Bisedimet për Asosacionin/ Hovenier: Nuk do lejojmë krijimin në Kosovë të një etniteti si ajo e Republikës Sp...
Politike
S’e harron BE-në! Rama: Vaksina është bërë si ari, nuk është në treg që të shkojmë e ta blejmë…turpi i më të p
15 Shkurt 2021, 18:48Nga DOSJA
TIRANË- Kryeministri Rama, ka thënë se vaksina nuk është në treg që të shkojmë dhe ta blejmë duke shtuar se çështja e dozave nuk ka lidhje me të pasurit apo të varfërit.
Rama teksa ka folur për vendet në rajon të cilat presin që të marrin dozat e vaksinës ka ‘sulmuar’sërish BE-në, ku tha se është e rëndë që Maqedonia u la në baltë dhe u detyrua të marrë vaksina në Kinë. Ndër të tjera ai ka thënë seë është turp që vendet e Bashkimit Europian të rrinë e të numërojnë se sa vaksina u bënë në Itali, Greqi apo diku tjetër.
“Vaksina nuk është në ndonjë treg që pret që dikush të shkojë e ta blejë. Nuk është çështje të pasurish e të varfërish. Ju e patë edhe vetë që Presidenti i Serbisë shkoi me një kuti, me 4 mijë doza vaksinash të Pfizer në kufi me Maqedinë e Veriut për t’i dhënë mundësinë që të nisë me procesin që ne kemi nisur më para. Maqedonia e Veriut nuk ka kontratë me Pfizer, pret që të lëvrohet vaksina kineze. Për fat të keq dhe për turpin e më të mëdhenjve e më të pasurve të këtij planeti, kjo është situata. Po themi kështu, që të mos më funsi më pas në një sherr me Bashkimin Europian. Duke parë faktet, jo duke dalë kundër BE-së. po, duke thënë një të vërtetë të hidhur, është krejtësisht e padrejtë që popujt në mes të Bashkimit Europian të rrinë e të numërojnë se sa vaksina u bënë në Itali, Greqi apo diku tjetër. Ndërkohë që presim. Me të drejtë duhen bërë më shumë vaksinime…duhet të shikojmë se si Serbia bën mijëra vaksinime me vaksin kineze. Ajo ka bërë zgjedhjen e vet, por është në mes të Europës. Nëse i është drejtuar Kinës, është sepse….përndryshe do të ishte njësoj sine. Tani juve jeni të mirëpritur të bëni pyetje, deri sat ë vijnë kutitë. Lajm i mirë është se nuk është një kuti, se një kuti ishte edhe atje në kufirin mes Serbisë dhe Maqedonisë së Veriut, ku u mblodh një milet, se vaksina është bërë si ari. Janë disa kuti dhe më pas ne do matemi me sfidën se sa do të jemi në gjendje të vaksinojmë.”- tha ai.
TIRANË- Kryeministri Rama ka bërë të ditur se një tjetër stet do i dhurojë Shqipërisë 360 mijë doza vaksine të Astra Zeneca-s.Në një konferencë që ka mbajt...
TIRANË– Tom Doshi ka sqaruar se pavarësisht se Partia Social Demokrate është pranuar si parti garuese në zgjedhjet e 25 prillit me kryetar Ëngjëll Bej...
TIRANË-Partia Demokratike ka akuzuar qeverinë dhe kryeministrin Edi Rama se një vit pas shembjes së shtëpive nga tërmeti tragjik, ende ka qytetarë që janë ...
TIRANË– Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha ka uruar edhe njëherë tjetër kryetarin e Lëvizjes Vetëvendosje Albin Kurti dhe Vjosa Osmanin, për...
TIRANË- Deputeti i opozitës së re, Myslim Murrizi në fjalën e tij në Kuvend tha se burgu i Fushë-Krujës është bërë trampolinë që të burgosurit të dalin jas...
TIRANË- Presidenti Ilir Meta, ka reaguar në lidhje me situatën që është rëndëuar për shkak të motit në vendin tonë. Në një postim që ka bërë në rrjetet soc...
TIRANË– Deputeti i pavarur, Nimet Musai ka shijuar dëborën që ka rënë ditët e fundit. I veshur me kostum dhe një pallto të zezë, pa harruar maskën ai ka bë...
DURRËS– Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu ka inspektuar nga afër spitalin Covid në Durrës. Ajo ka bërë të ditur se janë 60 shtretër, të cilët do ...
TIRANË–Kuvendi i Shqipërisë rrëzoi ditën e sotme dy dekretet e Presidentit Ilir Meta, të cilat ishin rikthyer për shqyrtim. I pari që u bllokua nga votat e...
TIRANË– Me anë të një ceremonie, Presidenti i Republikës, Ilir Meta dekoroi me Titullin “Mjeshtër i Madh” kompozitorin e shquar Enver Shëngjergji, me motiv...