LIVE UPDATES
Aktualitet

‘S’e keni idenë sa entuziazëm sollën mjekët shqiptarë’, ministri Di Maio: Infermieri shqiptar më foli në gjuhën na

30 Mars 2020, 20:45 Nga DOSJA
‘S’e keni idenë sa entuziazëm sollën mjekët

ITALI– Ministri i Jashtëm italian, Luigi Di Maio në një intervistë për emisonin “Opinion”, ku edhe ka folur lidhur me mjekët shqiptarë që shkuan për të ndihmuar në Itali. Në fjalën e tij, Di Maio tha se gjesti dhe fjalimi i kryeministrit Edi Rama përfaqësonin vlerat europiane dhe shkaktuan entuziasëm në popull. 

“Jam i sigurt që do ia dalim. Do ia dalim të gjithë së bashku dhe shumë faleminderit për mjekët e infermierët që keni dërguar. Ju nuk e keni idenë sa entuziazëm ka pasur imazhi i mbërritjes së mjekëve dhe nga fjalimi karizmatik i kryeministrit Edi Rama sepse vlerat e përbashkëta është argument që flet për solidaritetin. Siç ka dhënë edhe Papa, askush nuk del do i vetëm nga kjo krizë.  Besoj se Shqipëria dhe populli shqiptar dhe fjalët e Ramës përfaqësojnë atë vlerë të solidaritetin që ndoshta disa e kanë harruar,“-tha Maio.

INTERVISTA E PLOTË:

Fevziu: Zoti ministër mirëmbrëma dhe mirëse erdhët në emisionin “Opinion” sot në mbrëmje.  

Di Maio: Mirëmbrëma, është kënaqësi që po ndërhyrj në emisionin tuaj. Një përshëndetje për ju dhe për të gjithë popullin shqiptar.

Fevziu: Uroj nga zemra që kjo situatë të kalojë sa më shpejt në Itali dhe pa pasoja të mëdha për ju.

Di Maio: Jam i sigurt që do ja dalim, do ja dalim të gjithë së bashku dhe shumë faleminderit për kontributin që ka dhënë populli juaj, vendi juaj, për mjekët dhe infermierët që na keni dërguar.

Fevziu: Mendoj që 30 mjekë dhe infermierë nuk janë një shpëtim për Italinë, por mendoj që ishte një detyrë duke kujtuar gjithçka që Italia ka bërë për ne këto 30 vjet, por edhe më parë, që nga momenti i shpalljes së pavarësisë ….

Di Maio: Ju nuk e keni idenë sa injektim, inkurajim, entuziasëm ka patur falë imazheve të mbërritjes së mjekëve dhe infermierëve nga Shqipëria dhe nga fjalimi karizmatik i kryeministrit Edi Rama, që bëri të emocionohen shumë qytetarë italianë, në sensin pozitiv. Sepse diskutimi i vlerave të përbashkëta, është një argument që flet për solidaritetin dhe miqësinë mes popujve dhe siç ka thënë Papa Françesku pak ditë më parë, askush nuk mund shpëtojë i vetëm nga kjo krizë. Unë besoj se Shqipëria, populli shqiptar dhe fjalët e Kryeministrit Rama përfaqësojnë atë vlerë europiane të solidaritetit, që ndoshta disa e kanë harruar. Por siç thashë edhe kur mbërritën mjekët dhe infermierët, kjo vlerë është mirëpërfaqësuar tek populli shqiptar , tek shpirti i Shqipërisë dhe tek qeveria shqiptare.

Fevziu: Kam ndjekur shtypin Italian, por dhe entusiazmin e qytetarëve të zakonshëm në rrjetet sociale. Desha të pyes diçka. Çfarë nuk funksionoi  në solidarittetin dhe me shpirtin europian të kësaj epidemie?

Di Maio: Le të themi se në këtë moment në nivel europian jemi duke diskutuar mbi masat ekonomike që do të nevojiten të ndëmerren në të gjithë kontinetin dhe jo vetëm nga vendet anëtare të bashkimit euroiian. Unë uroj që në ditët në vijim të mundet të gjendet një zgjidhje, sepse e kam thënë qartë në të gjitha mënyrat , ne si qeveri duam të shpenzojmë të gjitha paratë që nevojiten për të ndihmuar popullin tonë, sipërmarrjet tona, punëtorët tanë, të rinjtë tanë, të moshuarit tanë, të papaunët tanë. Dhe besoj se si kurrë më parë, në këtë moment nevojitet një shpirt bashkimi, vetëm me unitet do tja dalim të shpëtojmë. Pastaj mund t’ju them, se në momomentin kur ne po flasim Gjermania ka pritur në spitalet e saj pacientët tanë, nga spitale të tjera europiane kanë mbërritur materiale mjekësore, kemi patur solidaritet dhe mbështetje edhe nga disa vende të Bashkimit Europian. Edhe ata që bllokuan maskat dhe ventilatorët tanë në doganat e tyre më telefonuan dhe kërkuan ndjesë. Pra unë besoj që Europa është në një test të rëndësishëm mbi politikat ekonomike dhe financiare, sepse janë ato që do të na lejojnë të ndihmojmë të rinjtë tanë të mos emigrojnë por të vazhdojnë të jetojnë dhe të punojnë në vendet tona.

Fevziu: Zoti ministër, Europa, dhe kur them Europa kam parasysh Italinë dhe vendet e tjera të zhvilluara, Shetetet e Bashkuara të Amerikës, u gjendën të papërgatitura për këtë epidemi, ju mendoni se tashmë do të jenë të përgatitura për krizën ekonomike që mendohet se do të pasojë këtë epidemi dhe mendohet se do të jetë e vështirë?  

Di Maio: Ne duhet të jemi të përgatitur. Është e qartë që në një pandemi të kësaj natyre thuajse askush nuk ishte përgatitur. Vendet që besoj  se ishin më të përgatitura ishin ato që në 10 apo 15 vitet e fundit e kanë investuar pjesën më të madhe të parave të tyre në shëndetin publik dhe sigurisht Italia nuk ka qenë një prej këtyre vendeve. Por duhet të them që edhe në takimin e G 20 të Këshillit të Punëve të Jashtme të këtyre ditëve, të gjithë vendet janë të vetëdijshëm që duhet një reagim i përbashkët. Sapo përfundova G 20 e tregtisë. Edhe atje të gjithë ministrant e tregtisë thonin qartë se reagimi duhet të jetë i përbashkët. Dhe reagimi ndaj krizës ekonomike është të investosh më shumë, të mos biesh në politikat e rrepta të shkurtimeve, dixhitalizimi dhe heqja e burokracive, sepse duhet të mbrojmë sipërmarrjet tona. Ne kemi modele sipërrmarrjesh shumë të ngjashme, sipërmarrje të vogla dhe të mesme që kanë dëshirë të eksportojnë në të gjithë botën. Në këtë krizë duhet të gjejmë forcë dhe kurajo si qeveri për të mbështetur sipërmarrësit tanë që kanë forcë dhe kurajo të shesin.

Fevziu: Shpresoj në këtë situatë. Ndërkohë masat e izolimit që kanë ndërmarrë qeveria italiane a kanë dhënë rezultate konkrete pas kaq kohësh?

 Di Maio: Unë besoj se tani në këto ditë, shkencëtarët tanë po na thonë që kurba e kontaminimeve është stabël dhe po flasim për 15 apo 20 ditë nga momenti, kur presidenti Conte vendosi mbylljen totale  të sistemit Italian për të mundësuar ngadalësimin e kontaminimit. Pra ne jemi shpresëplotë dhe mbi të gjitha kemi besim tek komuniteti ynë shkencor. Unë si ministër jam në shërbim të mjekëve, infermierëve, të punonjësve socio-sanitarë, të docentëve tanë univeritarë që ndjekin komitetin teknik shkencor, sepse janë ata në rreshtin e parë, në atë që Rama e cilësoi si një luftë e vërtetë.

Fevziu: Doja t’ju pyesja diçka, kjo epidemi nisi në Kinë, në Azi, por po vuajnë më shumë Italia, Spanja Franca, po shndërrohet në një sëmundje gati -gati të Mesdheut. Përse ndodhi kështu, keni ndonjë analizë?

 Di Maio: Këtë do e thonë shkencëtarët. Është e qartë që një pandemi si kjo nuk kishte precedent. Dhe them që nuk kishte precedent edhe sepse jemi shoqëri, komunitet ndërveprues në treg, në shumë dinamika dhe gjithçka duhet analizuar. Çfarë po ndodh në botë do e thonë shekcnëtarët. Ajo që mund thë them, është që në këtë moment besoj se qytetarët në çdo cep të globit duhet të kenë besim tek qeveritë e tyre dhe t’u besojnë komuniteteve shkencore. Sepse vetëm kështu do ja dalim ta kalojmë sa më parë këtë problem. Një problem që momentalisht është një krizë shëndetësore,  dhe jeton edhe simptomat e parë të një krize ekonomike.

Fevziu: Pyetja që po ndihet ende, edhe pse dobët këto fillime, por me siguri që do të forcohet më pas është ajo gjeopolitike. Italia u ndihmua nga Kina, nga Kuba por më pak nga aleatët tradicionalë BE dhe mbase SHBA. A vlerësoni se kjo krizë do të ndryshojë mbase edhe aspektet gjeopolitike botërore?

Di Maio: Sipas meje është e gabuar që të bëhen vlerësime mbi asetet gjepolitike të Italisë bazuar në ndihmat që merr. Siç e thashë më parë kemi marrë ndihma nga vendet e Europës, kemi marr ndihmë nga Shetet e Bashkuara të Amerikës, sepse spitali fushor  me cadra ne Kremona është ndërtuar falë ndihmës amerikane. Por duhet të falenderoj sigurisht përtej ndihmës së Shqipërisë dhe popullit shiptar, Kinën sepse ishte erëndësishme, Rusia ishte një vend i rëndësishme për ndihmat. Ajo që mnd t’ju them është që pa këto ndihma, sistemi nuk do të kishte reaguar. Sot kemi pak ditë, që  falë sistemit, ndihmave dhe blerejeve që Ministria e Jashtme ka kryer në të gjithë botën kemi arritur të shpërndajmë nga 300 mijë maska në ditë, në 3 milionë maska në ditë. Për t’i dhënë një ide popullit shiëptar për krizën në Itali, dua të them se ne kemi nevojë për edhe 100 milionë maska çdo muaj dhe 10 mijë respiratorë pulmonarë për të shpëtuar jetën e personave në terapi intensive. Është një sforco e paprpecedentë që askush  nuk e kishte parashikuar, ndaj them unitet përballë kësaj emergjence, seps na duhet të frenojmë kurbën e të infektuarve dhe viktimave sa më parë të jetë e mundur.

Fevziu: Zoti ministër ju folët sot për 30 mjekë dhe infermierë që erdhën të shtunën në ndihmë. Po mund t’ju kujtoja edhe qindra shqiptarë, infermierë e mjekë, që po punojnë në vijën e parë dhe po ndihmojnë çdo ditë. Madje po ndihmojnë dhe emisionet. Ndaj doja t’ju pyesja a keni një mesazh për shqiptarët?

Di Maio: Populli shqiptar, nuk bën përjashtim. Duhet të kuptojë siç ja themi edhe popullit Italian, se qëndrimi në shtëpi po shpëton jetë. Unë e them gjithmonë në Itali, që gjyshërve tanë u është kërkuar të shkojnë në luftë, ne na kërkojnë maskimumi të qëndrojmë në shtëpi. Unë besoj se këtë sforco mund ta bëjmë. Besojuni institucioneve dhe komunitetit shkencor. Më lejoni të falënderoj të gjithë komunitetin shqiptar në Itali. Mund të them se mes anekdotave të kësaj emergjence, është sigurisht edhe ajo e një prej infermierëve shqiptarë që zbriti dje nga avioni dhe nisi të më flasë në gjuhën napoletane, unë jam nga Napoli. Kishte kaluar shumë vite atje dhe ishte një ato pak motive për të  buzëqeshur në këto ditë.

(k.m./dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet koronavirusi ne itali luigi di maio mjeket ne itali koronavirusi ne itali luigi di maio mjeket ne itali

Sondazh

Poll

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari