"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar!
...
Aktualitet
Sërish në ‘dorë’ të…shiut? Rikthehen zjarret në Shqipëri, dy vatra të reja në vend, flakët në Peqin po u afrohen
21 Gusht 2020, 15:57Nga DOSJA
TIRANË– Rikthehen zjarret në Shqipëri! Me rritjen e temperaturave, në Peqin dhe në Fushë Krujë janë aktivizuar dy vatra të reja zjarri, të cilat rrezikojnë edhe banesat. Në Peqin, në zonën e quajtur si “Kurora e Peqinit”, prej më shumë se 24 orësh është aktivizuar një vatër zjarri, e cila deri më tani ka djegur thuajse 4 mijë rrënjë ullinj dhe u është afruar banesave, duke i rrezikuar seriozisht.
Në vendngjarje ndodhen forca të shumta zjarrjfikëse të cilat po luftojnë me flakët, të cilave u janë bashkuar edhe banorët e zonës nga frika se mund të preken edhe banesat e tyre. Ata dhe zyrtarët e bashkisë kërkojnë ndihmë nga ajri për të shuar tërësisht flakët, duke marrë parasysh që deri më tani zjarrfikësit e kanë pasur të pamundur të neutralizojnë situatën. Sipas tyre deri më tani nuk kanë marrë asnjë përgjigje nga instancat përkatëse, ndërkohë në zonë ka ndërhyrë edhe OSHEE-ja, e cila për arsye sigurie ka vendosur që të ndërpresë energjinë elektrike për të shmangur ndonjë incident.
Por nuk ka përfunduar këtu… Një zjarr ka përfshirë një sipërfaqe me bimësi në fshatin Derven të Fushë Krujës, ku edhe janë djegur shkurre dhe pemë të ndryshme. Për shkak të flakëve të favorizuara nga era është rrezikuar edhe kisha e fshatit, por për shkak të ndërhyrjes në kohë të forcave zjarrfikëse fatmirësisht ka shpëtuar pa u prekur nga zjarri. Edhe në këtë vatër por punohet për shuarjen e flakëve, por situate shfaqet më e menaxhueshme se në Peqin.
Gjatë dy mujave të fundit nga jugu në veri të vendit janë krijuar dhjetëra vatra zjarri. Më problematike situata ka qenë në zonën midis Lezhës dhe Mirditës por dhe në Elbasan. Megjithatë deri më tani për vatrat e aktivizuara nuk ka asnjë ndihmë nga Emergjencat Civile. Edhe pak javë më parë, kur disa vatra ishin aktivizuar nga jugu në veri, u desh ndërhyrja e natyrës për fikjen e tyre. Shirat e rrëmbyeshëm ndihmuan për fikjen e flakëve, ndërkohë që zyrtarë të qeverisë, mes tyre zv.kryeministri Erion Braçe deklaroi se vatrat ishin të qëllimshme dhe se fajtorët do të vendoseshin para drejtësisë. Gjithashtu Braçe pranoi dështimin e Emergjencave Civile për shuarjen e flakëve duke u shprehur se vatrat u shuan falë shirave.
Nuk dihet nëse këtë herë instancat do të ndërhyjnë në kohë, apo sërish gjithçka do të lihet në “dorë” të nënës natyrë…
(k.m/dosja.al)
1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:
PEQIN– Zjarri në Peqin po u afrohet banesave! Të alarmuar, banorët e zonës kanë dalë dhe iu janë bashkuar forcave zjarrfikëse për të shuar flakët, të cila...
TIRANË– Shërbimi Meteorologjik Ushtarak ka bërë me dije parashikimin e motit në Shqipëri për ditët e ardhshme.Sipas SHMU-së, për ditët në vazhdim mot...
FUSHË KRUJË- Një zjarr ka përfshirë një sipërfaqe me bimësi në fshatin Derven të Fushë Krujës, ku edhe janë djegur shkurre dhe pemë të ndryshme. Për s...
TIRANË– Dy viktima dhe 152 raste të reja të prekura nga pandemia e koronavirusit, ky është bilanci i COVID-19 për 24 orët e fundit në vendin tonë. Ministri...
KUKES- Shirat e rrëmbyeshëm të tri ditëve më parë kanë sjellë probleme me erozionin në aksin nacional Kukës-Peshkopi.Siç shihet edhe në pamjet e siguruar...
ELBASAN- Gjykata e Elbasanit ka caktuar masat e sigurisë për Luka Haxhiun, 18-vjeçarin që akuzohej se shantazhonte një të mitur për t’i marrë para. Për t...
TIRANË– Qeveria shqiptare i është përgjigjur sot kryetarit të Partisë Demokratike, Lulzim Basha pak ditë pasi ky i fundit ngriti shqetësimin se nuk është m...
TIRANË– Familjarët të sëmurëve me koronavirus nuk ndahen dot nga të afërmit e tyre… Edhe pse nuk mund t’i takojnë apo të kenë kontakt me të shtruarit, sëri...
TIRANË– Që nga 17 gushti kanë hyrë në fuqi rregullat e reja të udhëtimit në Greqi. Shqiptarët, që shkojnë në vendin fqinj bëjnë tamponin, që mesatari...
BULQIZE- Një makinë tip Renault u shkrumbua nga flakët në lagjen e re të qytetit të Bulqizës rreth orës 15:00 të kësaj të premteje.Sipas policisë shkak i djegie...