LIVE UPDATES
Art&Argëtim

‘Sekretares së Fan Nolit mos i ktheni përgjigje, lëreni në heshtje’, zbulohet korrespondenca ‘TOP SEKRETE&

1 Shtator 2021, 06:30 Nga DOSJA
‘Sekretares së Fan Nolit mos i ktheni përgjigje, lëreni

Dashnor Kaloçi

Publikohen disa dokumenta arkivore të nxjerra nga Arkivi i Ministrisë së Punëve të Jashtme në Tiranë, të cilat i përkasin vitit 1973, ku ndodhen disa telegrame me siglën “Tepër Sekret”,  me korrespondencën e zv/ministrit të Punëve të Jashtme, Reiz Malile me misionin shqiptar në OKB, ku një nga funksionarët e atij misioni (Rako Naço), informon eprorët e tij në Tiranë, për një letër që sekretarja e Imzot Fan Nolit, Maria Xhons, u ka dërguar atyre në seli, ajo kërkonte që t’i dhuronte shtetit shqiptar disa objekte, relike, piktura, abazhur, etj., të cilat kishin qenë në zyrën e Fan Nolit, kur ajo kishte punuar pranë tij. Si dhe përgjigja negative e zv/ministrit, Reiz Malile, i cili midis të tjerash shkruante: “Lidhur me ofertën e sekretares së Nolit, mos t’i jipni përgjigje, e linin në heshtje. Ndaj saj të mbani qëndrim korrekt, po t’ju vizitojë e pritni njerëzishëm, mund t’i bëni dhe ndonjë dhuratë simbolike. Mundohuni mos nxirrni prej saj ndonjë gjë tjetër nga arkivi i Nolit, që nuk është dorëzuar tek ne”.

Ashtu siç kemin parë dhe në një nga kapitujt paraardhës të këtij libri, i cili bën fjalë mbi një dokument arkivor të vitit 1960, ku misioni shqiptar në Organizatën e Kombeve të Bashkuara, me anë të një telegrami shifër “Tepër sekret”, njoftonte Ministrinë e Punëve të Jashtme në Tiranë ,lidhur me një fjalim të mbajtur nga Peshkopi Fan Noli në Kishën e Shën Gjergjit, në Boston (ku ai kishte folur mbi “….mjerimin e Kishës në Shqipëri dhe perden e hekurt….”, telegram i cili nga ana e Pirro Bitës i’u dërgua Enver Hoxhës si dhe katër sekretarëve të Komitetit Qendror të PPSH-së, edhe pas vdekjes së Nolit, regjimi komunist i Tiranës, vazhdonte të mbante të njëjtin qëndrim negative ndaj figurës, emrit dhe kujtimit të tij.

Kjo bëhet e ditur më së miri edhe nga ky dokument arkivor i vitit 1972-’73, ku bëhet fjalë mbi një korrespodencë ndërmjet misionit shqiptar në OKB dhe Ministrisë së Punëve të Jashtme në Tiranë, ku një nga funksionarët e atij misioni (Rako Naço), informon zv/Ministrin e Punëve të Jashtme, Reiz Malile, për një letër që sekretarja e Nolit, Maria Xhons, u ka dërguar atyre në selinë e misionit.

Sipas dokumentit në fjalë, ajo kërkon që t’i dhurojë shtetit shqiptar disa objekte, relike, piktura, abazhur, etj, të cilat kanë qenë në zyrën e Fan Nolit kur ajo ka punuar pranë tij. Madje për këtë gjë, ajo ka dërguar edhe letra të tjera në adresë të misionit shqiptar në OKB, por nuk ka marrë asnjë përgjigje. Dhe nisur nga ky fakt, ajo është detyruar që të shkruajë përsëri, madje me një hatër mbetje për mos marrjen e një pergjigje prej atij misioni.

Por, ashtu si në letrën e parë, edhe për këtë letër, ajo nuk ka marrë kurrë një përgjigje…?! Ndonëse në telegramin në fjalë, zv/Ministri i Punëve të Jashtme në Tiranë, Reiz Malile, ka vënë shënimin: “Shoku Thanas (Nano) të bisedojmë”, duket që më pas ai ka hequr dorë prej kësaj…?! Pasi më pas, me anë të një telegrami “Tepër Sekret”, të shkruar me dorën e tij, ai i ka porositur funksionarët e misionit shqiptar në OKB, që asaj, (Maria Xhons), të mos i kthehet përgjigje dhe kërkesa e saj të lihej në heshtje.

Madje jo vetëm kaq, por ai në telegramin në fjalë (shiko faksimilen përkatëse), i porosit vartësit e tij, që ata të sillen korrekt ndaj saj dhe nëse i viziton në mision, ta presin dhe të sillen njerëzishëm me të dhe të mundohen që t’i marrin asaj ndonjë gjë tjetër nga ato që ka pasur Noli në arkivin e tij. Por kjo porosi edhe vetë Maliles i është dukur e pa vend, (për të mos thënë tepër diabolike), aq sa ai ka hequr dorë prej saj dhe e ka prishur atë fjali në fund të telegramit.

Ky qëndrim, pra heshtja dhe injorimi që i bënte Tirana zyrtare zonjës Maria Xhons, e cila kishte shërbyer vite me rradhë si sekretare e Nolit, duket se nuk kishte të bënte fare me të, por asaj i vinte “fatura” që regjimi komunist i Tiranës do t’i dërgonte Nolit, nëse ai do të ishte ende gjallë. Kjo gjë lidhet me pozitën dhe qëndrimin politik që Peshkop Noli, vazhdonte të mbante prej kohësh ndaj Tiranës zyrtare dhe njëkohësisht politikës së Enver Hoxhës. Por të gjitha këto, mbaheshin tepër sekret dhe regjimi komunist vazhdonte “të luante” me figurën e Nolit, me dy fytyra:

Ndërsa për konsum të brendshëm dhe të jashtëm e paraqiste atë si patriot që “kishte luftuar kundër satrapit Zog në Revolucionin e Qershorit të ’24-ës”, apo si përkthyes, shkrimtar e poet, që kishte kënduar për Luigj Gurakuqin, Bajram Currin etj., në të vërtetë ndaj tij mbante një qëndrim tepër negativ dhe e survejonte prej vitesh atje larg në SHBA-ve, në çdo hap të tij dhe duke mbajtur shënim çdo gjë që bënte dhe çdo fjalë që ai thoshte. Ashtu si dhe pjesa më e madhe e dokumenteve të këtij libri, edhe këto botohen të plota ashtu siç ndodhen në dosjen përkatëse në Arkivin e Ministrisë së Punëve të Jashtme në Tiranë.

Korrespodenca e zv/ministrit të Punëve të Jashtme, Reiz Malile, me misionin shqiptar në OKB, me telegramet me siglën “Tepër sekret”

D E SH I F R I M    

Të rikthehet në organin e shifrës                                          TEPER SEKRET

Ndalohet me nxjerr kopje       

  Nr. i fletës 84                                                                                 

   Nr. 1323                            Nga New York                                   

Nr. 80                            

                                                                                                 Datë 18 / 1 / 1973 

MINISTRISE SE JASHTME 

Në një letër që Mari Xhons, ish sekretarja e Nolit na njofton se dëshiron që të dërgojë dhuratë në Shqipëri kopjen e një pikture me autograf të autorit, të cilën e ka marrë në Paris në vitin 1934 dhe që origjinalja është pikturë muri në faqen e një muri në ndërtesën e gjykatës në Bourg La Reine, në periferi të Parisit, si dhe një abazhur qelqi nga ata që varen në tavan, që Mari Xhons mendon se do të shkojnë në zyrat ku celebrohen martesat. (Vijon)

                                                                D E SH I F R I M    

 Të rikthehet në organin e shifrës                                              TEPER SEKRET

           Ndalohet me nxjerr kopje          

                   Nr. i fletës 83                                                                                 

                          Nr 1220                            Nga New  York                                  

                                                                                                            Nr. 81                                 

                                                                                                       Data:  mbaroj   

Ajo lutet që t’i përgjigjemi brenda javës, a mund t’i dërgoj ato meqë shtëpia e saj prishet meqë në se e zë planimetria e qytetit. Në letër ajo bën aluzion se këto i dhuron për kujtim të Nolit, dhe ankohet se nuk ju përgjigjëm letrës për disa muaj të shkuara mbi çka ajo dëshironte të bënte për kujtim të Nolit dhe për të cilin ju kemi njoftuar me tel Nr. 197, datë 3 maj 1972.

                  Rako

Shkruhet vetëm me bojë dhe me shkrim të pastër                             TEPER SEKRET

Gjithë korrigjimet vërtetohen nga nënshkruesi dhe përpiluesi             Nr. i fletës 6

SH I F R I M

                                                                                                               Nr 377                       

                                                                                                   Datë  31 / 1 / 1973

Adresa: Ministrit në New York

Lidhur me ofertën e sekretares së Nolit, mos t’i ipni përgjigje, e linin ë heshtje. Ndaj saj të mbani qëndrim korrekt, po t’ju vizitojë e pritni njerëzishëm, mund t’i bëni dhe ndonjë dhuratë simbolike. Mundohuni mos nxirrni prej saj ndonjë gjë tjetër nga arkivi i Nolit, që nuk është dorëzuar tek ne. /Memorie.al

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

dikur dikur fan noli misioni shqiptar ne okb fan noli misioni shqiptar ne okb

Sondazh

Poll
Art&Argëtim 31 Gusht 2021, 12:17

BRITANI– Një djalë i ri nga Anglia ka kërkuar këshillën e psikologut të njohur DEIDRE.Ai ka rrëfyer tradhëtinë që bëri ndaj ish-të fejuarës me kunatën e tij. Ng...

Nisin homazhet për policin që u vra në krye të detyrës gjatë aksionit në Maliq, kolegët e tij në lot

Nisin homazhet për policin që u vra në krye të detyrës gjatë aksionit në Maliq, kolegët e tij në lot

Drejtori i Hekurudhave, Ergys Verdho paraqitet në SPAK

Pas më shumë se katër orësh, qytetarët vijojnë protestën rrugëve të Kryeqytetit

Gjesti i veçantë i protestuesit, u dhuron lule efektivëve në shenjë solidariteti për policin e vrarë

Pas tre orësh protestë, turma vijon qëndresën: Dorëheqje!

Prej më shumë se tre orësh para Kryeministrisë, protestuesit ndezin flakadanë

"Kush s'kërcen nuk është shqiptar o hej"/ PAMJE me dron nga protesta madhështore për Zvërnecin

Thirrja e qytetarit të Rrjollit: Hajde rini, merre situatën në dorë dhe drejto vendin

Me flamuj dhe pankarta në duar, qytetarët e Durrësit sërish protestë për projektin në Zvërnec

Tentoi të futej në Kryeministri, protestuesja bën simbolin e shqiponjës

"Ne i duam parqet, lodrat, natyrën"/ Vogëlushi në protestë thirrje: Mbrojini për ne!

Protesta kundër projektit në Zvërnec/ Brohoret turma: Edi Rama o tradhtar, duhet lidhur me litar

Protesta për Zvërnecin, qytetarë mbajnë 1 minutë heshtje për efektivin e vrarë në krye të detyrës

"Ruani qetësinë, Ramën ta zhdukim me të mirë"/ Tensione në protestën kundër projektit në Zvërnec

PAMJE nga protesta madhështore kundër projektit në Zvërnec/ Oshëtin bulevardi: O pallosh o zagar

Mijëra protestues në shesh thirrje ndaj kryeministrit Rama: Duam dorëheqje

Protesta për Zvërnecin, babai i Martin Canit i bashkohet protestuesve në shesh

Mijëra qytetarë në Bulevard/ Thirrje kundër Ramës dhe Berishës: U ka ardhur fundi, në burg

Balla nga Kuvendi: Greqia u ka borxh shqiptarëve marrëveshjen për pensionet

Dita e 5-të e protestës për Zvërnecin/ Nis marshimi drejt bulevardit: Revolucion

Balla ‘thumbon’ Berishën: U trembe nga protestuesit që erdhën te selia e PD-së dhe ndryshove qëndrim

"Na keni ça k***"/ Noizy shpërthen keq ndaj protestuesve: Nuk po e shet njeri Shqipërinë!

'Zvërneci'/ Berisha: Ju jeni mafie si në Beograd. Të gjitha dokumentet ju i shumëzoni me zero

Berisha: Pse e fshihni kreun e Meduzës. Tokat në Zvërnec i ka rrëmbyer Pjerini nga Lezha dhe Agaçi

Reperi Gashi mbështet protestat për Zvërnecin: Fëmijët tanë nuk janë mysafir në tokën e tyre

Këngëtarja Bebe Rexha vlerësohet me cmimin “Female Icon Award 2026”

Banorët dhe pushuesit përballen me fenomenin e pazakontë në Ksamil

"Ktheni ligjin për investimet strategjike" Bozdo në Kuvend: Betonizuat bregdetin e jugut...

Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit: Të rinjtë po protestojnë kundër jush, mbani përgjegjësi

"Marksist-leninist i vogël'! Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit:

Ngjarja e rëndë në Maliq/ Autori transportohet drejt Tiranës, familjarët: Çfarë i bëre?!

Berisha: Xhelati Rama u vë protestuesve paqësorë, topat e ujit që gjuajtën edhe foshnjën në karrocë

Berisha-Piro Vengut: Dezertove nga ushtria dhe mashtrove se je pasardhës i Marko Boçarit

Fshihej në një zonë të pyllëzuar, ja vendi ku u gjet autori i ngjarjes në Maliq

"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS!

Bido i kthehet opozitës: Ku ishit ju më 30 maj që nuk folët për Zvërvecin?

“Keni paralajmëruar anti-miting në Vlorë”, Berisha thirrje Ramës: Anuloje, është praktikë fashiste

Deputeti i “Lëvizjes Bashkë”: Rendi i ditës së sotme është kërkesa për dorëheqjen e qeverisë

U plagos në operacionin për kapjen e një personi në kërkim, mbërrin te Trauma polici

Vrasja e efektivit të Policisë në Korçë, Kuvendi nis me një minutë heshtje

Vrau një efektiv dhe plagosi një tjetër, mbërrin në spital autori

Reshjet përmbytin rrugët e Shëngjinit, vështirësi në qarkullimin e automjeteve dhe këmbësorëve

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Protestuesit marshojnë drejt zonës së Bllokut, qytetarët e tjerë nuk iu bashkohen #dosja #protesta

Protesta nuk ka të ndalur, qyetarët bllokojnë rrugën te Ura e Tajvanit, thirrje në kor policëve

Nga Sheshi tek Banka, qytetarët bllokojnë rrugën: Edi Rama ka mbaru

Qytetarët nuk ndalen në protestë/ Bllokojnë rrugën te selia e PS-së, ulen në gjunjë

Vazhdon protesta për Zvërnëcin/ Protestuesit ngren nga kafet qytetarët te Opera

E mbuluar me flamurin kuq e zi, e reja shfaqet me foshnjën në krah gjatë protestës

"Edi Rama jep dorëheqjen/E reja nga protesta:Ka ardhur koha të shkosh me Berishën te Veliaj dhe Meta