojë në miqësinë tonë. Për dhëmbët nuk kam asnjë dijeni. Pasi mbas sherrit me fjalë, unë hyra në banesë së bashku me fëmijët e mi”, deklaron i riu në polici.
Të ndodhur në këtë situatë agjentët shkruajnë në procesverbal se për efekt të hetimeve, i kryen ekspertim të moshuarit ku dhe konstatuan se ai nuk kishte shenja dhune veçanërisht në fytyrë dhe se i mungon proteza e poshtme e dhëmbëve, që është objekt i këtij hetimi të vështirë dhe të rrallë.
Marrë nga: GazetaSi
(A.k.dosja.al)
1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:
TIRANË- 17 të vdekur dhe 631 raste të reja me koronavirus. Ky është bilanci i Covid-19 në Shqipëri gjatë 24 orëve të fundit. Ministria e Shëndetësisë në pë...
ITALI– Mega-operacion në Itali dhe Spanjë! 17 persona, mes tyre edhe shtetas shqiptarë kanë përfunduar në prangat e Policisë pasi janë arrestuar si pjesë ...
ELBASAN- Një 35-vjeçar, i cili ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar, është arrestuar ditën e sotme. Policia bën me dije, se në pranga ka rënë T.(I). K.,...
BERAT– Një zjarr që përfshiu tre banesa në Berat, dy ditë më parë u mori jetën dy qytetarëve. Gazetarja, Eneida Petrova thotë se shtëpitë muzeale të Berat...
TIRANË– Një vajzë e re e cila nuk tregoi identitetin e saj, foli rreth vështirësive që po përjeton nga pandemia e koronavirusit, pasi ajo punonte si ...
DIBËR– I gjithë vendi ynë është përfshirë nga reshjet e shiut dhe dëdorës si dhe ka pësuar ulje temperaturash. Sipas MeteoAlb mëngjesi nisi me vranësira dh...
TIRANË– Ditën e sotme Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu ka marrë dorëzimin e një skaneri CT me vlerë 750,00 mijë euro nga ambasadori i Bas...
TIRANË-Policia e shtetit, gjatë orëve të fundit ka gjobitur 791 persona të cilët nuk kanë respektuar masat anti-Covid.Gjatë 24 orëve të fundit, Patrullat e...
Një amerikane e moshës 35 vjeç që jeton dhe ka biznes të jogës në Tiranë, është ndier aq e fyer dhe e bezdisur nga një shtetas kinezo-kanadez, saqë e vet...
TIRANË– Ministria e Jashtme konfirmon se pika kufitare e Kapshticës do të qëndrojë e mbyllur deri më datë 22 mars 2021, për shkak të pasojë së krijua...