Politike

Mbërrijnë 7020 doza nga Pfizer, Rama: Presim 360 mijë të Astra Zeneca-s nga një vend mik, javën që vjen nis vaksinimi i të moshuarve, mund të shohim dhe kinezen por do të ishte goditje për BE-në! Stuhia? Shyqyr kaloi pa viktima

VIDEO
  • PD: Edi Rama i vetmi përgjegjës për dështimin e Shqipërisë, të mos fajësojë askënd
  • 7020 dozat e Pfizer nisen drejt Tiranës, i ndjekin pas mjetet e Policisë së Shtetit me fenelinat ndezur
  • Të pranishëm në Aeroport ishin edhe forcat e Policisë së Shtetit. Dozat e vaksinave të sapoardhura, do të injektohen tek bluzat e bardha në vend, dhe pjesa e mbetur do të shërbejë edhe për vaksinimin e të moshuarve.
    Featured image of article: Mbërrijnë 7020 doza nga Pfizer, Rama: Presim 360 mijë të Astra Zeneca-s nga një vend mik, javën që vjen nis vaksinimi i të moshuarve, mund të shohim dhe kinezen por do të ishte goditje për BE-në! Stuhia? Shyqyr kaloi pa viktima Edi Rama
    Përditësuar:

    TIRANË– 7020 doza të tjera të vaksinave anti-COVID të kompanisë Pfizer kanë mbërritur në Shqipëri. Kryeministri Edi Rama, i shoqëruar nga Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu, ka dalë sot të presë dozat e tjera të vaksinës anti-Cvodi, në aeroportin e Rinasit. Të pranishëm në Aeroport ishin edhe forcat e Policisë së Shtetit. Dozat e vaksinave të sapoardhura, do të injektohen tek bluzat e bardha në vend, dhe pjesa e mbetur do të shërbejë edhe për vaksinimin e të moshuarve.

    Para se të dilte të merrte vaksinat e tjera, Rama mbajti një konferencë me gazetarët në Aeroportin ‘Nënë Tereza’, ku dha edhe lajmin e mirë se një tjetër vend mik 9sekret si herën e parë) do t’i dhurojë Shqipërisë 360 mijë doza vaksine të Astra Zeneca-s. kryeministri shtoi se bisedimet me këtë kompani vijojnë por që emrin e vendit që po i dhuron këto vaksina nuk e tregomn dot, për shkak të kushteve që përmban kontrata.

    Gjatë konferencës, Rama nuk harroi të kritikonte sërish Bashkimin Europian, kur tha se vaksina nuk është në ndonjë treg që pret që dikush të shkojë e ta blejë, por është turpi i më të mëdhenjve të kësaj dynjaje që rajoni ndodhet në këtë situatë, ku numëron dozat e vaksinave që mbledh. Kreu i qeverisë nuk mohoi se vendi ynë mund të hedhë sytë nga vaksina kineze, si Serbia e Maqedonia e Veriut, por tha se edhe Sinovac kërkon kohë dhe procedura, për më tepër që nuk është e aprovuar nga EMA (Agjencia e Barnave të Europës). Sipas Ramës, është Europa ajo që e ka detyruar Serbinë që të marrë vaksinën kineze dhe se do të ishte shumë e rëndë për BE-në, nëse edhe Shqipëria do ta merrte një hap të tillë.

    Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

    Kryeministri preku edhe temën për motin e stuhinë që përfshiu vendin tonë, teksa tha se edhe në Shqipëri, ashtu sin ë SHBA e Europë, mund të ishin shkaktuar viktima, duke harruar që një grua vdiq një natë më parë në Dibër, pasi makina që po e transportonte për në spital u bllokua, një tjetër person vdiq një ditë më parë, kur makina me të cilën ishte nisur për në spital, u aksidentua për shkak të bllokimit nga dëbora. Ai justifikoi edhe ministren Belinda Balluku që doli në deklaratë mga borëpastrueset, teksa tha se ajo hipën aty sepse ndryshe nuk dëgjohet.

    I pyetur nëse Shqipëria mund të futet në një karantinë totale, kyeministri Rama tha se nuk ka vend për një masë të tillë, nëse zbatohen masat. Për aludimet se këtë liri e ka lënë për fushatën zgjedhore, Rama tha se nëse do të rritej numri i të infektuarve, do ta mbyllte vendin edhe në ditë ne votimeve. Kreu i qeverisë preku edhe temën e arrestimit të kardiologut Edvin Prifti dhe tha se si aid he Tirja janë monstra që duhen zhdukur nga vend dhe sistemi.

    (f.m/dosja.al)

    • 20:32

      VIDEO/ Mbërrijnë 7020 doza vaksinash të Pfizer në Aeroport, Rama e Manastirliu dalin t’i marrin, të shoqëruar nga Policia e Shtetit

      Kryeministri Edi Rama, i shoqëruar me Ministren Ogerta Manastirliun dhe Ministrin Arben Ahmetaj, kanë pritur në aeroportin e Rinasit 7020 doza vaksinash të Pfizer.

      Siç shihet në video vaksinat kanë ardhur në pako, ndërkohë që do të mbërrijnë në ISHP, të shoqëruara nga policia.

      “Do të shkojnë të shoqëruar nga policia në ISHP, ku bëhet procesi i hapjes”.-i ka thënë Ministrja e Shëndetësisë Ramës.  Edi Rama e pyeti ministren sa vaksina ndodhen brenda kutive? “Këto kutitë kanë nga…nga tre blloqe nga 195-197 flakonë, nga 6 doza kryesisht”.- tha Manastirliu.

    • 20:21

      Arrestimi i mjekut Prifti, Rama: Ishte dhe shef pavioni ai…këto lloj monstrash të krijojnë një ambient mbytës, dhe duhen shtypur

      Kryeministri Rama,ka reaguar pasi mjeku Edvin Prifti në një deklaratë që bëri për mediat tha për arrestimin e tij ka dhënë urdhër Kryeministri. Ndërkohë, kreu i qeverisë në një konferencë që ka mbajtur ditën e sotme me gazetarët ka thënë se denoncimet ekzistojnë duke thënë ndër të tjera se doktori i cili ishe shef pavioni do të vihet përpara përgjegjësisë. Ndër të tjera rastin e Tires e cila vodhi 8 milionë lekë nga e bija e pacientes dhe rastin Priftit ai ka quajtur monstra që krijojnë një ambinet mbytës duke shtuar se këto të fundit duhen shtypur.

      ” Lajm i keq është që mjeku në fjalë paska thënë se e ka arrestuar Rama…Shumë fatkeqësisht…ai ishte shprehur se Rama e ka futur në burg. Lajm i mirë është që denoncimet ekzistojnë. Dhe dua denoncime çdo ditë. Jam i bindur që Tirja dhe doktori në fjalë, që ishte edhe shef pavioni meqë ra fjala, që tregon se ne nuk merrremi me të djathtë e të majtë….do të vihen përpara përgjegjësisë. Njëra shinë është që sistemi të forcohet, reforma që unë kam thënë është e thellë sa s’ka. Le të marrim Turqinë që e ka pasur problemin e Tireve dhe këtyre shefave, shumë të madh dhe Turqia ka bërë një kapërcim epokal, duke ndjekur të njëjtën rrugë që ndjekim ne. nuk bën dot reform kur s’ke uniforma për mjekët, ilaçe, banjo e ngrohje, kur s’ke spitale. Duhet të ndërtosh infrastrukturën, zinxhirin e shërbimit dhe kalon në këtë fazën tjetër. Kjo bën që mjeku dhe infermieri në spitalin publik të jenë si në pronën e tyre. Sepse këto lloj monstrash të krijojnë një ambient mbytës. Dhe duhen shtypur. Reforma dhe sistemi është ajo që unë besoj, sistemi kërkon kohën e vet për tu ndërtuar. Janë dy lajme fantastike….Tiret kanë ekzistuar, nuk janë të sotmet, ka pasur edhe më herët. Sot çdonjëri ka një spiun në xhep. Media ka gatishmërinë që të veprojë. Betaj është nj betejë që nuk mbaron kaq kollaj, do kohën e vet.”- tha Rama. 

    • 20:15

      Manastirliu: Javën e ardhshme mbërrijnë 8 mijë doza të tjera nga Pfizer

      Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu ka thënë se javën e ardhshme priten të mbërrijnë në vend dhe 8 mijë doza të tjera vaksinash nga kompania Pfizer. Në një konferencë që ka dhënë për gazetarët ku ishte së bashku me Ramën dhe Ahmentin ka thënë ndër të tjera se marrëveshja që shteti shqiptar ka bërë me kompaninë COAX pritet të vijnë plot 141 mijë doza.

      “Nga java e ardhshme një sasi rreth 8 mijë dozash që do vijnë. Dhe më pas nga data 1 mars dhe data 15 mars ashtu sikurse e kemi thënë 40 mijë dozat në total të serisë së parë të Pfizer. Paralelisht nga instrument i COVAX kemi marrë një përgjigje pozitive përsa i përket dritares së parë ku janë 141 mijë doza AstraZeneca për të ardhur në tremujorin e parë dhe të dytë.”- ka thënë ajo. 

    • 20:10

      A rrezikon Shqipëria një Karantinë? Rama: Larg qoftë, nëse nuk respektohen masat…do ta mbyllja vendin edhe në ditën e votimeve

      Kryeministri Rama, i pyetur se nëse do të ketë mbyllje të dytë si pasojë e pandemisë është shprehur se nëse shifrat do të qëndrojnë stabël, nuk do të ketë izolim total. Në një konferencë për gazetarët, kreu i qeverisë tha se nëse masat nuk respektohen, do ta izolonte Shqipërinë edhe në ditën e votimeve.

      “Kush e ka aluduar këtë gjë se liria qenka për shkak të zgjedhjeve…por edhe sikur ta mbyllim…ka një kosto kjo gjë. Si do ta mbyllim? Pse do ta mbyllim? Nëse shifrat qëndrojnë stabël, atëherë pse të mbyllemi. Prandaj arsyetimi i Komitetit Teknik të Ekseprtëve është tërësor. Sigurisht që nëse njerëzit nuk do zbatojnë rregullat minimale, kufizimet do të rriten. Larg qoftë të bëhet karantimi i përgjithshëm. Jo thjesht zgjedhje të jenë, por edhe ditë votimi të jetë. Kjo nuk do të thotë se është një plan i fshehtë i Ramës për kutitë e votimit. Ne duam që tu krijojmë njerëzve mundësinë që të dalin të marrin ajër. Nëse shikoni studimet e fundit janë alarmante përsa i përket efektive anësore nga ana psiqike. Duhet të qëndrojmë në ekulibër, secili të japë kontribuitn e vet.”- ka thënë Rama.

    • 20:04

      Rama: Këtë javë do të nisë vaksinimi anti-COVID dhe tek më të moshuarit

      Kryeministri Rama, ka deklaruar se me dozat që do të vijë ditën e sotme në Shqipëri, do të nisë vaksinimi në Vlorë, në Shkodër, por nuk përjashtohet edhe Elbasani dhe Fieri. Kreu i qeverisë në një konferencë që ka mbajtur me gazetarët, ka thënë se përveç bluzave të bardha vaksinimi do të nisë dhe tek të moshuarit.

      “Me ardhjen e këtyre dozave sot dhe me pasjen e një qartësie për ato 40 mijë doza që janë konfirmuar, ne do fillojmë shtrirjen e vaksinimit gjatë kësaj jave në Vlorë dhe në Shkodër, dhe po ashtu hap pas hapi, në varësi nga kalendari i ministres, edhe në Elbasan, Fier. Paralelisht me vaksinimin e mjekëve dhe bluzave të bardha, do të bëjmë edhe fillimin e vaksinimit të më të moshuarve. Kemi të gjitha arsyet të jemi të bindur se ne mund ta realizojmë objektivin e vaksinimit të plotë për 14 muaj. Është vetëm çështje konfirmimi të sasive dhe disponimi të sasive.”- ka thënë Rama. 

    • 20:04

      Rama: Edhe vaksina kineze nuk është edhe aq e thjeshtë ta marrësh, s’është aprovuar….për BE-në do të ishte shumë e rëndë nëse do ta merrnim

      Kryeministri Rama teksa është pyetur nëse vendi ynë do të marrë vaksinën kinezë ka përashtuar si mundësi. Në një intervistë që ka dhënë për gazetarët, Rama ka thënë se vaksina kineze ende nuk ëhstë miratuar, ndërkohë që ka shtuar se veni ynë nuk e ka marrë për disa arsye.  Rama ndër të tjera tha se edhe Kina e ka të vështirë shpërndarjen e vaksinave.

      “Stuhitë e dëborës dy gjëra sjellin në mënyrë imëdiate kudo, në Suedi, Gjermani e Spanjë…kudo, bllokimi i rrugëve dhe mungesa e energjisë elektrike. Për këtë e bëra edhe krahasimin. Merrini kronikat tuaja dhe shikojini si ka qenë situata më përpara. Kur makinat bënin ski dhe patinazh në rrugën e Kombit të mbuluar nga akulli. Sigurisht që shtetet e tjera po vaksinojnë, janë vendi ku është prodhuar vaksina. Janë vende që deri kur të mbarojë vaksina për amerikanët, s’ka për të tjerët. Ju me të drejtë shikoni SHBA-në, unë shikoj rajonin. Numrat e Serbisë janë shumë t lartë sot, për shkak se iu drejtua Kinës. Ne do të vazhdojmë të besojmë se jemi në hapat e duhur me përjashtim se patëm një vonesë për shkak të bllokimit që bëri vetë Pfizer për të gjitha vendet. Sinovac nuk është i aprovuar nga EMA, mos e harroni këtë gjë. Në këto kushte nuk jemi në pozicionin që duhet të ndjehemi se kemi humbur diçka apo kemi harxhuar kohë. Mbase më vonë do ta bëjmë këtë përçapje por do të ishtëe shumë e rëndë, jo për ne, por për BE-në. do të ishte shumë e rëndë. ashtu sikur është e rëndë për faktin që Maqedonia e Veriut iu drejtua Kinës. Është e rëndë. mos më bëni të flas më shumë ju lutem…“- tha Rama.

    • 20:00

      Rama jutifikon Ballukun: Ministrja futet në borëpastruese në mënyrë që të dëgjohet kur flet, qenka keq

      Kryeministri Rama, ka justifikuar ministren e Infrastrukturës dhe Energjisë Belinda Balluku, e cila dy ditë më parë teksa doli në terren për të parë situatën e krijuar nga reshjet nga afër, u fut në borëpastruese për të informuar publikun. Në një konferencë që ka mbajtur ditën e sotme për shtyp, kreu i qeverisë tha se ministrja ka hipur në borëpastruese që të dëgjohet kur flet pasi jashtë kishte stuhi.

      “Ministrja futet në borëpastruese në mënyrë që të dëgjohet kur flet se ndryshe nuk dëgjohet se ka stuhi. Të hipësh është keq, të mos shkosh është keq…“- ka thënë Rama. 

    • 19:54

      Harroi dy viktimat! Rama: Mund të kishim humbje jetësh për shkak të motit të keq, fatmirësisht nuk ndodhi

      Kryeministri Rama ka folur në lidhje me situatën që është krijuar në vendin tonë për shkak të motit të keq. Kreu i qeverisë teksa ka folur për mënyrën e të menaxhuarit e situatës ka thënë se për fat të mirë në vendin tonë nuk ka pasur asnjë viktimë, duke harruar kështu, se dje dhe sot në Shqipëri, kanë humbur jetën dy persona, dhe kjo për shkak se rruga ishte e bllokuar.

      “Dhe dua të flas edhe për familjet që mbeten pa drita. Në SHBA kam parë që 3 milionë familje janë pa eenrgji elektrike. Këto gjëra ndodhin kudo kur ka stuhi. Në asnjë vend nuk është shpikur mbulesë që dëbora të qëndrojë mbi të. Asnjë borëpastruese, në të gjithë iznxhirin shpikës të borëpastruseve që ta mbledhë kripën në ajër. Këtu ka nisur dhe kritika se përse s’u ndalua kur dihej që do të binte dëbora. Ta hidhnim kripën përpara? Këtu shqetësohen akoma se përse në Shqipëri përdoren lopata, pse çfarë të përdoren në Shqipëri? Raketa? Mund të kishte ndodhur edhe këtu që të humbnin jetë njerëzish, ndërkohë që në vendet e tjera, kërkoni se sa viktima ka pasur. Por këtu fatmirësisht nuk ka pasur. Rrugët janë zhbllokuar në kohë rekord sepse u punua.”- ka thënë Rama.

    • 19:48

      S’e harron BE-në! Rama: Vaksina është bërë si ari, nuk është në treg që të shkojmë e ta blëjmë…turpi i më të pasurve që jemi në këtë situatë, Serbia u detyrua t’i drejtohej Kinës

      Kryeministri Rama, ka thënë se vaksina nuk është në treg që të shkojmë dhe ta blejmë duke shtuar se çështja e dozave nuk ka lidhje me të pasurit apo të varfërit. Në një konferencë që ka dhënë për gazetarët, Rama teksa është pyetur nnë lidhje me vaksinën kineze e ka përjashtuar si mundësi marrjen e saj nga shteti ynë. Por pavarësisht kësaj ai ka ‘sulmuar’sërish BE-në, ku tha se është e rëndë që Maqedonia u la në baltë dhe u detyrua të marrë vaksina në Kinë.

      “Vaksina nuk është në ndonjë treg që pret që dikush të shkojë e ta blejë. Nuk është çështje të pasurish e të varfërish. Ju e patë edhe vetë që Presidenti i Serbisë shkoi me një kuti, me 4 mijë doza vaksinash të Pfizer në kufi me Maqedinë e Veriut për t’i dhënë mundësinë që të nisë me procesin që ne kemi nisur më para. Maqedonia e Veriut nuk ka kontratë  me Pfizer, pret që të lëvrohet vaksina kineze. Për fat të keq dhe për turpin e më të mëdhenjve e më të pasurve të këtij planeti, kjo është situata. Po themi kështu, që të mos më funsi më pas në një sherr me Bashkimin Europian. Duke parë faktet, jo duke dalë kundër BE-së. po, duke thënë një të vërtetë të hidhur, është krejtësisht e padrejtë që popujt në mes të Bashkimit Europian të rrinë e të numërojnë se sa vaksina u bënë në Itali, Greqi apo diku tjetër. Ndërkohë që presim. Me të drejtë duhen bërë më shumë vaksinime…duhet të shikojmë se si Serbia bën mijëra vaksinime me vaksin kineze. Ajo ka bërë zgjedhjen e vet, por është në mes të Europës. Nëse i është drejtuar Kinës, është sepse….përndryshe do të ishte njësoj sine. Tani juve jeni të mirëpritur të bëni pyetje, deri sat ë vijnë kutitë. Lajm i mirë është se nuk është një kuti, se një kuti ishte edhe atje në kufirin mes Serbisë dhe Maqedonisë së Veriut, ku u mblodh një milet, se vaksina është bërë si ari. Janë disa kuti dhe më pas ne do matemi me sfidën se sa do të jemi në gjendje të vaksinojmë.”- tha ai.

    • 19:40

      Rama: Një tjetër shtet mik do të na japë 360 mijë doza vaksine të Astra Zeneca-s, më falni për anën misterioze, por situata është e tillë

      Kryeministri Rama ka bërë të ditur se një tjetër stet do i dhurojë Shqipërisë 360 mijë doza vaksine të Astra Zeneca-s. Në një konferencë që ka mbajt me gazetarët kreu i shtetit thotë se shprson që kompania Pfizer ta lejojë që të përmbyllë marrëveshjen me shtetin që i solli Shqipërisë dozat e para të vaksinës.  Ndër të tjera Rama ka kërkuar falje për shkak se nuk ka bërë të ditur emrat e shteteve, por sipas tij e tillë është situata.

      “7020 doza mbërrijnë sot dhe sipas skedulit të ri të dhënë nga kompania pas atij momentit të bllokimit, do të vazhdojmë në javët në vijim për të përmbyllur brenda marsit të gjitha ato doza që i kemi deklaruar fillimisht dhe për të vijuar më tutje në prill dhe në maj. Në ndërkohë ne jemi intensivisht në komunikim për të arritur një marrëveshje me Astra Zeneca. Sot kemi marrë një konfirmim me shkrim. Nje tjetër shtet mik do të na jape 360 mijë doza vaksine të Astra Zeneca-s. Shpresoj shumë që në ditët në vijim të mund të kemi kontakt të drejtpërdrejt me qeverinë e këtij shteti, dhe aty pastaj gjithçka do të jetë publike, pasi nuk do të jetë sekrete. Shpresoj të normalizohet kjo situatë, ku 90% e punës bëhet me kode dhe biseda sekrete. Po ashtu jemi duke pritur që kompania Pfizer të na lejojë që të përmbyllim edhe marrëveshjen e ta zbatojmë me atë shtetin tjetër që solli dozat e para e që siç ju kisha bërë me dije, ishin vetëm 1 e treta e të premtuarave. Janë gati por në kontratë thuhet se për çdo lëvizje duhet aprovimi i Pfizer. Më falni për anën misterioze, por situata është e tillë.”– ka thënë Rama. 

    Një Koment në “Mbërrijnë 7020 doza nga Pfizer, Rama: Presim 360 mijë të Astra Zeneca-s nga një vend mik, javën që vjen nis vaksinimi i të moshuarve, mund të shohim dhe kinezen por do të ishte goditje për BE-në! Stuhia? Shyqyr kaloi pa viktima

    1. Sa e turpshme per nje kryeminister qe merr me vete dhe dy langonj qe u del jarge nga goja dhe dalin dhe presin 7000 vaksina….Genjehu o popull injorant genjehu
      Por mire e thone…….Cdo popull meriton qeverine qe ka
      CT, USA

    Shto Koment