Protesta për Zvërnecin/ Protestuesit çajnë kordonin metalik, policia i sulmon me ujë. Tubimi shpërndahet në gjithë Tiranën
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital 3 Qersho...
“Ka forca në Shqipëri dhe jashtë që janë kundër”/ Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thot&eum...
"Shqipëria është e shqiptarëve"/ Qytetarët mbushin rrugët e Tiranës, kërkojnë anulimin e pr...
TIRANË– Operacioni Forca e Ligjit ka zbarkuar ditën e sotme në qytetin e Vlorës, ku u ka dërguar pusullën katër subjekteve të radhës, në këtë qytet. Dosja.al mëson se bëhet fjalë për të dënuarit për vepra të ndryshme penale, Eduart dhe Hakim Xhezo (vellezer), Gentjan Dautaj dhe Divid Islamaj.
Konkretisht, Eduart Xhezo, banues në Vlorë, për të cilin Gjykata e Rrethit Gjyqësor Vlorë ka vendosur masën e sigurisë “Arrest në burg” në mungesë, për veprat penale “Vrasja në rrethana cilësuese”, kryer në bashkëpunim, mbetur në tentativë dhe “Armëmbajtja pa leje”.
I riu njihet nga të gjithë si ‘i forti’ i Vlorës është në burg për vrasjen e biznesmenit 50-vjeçar Arben Beqiraj, pas një konflikti që u përshkallëzua në të shtëna me armë më 4 gusht të vitit 2019. Ai u arrestua në Durrës, rastësisht pas një ndjekje nga ana e Policisë Rrugore, pasi shkeli rregullat e qarkullimit rrugor dhe udhëtonte me shpëjtësi.
Hakim Xhezo, vëllai i Eduartit, banues në Vlorë, i dënuar nga Gjykata e Rrethit Gjyqësor Vlorë, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”;
Gentjan Dautaj banues në Vlorë, për të cilin Gjykata e Rrethit Gjyqësor Vlorë ka vendosur masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Vrasja në rrethana cilësuese”, e mbetur në tentative. Ai është në Itali, ku po vuan dënimin me 1.8 vite burgim për vjedhje me armë. Dautaj kërkohet nga autoritetet shqiptare si i dyshuar për atentatin ndaj Inez Hajrullës në Vlorë, i cili mbeti i plagosur. Por përfunduar dënimin në Itali, Dautaj nuk mund të ekstradohet.
Divid Islamaj banues në Vlorë, i dënuar nga Gjykata e Shkallës së Parë për Krimet e Rënda, për kryerjen e veprës penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”;
Njoftimi zyrtar i OFL, 2 korrik
Në zbatim të detyrave të përcaktuara në Aktin Normativ të datës 31 janar 2020, vijon pa ndërprerë Operacioni Forca e Ligjit. Në kuadër të zbatimit të Ligjit Special për masat pasurore ndaj individëve të dënuar apo akuzuar për krim të organizuar apo krime të rënda, OFL i ka nisur kërkesat me shkrim për vetëdeklarimin e burimeve të pasurisë, shtetasve:
E. Xh., banues në Vlorë, për të cilin Gjykata e Rrethit Gjyqësor Vlorë ka vendosur masën e sigurisë “Arrest në burg” në mungesë, për veprat penale “Vrasja në rrethana cilësuese”, kryer në bashkëpunim, mbetur në tentativë dhe “Armëmbajtja pa leje”.
H. Xh., banues në Vlorë, i dënuar nga Gjykata e Rrethit Gjyqësor Vlorë, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”;
G. D., banues në Vlorë, për të cilin Gjykata e Rrethit Gjyqësor Vlorë ka vendosur masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Vrasja në rrethana cilësuese”, e mbetur në tentativë;
D. I., banues në Vlorë, i dënuar nga Gjykata e Shkallës së Parë për Krimet e Rënda, për kryerjen e veprës penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”;
Këta individë, si subjekt i Ligjit Special, duhet t’u përgjigjen me shkrim, brenda 48 orësh, të gjitha pyetjeve të OFL-së dhe më pas, përgjigjet e marra do t’i dërgohen SPAK-ut, për veprime të mëtejshme. OFL është në veprim të pandërprerë dhe në kryerje të veprimeve komplekse për vendosjen e sekuestrove emergjente mbi pasuritë e dyshuara të përfituara nga krimi, si dhe për dërgimin e formularëve të vetëdeklarimit të gjithë personave që janë subjekt i Ligjit Special. OFL do të informojë publikun në vijimësi për të gjitha nismat procedurale dhe operacionet ekzekutive që do të kryejë.
(f.m/dosja.al)
1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:
TIRANË– Shoqata Transporti Ndërqytetas dhe Rrethqytetas i Udhëtarëve ka denoncuar publikisht disa prej operatorëve që kanë nisur punën.Sipas deklarat...
TIRANË– Gylenistit Selami Semsik i është refuzuar e drejta për azil politik në Shqipëri. Dosja.al mëson se pas këtij vendimi, gylenisti Semsik, i cil...
SARANDË– Përmes një postimi në faqen zyrtare në Facebook, “Protection and Preservation of Natural Environment in Albania” ka publikuar një video ku shihet...
TIRANË- Autoriteti Kombëtar i Ushqimit ka ngitur sot alarmin. Në një njoftim për mediat, AKU kërkon që qytetarët të marrin bukën të paprerë, pasi prerja e ...
TIRANË- Qendra Spitalore Univervistare në Tiranë është etiketuar si një vatër “e nxehtë” infeksioni. Javët e fundit jo vetëm që janë infektuar shumë person...
TIRANË– Tre shqiptarë janë ekstraduar në Shqipëri ditën e sotme. Sipas njoftimit zyrtar nga zyra e Interpol Tirana, mësohet se në kuadër të një operacioni ...
TIRANË- Studentët e mjekësisë kanë hyrë sot brenda ambienteve të QSUT-së, shumë pranë spitalit Infektiv, për të dhënë provimet e tyre. Studentët njëri pas ...
TIRANË- Në Spitalin Infektiv gjendja sa vjen e rëndohet, pasi rastet e reja me COVID-19 në ditët e fundit kanë qenë të shumta, ku vetëm sot ishin 82. Minis...
DIBËR– Koronavirusi është rikthyer në Dibër, katër muaj pais në këtë zonë nuk kishte asnjë raste me Covid-19. Dosja.al mëson se dy persona, të cilët ...
KORÇË- Shqipëria ende ngelet e izoluar për shkak të COVID-19. Në pikën kufitare të Kapshticës mund të kalojnë vetëm qytetarët shqiptarë, të cilët ba...