"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar!
...
Aktualitet
Sezoni turistik/ 1600 policë me makina e barka zbarkojnë në terren, Veliu telegram efektivëve: Të parandalojmë krimet, mos
2 Korrik 2020, 13:55Nga DOSJA
SHQIPËRI– Policia e Shtetit ka vënë në dispozicion të ruajtjes së sigurisë gjatë sezonit turistik, 1600 policë.
Sipas njoftimit zyrtar, mësohet se efektivët janë nga Sektori i Rendit Publik, Sektori për Krimet, Policia Rrugore, Ndërhyrjes së Shpejtë dhe të Kufirit e Migracionit, ndërkohë që në dispozicion do të kenë 180 mjete (autovetura, furgonë, motoçikleta, biçikleta dhe mjete lundruese).
Gjithashtu, sipas njoftimit mësohet se Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Ardi Veliu nëpërmjet një telegrami, u ka kërkuar të gjithë strukturave policore angazhim maksimal për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e paligjshmërisë, rritjen e parametrave të sigurisë në zonat turistike, në plazhe, parandalimin e aksidenteve rrugore, ndërhyrjen në kohë të shërbimeve të Policisë për të parandaluar ngjarjen të mundshme kriminale apo për të normalizuar trafikun në raste fluksi. Thirrje u është bërë edhe për të mos harruar maskat dhe masat mbrojtëse, duke qenë se jemi në kohë pandemie.
Njoftimi i plotë
Për garantimin e rendit dhe sigurisë publike në zonat turistike dhe ato bregdetare përgjatë sezonit turistik veror 2020, Drejtoritë Vendore të Policisë, në bashkëpunim me Drejtoritë Vendore të Kufirit dhe Migracionit, kanë vënë në dispozicion forcat dhe mjetet policore që do angazhohen me shërbim në zonat turistike/plazhe. Janë rreth 1,600 punonjës policie, nga Sektori i Rendit Publik, Sektori për Krimet, Policia Rrugore, Ndërhyrjes së Shpejtë dhe të Kufirit e Migracionit. Në dispozicion të këtyre forcave do të jenë 180 mjete (autovetura, furgonë, motoçikleta, biçikleta dhe mjete lundruese).
Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, nëpërmjet një telegrami, u ka kërkuar të gjithë strukturave policore angazhim maksimal për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e paligjshmërisë, rritjen e parametrave të sigurisë në zonat turistike, në plazhe, parandalimin e aksidenteve rrugore, ndërhyrjen në kohë të shërbimeve të Policisë për të parandaluar ngjarjen të mundshme kriminale apo për të normalizuar trafikun në raste fluksi. Gjithashtu, shërbimet e Policisë duhet të mbajnë maskat, me qëllim mbrojtjen e shëndetit të tyre dhe të qytetarëve, pasi duke marrë parasysh shifrat e të prekurve nga virusi, duhet vlerësuar edhe kjo masë shumë e rëndësishme. Policia e Shtetit mbetet e vendosur për të krijuar një ambient sa më të sigurt për turistët, vizitorët apo pushuesit dhe fton qytetarët që për çdo shqetësim apo paligjshmëri të konstatuar të telefonojnë në numrin pa pagesë 112 ose ta adresojnë në Komisariatin Dixhital, duke iu garantuar anonimat të plotë, reagim të shpejtë e të paanshëm.
(f.m/dosja.al)
1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:
VLORË- Policia e Vlorës ka arrestuar 4 persona për vepra të ndryshme penale. Në pranga ka rënë një 35-vjeçar me inciale K.I., pasi aksidentoi për vd...
GRAMSH– Një person, i identifikuar si kryeplaku i fshatit Kotorr në Gramsh dhe shtatë të tjerë janë vënë në pranga nga Policia e Gramshit. Sipas njoftimit...
TIRANË– 2 korriku i vitit 1990 shënon për shqiptarët një datë historike. 30 vite më parë mijëra shqiptarë hynë në ambasada duke shkaktuar një eksod të madh...
DIBËR-Transporti ndër-qytetas në Dibër po has në vështirësi të mëdha, si pasojë e protokolleve anti-covid, të vendosura nga Ministria e Shëndetësisë. Ata ...
SHKODËR– Gjykata e Shkodrës ka vendosur masën e sigurisë për Gjekson Pusin, i cili është arrestuar pak ditë më parë. Për të akuzuarin si bashkëpunëtor në v...
TIRANË– Operacioni Forca e Ligjit ka zbarkuar ditën e sotme në qytetin e Vlorës, ku u ka dërguar pusullën katër subjekteve të radhës, në këtë qytet. Dosja....
TIRANË– Shoqata Transporti Ndërqytetas dhe Rrethqytetas i Udhëtarëve ka denoncuar publikisht disa prej operatorëve që kanë nisur punën.Sipas deklarat...
TIRANË– Gylenistit Selami Semsik i është refuzuar e drejta për azil politik në Shqipëri. Dosja.al mëson se pas këtij vendimi, gylenisti Semsik, i cil...
SARANDË– Përmes një postimi në faqen zyrtare në Facebook, “Protection and Preservation of Natural Environment in Albania” ka publikuar një video ku shihet...