Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital
3 Qersho...
Aktualitet
Shembja e skelës nga pallati, reagon Sindikata: Shkak, mungesa e sigurisë teknike në punë
16 Gusht 2019, 15:51Nga DOSJA
TIRANË- Pas ngjarjes së rëndë ndodhur 2 orë me parë në rrugën “Faik Konica” në Tiranë, ku humbën jetën dy punëtorë, të cilët ranë nga skela ku po punonin, ka reaguar Konferderata e Sindikatave të Shqipërisë, ku është shprehur se mungesa e kushteve teknike në punë ka shkaktuar tragjedinë e radhës.
Sipas reagimit të sindikatës, punonjësit janë rrëzuar nga skela dhe janë dërguar me urgjencë në spital ku dy prej atyre qe kane mbijetuar ndodhen në gjendje të rëndë ku shkak i aksidentit sipas saj, kanë qenë mungesa e kushteve teknike në punë, ndërsa shton se Inspektoriati i Punës është ende me pushime.
“Mungesa e kushteve te sigurise teknike ne pune per pak shakton tragjedine e radhes.Kater punonjes ndertimi qe po punonin per rikonstruksionin e nje fasade ne nje pallat ne rrugen Faik Konica jane rrezuar nga skela. Ata jane derguar me urgjence ne spital dhe gjendja e tyre paraqitet e rende. Shkak i aksidentit eshte mungesa e sigurise teknike ne pune. Ky aksident ne pune ka ndodhur vetem pak metra larg Inspektoriatit Punes qe ende eshte me pushime.
Konfederata e Sindikatave kerkon zbardhjen e ngjarjes dhe ndeshkimin e fajtoreve dhe sherim te shpejte te lenduareve”, shprehet Konfederata.
Një skelë është shkëputurnga një pallat në Tiranë. Pesë punëtorë që ishin duke punuar janë plagosur. Dy prej tyre kanë ndërruar jetë. Policia bën me dije se tre punëtorë janë dërguar në spital. Ngjarja ka ndodhur në rrugën “Faik Konica”, në pallatin ku banon Erion Braçe.
(a.m/dosja.al)
Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:
TIRANË- Është mësuar identiteti i dy punëtorëve që humbën jetën sot pas rrëzimit të skelës në Tiranë.Sipas informacioneve paraprake mësohet se Ergys B...
FIER- Një zjarr i përmasave të mëdha ka rënë këtë mesditë në fshatin Vjose në Fier.Nga zjarri janë djegur rreth 1000 dengje bari, fatmirësisht nuk u rrezikuan b...
TIRANË- Është rritur bilanci i viktimave të ngjares së rëndë që ndodhi sot në mesditë në Tiranë. Sipas informacioneve mësohet se dhe një prej punëtorë...
TIRANË- Dy nga punëtorët, të cilët mbetën të plagosur si pasojë e shembjes së skelës, janë transportuar menjëherë në Spitalin e Traumës.Mësohet se të plag...
TIRANË- Policia e Tiranës ka reaguar pas ngjarjes së rëndë të ndodhur në një pallat, ku u shkëput një pjesë e skelës. Në një reagim për mediat, Policia bën...
SHIJAK- Dy të rinj janë ndaluar nga policia, pasi dyshohet se kanë kanosur 4 persona me armë zjarri në një lokal në Shijak. Të ndaluarit janë shtetasit me inici...
TIRANË- Një ngjarje e rëndë është shënuar sot në Tiranë, ku një skelë është shkëputur nga një pallat dhe u ka marrë jetën dy punëtorëve. Ngjarja e rëndë ka...
TIRANË- Një nga koncesionet ekzistuese në Shqipëri, ai i kontrollit të detyrueshëm vjetor të gjendjes teknike të automjeteve skadon në fillim të muajit sht...
GJIROKASTËR- Një aksident është regjistruar ditën e sotme te varrezat publike ne aksin Gjirokastër – Kakavijë, në të dalë të qytetit, midis Kordhocës dhe G...