Dita e 49-të e protestës/ Qytetarët zbresin sërish në shesh, kërkohet dorëheqja e kryeministrit Rama: Ju erdh...
Aktualitet
Dy viktima dhe 152 raste të reja me COVID në Shqipëri! Deputeti i PS-së rëndë te Infektivi, ndërron jetë këngëtarja ng
21 Gusht 2020, 15:00Nga DOSJA
TIRANË– Dy viktima dhe 152 raste të reja të prekura nga pandemia e koronavirusit, ky është bilanci i COVID-19 për 24 orët e fundit në vendin tonë. Ministria e Shëndetësisë me anë të një deklarate zyrtare ka bërë me dije se viktimat janë një 61-vjeçar nga Korça dhe një i moshuar, 83 vjeç nga Mirdita, i cili vuante edhe nga sëmundje bashkëshoqëruese. Dy viktimat e kanë çuar totalin në 240 persona, që nuk ia kanë dalë që t’i mbijetojnë pandemisë.
Gjithashtu gjatë 24 orëve të fundit nga 864 testime të bëra, 152 persona janë konfirmuar pozitivë me COVID-19, ndërsa 110 qytetarë janë shëruar plotësisht duke fituar betejën me pandeminë. Po ashtu mësohet se 28 qytetarë të cilët kanë qenë pozitivë me COVID-19, gjithashtu kanë rezultuar negativë por po mbahen ende në spital për t’u trajtuar ndaj pasojave që u ka lënë virusi.
Edhe ditën e sotme, rekord për rastet pozitive mban Tirana me 73 raste, ndërsa në qytetet e tjera shpërndarja vijon: 19 raste në Korçë, 9 raste në Berat, 8 raste në Durrës, 7 raste në Kukës, 6 raste në Lezhë, 5 raste në Shkodër, nga 3 raste në Elbasan, Kavajë, nga 2 raste në Krujë, Vlorë, Kamëz, Mat, Gjirokastër, Klos, nga 1 rast në Fier, Lushnje, Rogozhinë, Vau i Dejës, Gramsh, Kuçovë, Maliq.
Ministria bën me dije se aktualisht në spitalin Infektiv dhe “Shefqet Ndroqi” po trajtohen 137 pacientë të konfirmuar pozitivë me COVID-19, 24 në terapi intensive nga të cilët 7 pacientë janë të intubuar.
NJOFTIMI NGA MINISTRIA E SHËNDETËSISË:
COVID19/ Ministria e Shëndetësisë: 110 të shëruar, 152 raste te reja dhe dy humbje jete në 24 orët e fundit
Dr. Marjeta Dervishi Instituti i Shëndetit Publik
Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ju informon për situatën epidemiologjike në vend. Gjatë 24 orëve të fundit në vendin tonë janë kryer 864 testime për vlerësimin e infektimit nga virusi SARS COV2, dhe 152 persona janë konfirmuar pozitivë me COVID-19.
Sqarojmë se në testimet përfshihen testimet në strukturat publike dhe rastet për konfirmim diagnoze që rezultojnë të dyshuara ose pozitive në strukturat jopublike të liçensuara, sipas vlerësimit të IShP. Shpërndarja gjeografike e rasteve pozitive ditore është si vijon: 73 raste në Tiranë, 19 raste në Korçë, 9 raste në Berat, 8 raste në Durrës, 7 raste në Kukës, 6 raste në Lezhë, 5 raste në Shkodër, nga 3 raste në Elbasan, Kavajë, nga 2 raste në Krujë, Vlorë, Kamëz, Mat, Gjirokastër, Klos, nga 1 rast në Fier, Lushnje, Rogozhinë, Vau I Dejës, Gramsh, Kuçovë, Maliq.
Në 24 orët e fundit janë shëruar 110 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve në 4096, që nga fillimi i epidemisë. Aktualisht në spitalin Infektiv dhe “Shefqet Ndroqi” po trajtohen 137 pacientë të konfirmuar pozitivë me COVID-19, 24 në terapi intensive nga të cilët 7 pacientë janë të intubuar.
Ju informojmë se në dy spitalet COVID janë gjithashtu duke marrë shërbim të specializuar dhe 28 qytetarë të cilët kanë qenë pozitivë me COVID-19 dhe aktualisht janë negativizuar, por po vijojnë të marrin trajtim spitalor për pasojat e sëmundjes. Ndërsa vijojnë të trajtohen edhe pacientë të dyshuar për COVID19, sipas protokolleve përkatëse Pavarësisht përpjekjeve të mjekëve, fatkeqësisht në dy spitalet COVID, nuk e kanë fituar dot betejën me sëmundjen 2 pacientë, një 61 vjeçar nga Korrca dhe një 83 vjeçar nga Mirdita me sëmundje bashkëshoqëruese. I shprehim ngushëllimet familjarëve. Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ju bën thirrje qytetarëve që të mos e ulin vigjilencën për asnjë moment. Të ruajnë distancimin fizik, të vendosin maskën detyrimisht në ambientet e mbyllura dhe kudo ku nuk ruhet distanca, të kujdesen për higjienën personale. Bizneset dhe institucionet publike duhet të zbatojnë me përpikmëri protokollet e miratuara të sigurisë, për të ruajtur shëndetin e qytetarëve.
Në rast se dyshoni se jeni të prekur nga COVID19 dhe keni shenja të sëmundjes, të telefononi menjëherë Urgjencën Kombëtare në numrin 127 ose në linjën e gjelbër falas 0800 40 40 për t’u lidhur me mjekun tuaj të familjes.
COVID-19 – Statistika (21 Gusht 2020) Testime totale 54435 Raste pozitive 8119 Raste të shëruara 4096 Raste Aktive 3783 Humbje jete 240 (Qarku Tiranë 119, Shkodër 34, Durrës 33, Fier 10, Elbasan 9, Korçë 10, Lezhë 7, Kukës 5, Vlorë 6, Dibër 3, Gjirokastër 3, Berat 1)
KUKES- Shirat e rrëmbyeshëm të tri ditëve më parë kanë sjellë probleme me erozionin në aksin nacional Kukës-Peshkopi.Siç shihet edhe në pamjet e siguruar...
ELBASAN- Gjykata e Elbasanit ka caktuar masat e sigurisë për Luka Haxhiun, 18-vjeçarin që akuzohej se shantazhonte një të mitur për t’i marrë para. Për t...
TIRANË– Qeveria shqiptare i është përgjigjur sot kryetarit të Partisë Demokratike, Lulzim Basha pak ditë pasi ky i fundit ngriti shqetësimin se nuk është m...
TIRANË– Familjarët të sëmurëve me koronavirus nuk ndahen dot nga të afërmit e tyre… Edhe pse nuk mund t’i takojnë apo të kenë kontakt me të shtruarit, sëri...
TIRANË– Që nga 17 gushti kanë hyrë në fuqi rregullat e reja të udhëtimit në Greqi. Shqiptarët, që shkojnë në vendin fqinj bëjnë tamponin, që mesatari...
BULQIZE- Një makinë tip Renault u shkrumbua nga flakët në lagjen e re të qytetit të Bulqizës rreth orës 15:00 të kësaj të premteje.Sipas policisë shkak i djegie...
SHKODËR– Policia e Shtetit ka pezulluar nga detyra katër efektivët që kërcyen në një damsë në Malësinë e Madhe. Specialisti i policisë kriminale Jakup Reka...
DURRËS -Policia e Durrësit ka arrestuar 15 persona gjatë monitorimeve të kryera në 20 ditët e para të gushtit, për drejtim mjeti pa patentë dhe nën efektin...
Aktualitet21 Gusht 2020, 12:59
TIRANË -Një 45-vjeçar i prekur nga COVID-19, ka treguar peripecitë që ka kaluar me virusin. Në një rrëfim për “JOQ Albania”, ai shprehet, se fillimi...
DURRËS– Avdulla Osmani, biznesmeni dhe pronari i hotel “Tropikal”, që u shemb nga tërmeti tragjik i 26-nëntorit të vitit të shkuar, poshtë të cilit vdiqën ...