LIVE UPDATES
Bota

Samiti i BE-së: Aksesi më i shpejtë për më shumë vaksina është vendimtar, për të mbrojtur njerëzit dhe për t’u

26 Shkurt 2021, 07:30 Nga DOSJA
Samiti i BE-së: Aksesi më i shpejtë për më shumë

BRUKSEL– Fushata e vaksinimit në BE kundër koronavirusit duhet të përshpejtohet. Kapacitetet e prodhimit duhet të zgjerohen në bashkëpunim me prodhuesit e mëdhenj të vaksinave. BE-ja do përveç kësaj të mbështesë financiarisht përshtatjen e vaksinave ndaj mutacioneve të virusit si dhe të licencojë më shpejt se zakonisht variantet e reja të vaksinës. “Kjo ka prioritet të lartë”, tha presidenti i Këshillit të BE-së, Charles Michel.

“Ne duhet të përmirësojmë qasjen në prodhimin e vaksinës”,- tha kryeministri belg Alexander de Croo. “Aksesi më i shpejtë për më shumë vaksina është vendimtar, për të mbrojtur njerëzit dhe për t’u kthyer në jetën normale.” Në shtatë vende të BE-së numri i infeksioneve po rritet pavarësisht masave të ndryshme kufizuese, tha presidentja e Komisonit të BE-së, Ursula von der Leyen. Në 20 vendet e tjera anëtare shifrat e infeksioneve janë në rënie ose kanë mbetur konstante. Kancelarja Angela Merkel në sfondin e mutacioneve të virusit me rrezik të lartë infeksioni është shprehur për një “valë të tretë”, në të cilën ndodhemi aktualisht.

Rritje e kapaciteteve

Krerët e qeverive dhe të shteteve të vendeve të BE-së gjatë video-konferencës miratuan të enjten (25.02) propozimet e Komisionit të BE-së për një furnizim më të mirë me vaksina. Në Marburg BE-ja mbështet ndërtimin e një fabrike të re vaksinash, e cila parashikohet të prodhojë rreth një miliardë vaksina në vit. Komisioni në të ardhmen luftën kundër pandemisë do ta koordinojë përmes një autoriteti të ri për ”emergjencën shëndetësore” të emërtuar Hera. Vendet anëtare sërish premtuan, që të intensifikojnë kërkimin për variantet e virusit, në mënyrë që mutacionet e rrezikshme të konstatohen më shpejt. Paralelisht me samitin e 27 krerëve të shteteve dhe të qeverive në Parlamentin e BE-së në Bruksel u diskutua me shefat e gjashtë furnizuesve më të mëdhenj të vaksinës për BE-në. Ata premtuan se do të bëjnë sa është e mundshme, për t’i furnizuar sa më shpejt dozat e premtuara të vaksinave. Po ashtu synohet të bashkëpunohet për zhvillimin e vaksinave të përshtatura ndaj mutacioneve të virusit, tha Pascal Soirot, drejtori kryesor ekzekutiv i firmës AstraZeneca, që është kritikuar ashpër nga BE-ja për shkak të politikës së biznesit.

Certifikata e vaksinës ”relativisht shpejt”

Parimisht kryetarët e shteteve dhe të qeverive të BE-së ranë dakord të zhvillojnë një pasaportë apo certifikatë të njësuar vaksinimi, përmes së cilës personat e vaksinuar të mund të lejohen në aktivitetet e kohës së lirë si dhe të marrin pjesë në veprimtari apo udhëtime. „Vendimi politik se çfarë konkretisht mund të bëhet me certifikatën e vaksinimit ende nuk është marrë, tha kancelarja Angela Merkel në një konferencë shtypi në Berlin. Po ashtu e pyetur nga DW, nëse një certifikatë e tillë elektronike mund të jetë në dispozicion deri në verë,  ajo tha, se”nuk jam programuese”, duke shtuar ”në një kohë relativisht të shpejtë”. Vetëm zhvillimi i certifikatës kombëtare të vaksinimit, që më pas do të integrohet në një certifikatë europiane, mund të kërkojë tre muaj. Kancelari i Austrisë, Sebastian Kurz, krahas kolegëve të tij nga Greqia, Qiproja dhe Spanja u angazhuan për këtë. Kurz para samitit tha, se ”pasaporta e gjelbër” për të vaksinuarit ose të shëruarit nga koronavirusi është e përshtatshme për të mundësuar ”pak liri” dhe një „kthim gradual të organizuar drejt normalitetit”.

”Por kjo nuk do të thotë, që në fund vetëm të vaksinuarit do të lejohen të udhëtojnë”,- saktësoi kancelarja Merkel. Qarkullimi ndërkufitar në BE mund të lehtësohet. Por eventualisht mund të aplikohen testet ndaj COVID-it për udhëtarët. Në thelb mbetet kompetencë e vet vendeve anëtare se si duan ta përdorin në të ardhmen certifikatën e vaksinimit. “Certifikata e vaksinimit është neutrale politikisht”, tha presidentja e Komisionit të BE-së, Ursula von der Leyen.

Kryetari i grupit të kristiandemokratëve në Parlamentin Europian, Manfred Weber (CSU), u kërkoi shefave të shteteve dhe të qeverive që të nxitojnë më shumë. Do të ishte „një makth burokratik” që të vaksinuarve tani të duash t’ua lëshosh më vonë një certifikatë vaksinimi, i tha Weber DW-së.

Jo kontrolle kufitare mes Francës dhe Gjermanisë

Presidenti francez, Emmanuel Macron në raundin e video-konferencës ritheksoi propozimin e tij, që dozat e vaksinave të blera nga BE-ja t’u jepen si donacion vendeve më të varfëra në Afrikë. Macron u shpreh për një kuotë prej pesë përqind. Merkel e përshëndeti këtë propozim, por tha, se ende nuk mund të përcaktohet afati se kur mund të fillojë dorëzimi i tyre. Sot u furnizuan në Ganë dhe në Bregun e Fildishtë kontigjentet e para të blera nga nisma e OKB-së COVAX. Këto doza duhet të përdoren për vaksinimin javën e ardhshme në këto vende. “Kjo është një pandemi globale, të gjithë duhet të vaksinohen. Askush nuk është i sigurt, nëse nuk janë të gjithë të sigurtë”,- nënvizoi presidenti i Këshillit të BE-së, Charles Michel.

Kancelarja Merkel bëri të qartë, që nuk do të ketë mbyllje kufiri me Francën. ”Mbylljet e kufirit nuk janë në rend të ditës”,- tha kancelarja. Ndonëse Franca ka udhëzuar ndalimin e udhëtimit dhe intensifikimin e testeve në kufirin me Saarland-in, qarkullimi i personave që punojnë e banojnë midis dy vendeve si dhe qarkullimi i mallrave do të vazhdojnë. Kontrolle kufitare janë në fuqi me rajonet ku ka ”zona me mutacion” si Tiroli dhe Çekia. “Në raste të caktuara ne jemi të detyruar të aplikojmë kufizime të caktuara”,- tha Angela Merkel. Personat që punojnë e jetojnë mes dy vendeve duhet ta vazhdojnë punën, por ata duhet të testohen. Komisioni i BE-së i kritikoi si shqetësuese kontrollet kufitare në Gjermani dhe në pesë vende të tjera të tregut të brendshëm të BE-së.

Marrë nga DW.

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota angela merkel charles michel samiti i be-së angela merkel charles michel samiti i be-së

Sondazh

Poll
Bota 26 Shkurt 2021, 06:20

SHBA ndërmerr goditje ajrore në Siri

Shtetet e Bashkuara ndërmorën të enjten sulme ajrore në Siri ndaj “infrastrukturës së përdorur nga grupet militante të mbështetur nga Irani”, njoftoi Pentagoni....

Bota 26 Shkurt 2021, 06:18

Navalni transferohet në një burg jashtë Moskës

Udhëheqësi i opozitës ruse Alexey Navalni është dërguar në një burg jashtë Moskës për të vuajtur dënimin, tha avokati i tij të enjten, një veprim që vjen pavarë...

Pas më shumë se katër orësh, qytetarët vijojnë protestën rrugëve të Kryeqytetit

Pas më shumë se katër orësh, qytetarët vijojnë protestën rrugëve të Kryeqytetit

Gjesti i veçantë i protestuesit, u dhuron lule efektivëve në shenjë solidariteti për policin e vrarë

Pas tre orësh protestë, turma vijon qëndresën: Dorëheqje!

Prej më shumë se tre orësh para Kryeministrisë, protestuesit ndezin flakadanë

"Kush s'kërcen nuk është shqiptar o hej"/ PAMJE me dron nga protesta madhështore për Zvërnecin

Thirrja e qytetarit të Rrjollit: Hajde rini, merre situatën në dorë dhe drejto vendin

Me flamuj dhe pankarta në duar, qytetarët e Durrësit sërish protestë për projektin në Zvërnec

Tentoi të futej në Kryeministri, protestuesja bën simbolin e shqiponjës

"Ne i duam parqet, lodrat, natyrën"/ Vogëlushi në protestë thirrje: Mbrojini për ne!

Protesta kundër projektit në Zvërnec/ Brohoret turma: Edi Rama o tradhtar, duhet lidhur me litar

Protesta për Zvërnecin, qytetarë mbajnë 1 minutë heshtje për efektivin e vrarë në krye të detyrës

"Ruani qetësinë, Ramën ta zhdukim me të mirë"/ Tensione në protestën kundër projektit në Zvërnec

PAMJE nga protesta madhështore kundër projektit në Zvërnec/ Oshëtin bulevardi: O pallosh o zagar

Mijëra protestues në shesh thirrje ndaj kryeministrit Rama: Duam dorëheqje

Protesta për Zvërnecin, babai i Martin Canit i bashkohet protestuesve në shesh

Mijëra qytetarë në Bulevard/ Thirrje kundër Ramës dhe Berishës: U ka ardhur fundi, në burg

Balla nga Kuvendi: Greqia u ka borxh shqiptarëve marrëveshjen për pensionet

Dita e 5-të e protestës për Zvërnecin/ Nis marshimi drejt bulevardit: Revolucion

Balla ‘thumbon’ Berishën: U trembe nga protestuesit që erdhën te selia e PD-së dhe ndryshove qëndrim

"Na keni ça k***"/ Noizy shpërthen keq ndaj protestuesve: Nuk po e shet njeri Shqipërinë!

'Zvërneci'/ Berisha: Ju jeni mafie si në Beograd. Të gjitha dokumentet ju i shumëzoni me zero

Berisha: Pse e fshihni kreun e Meduzës. Tokat në Zvërnec i ka rrëmbyer Pjerini nga Lezha dhe Agaçi

Reperi Gashi mbështet protestat për Zvërnecin: Fëmijët tanë nuk janë mysafir në tokën e tyre

Këngëtarja Bebe Rexha vlerësohet me cmimin “Female Icon Award 2026”

Banorët dhe pushuesit përballen me fenomenin e pazakontë në Ksamil

"Ktheni ligjin për investimet strategjike" Bozdo në Kuvend: Betonizuat bregdetin e jugut...

Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit: Të rinjtë po protestojnë kundër jush, mbani përgjegjësi

"Marksist-leninist i vogël'! Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit:

Ngjarja e rëndë në Maliq/ Autori transportohet drejt Tiranës, familjarët: Çfarë i bëre?!

Berisha: Xhelati Rama u vë protestuesve paqësorë, topat e ujit që gjuajtën edhe foshnjën në karrocë

Berisha-Piro Vengut: Dezertove nga ushtria dhe mashtrove se je pasardhës i Marko Boçarit

Fshihej në një zonë të pyllëzuar, ja vendi ku u gjet autori i ngjarjes në Maliq

"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS!

Bido i kthehet opozitës: Ku ishit ju më 30 maj që nuk folët për Zvërvecin?

“Keni paralajmëruar anti-miting në Vlorë”, Berisha thirrje Ramës: Anuloje, është praktikë fashiste

Deputeti i “Lëvizjes Bashkë”: Rendi i ditës së sotme është kërkesa për dorëheqjen e qeverisë

U plagos në operacionin për kapjen e një personi në kërkim, mbërrin te Trauma polici

Vrasja e efektivit të Policisë në Korçë, Kuvendi nis me një minutë heshtje

Vrau një efektiv dhe plagosi një tjetër, mbërrin në spital autori

Reshjet përmbytin rrugët e Shëngjinit, vështirësi në qarkullimin e automjeteve dhe këmbësorëve

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Protestuesit marshojnë drejt zonës së Bllokut, qytetarët e tjerë nuk iu bashkohen #dosja #protesta

Protesta nuk ka të ndalur, qyetarët bllokojnë rrugën te Ura e Tajvanit, thirrje në kor policëve

Nga Sheshi tek Banka, qytetarët bllokojnë rrugën: Edi Rama ka mbaru

Qytetarët nuk ndalen në protestë/ Bllokojnë rrugën te selia e PS-së, ulen në gjunjë

Vazhdon protesta për Zvërnëcin/ Protestuesit ngren nga kafet qytetarët te Opera

E mbuluar me flamurin kuq e zi, e reja shfaqet me foshnjën në krah gjatë protestës

"Edi Rama jep dorëheqjen/E reja nga protesta:Ka ardhur koha të shkosh me Berishën te Veliaj dhe Meta

Qytetarët protestë në Vlorë për Zvërnecin, me pankarta në duar marshojnë drejt Sheshit të Flamurit

Dy orë protestë, bulevardi plot qytetarë ndriçohet nga blicat e telefonave: Jep dorëheqje