Protesta për Zvërnecin/ Protestuesit çajnë kordonin metalik, policia i sulmon me ujë. Tubimi shpërndahet në gjithë Tiranën
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital 3 Qersho...
“Ka forca në Shqipëri dhe jashtë që janë kundër”/ Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thot&eum...
"Shqipëria është e shqiptarëve"/ Qytetarët mbushin rrugët e Tiranës, kërkojnë anulimin e pr...
Organizata Botërore e Shëndetësisë tha të enjten se një në 10 pacientë me COVID-19 përjetojnë probleme shëndetësore edhe 12 javë pasi kanë patur virusin dhe u bëri thirrje autoriteteve shëndetësore ta shqyrtojnë me seriozitet situatën e tyre.
Në një konferencë virtuale për shtyp të enjten, dega e OBSH-së për Evropën publikoi një raport që dokumenton se si vendet e ndryshme në rajon u janë përgjigjur pacientëve që vuajnë simptoma afatgjata të COVID-19.
Drejtori për Evropën i OBSH-së Hans Kluge tha se i ashtuquajturi “COVID i gjatë” mund të shkaktojë simptoma që përfshijnë lodhje të rëndë, dhimbje gjoksi, inflamacion të zemrës, dhimbje koke, harresë, depresion, humbjen e nuhatjes, ethe të përsëritura, diarre dhe zhurmë në veshë.
Në raport thuhet se të dhënat e disponueshme tregojnë se rreth një në katër persona me COVID-19 shfaqin simptoma rreth një muaj pas testimit pozitiv, ndërsa një në 10 përjetojnë simptoma pas 12 javësh.
Zoti Kluge tha, “vuajtësit e simptomave pas COVID-it duhet të dëgjohen nëse duam të kuptojmë pasojat afatgjata dhe rimëkëmbjen nga COVID-19”. Ai tha se është e rëndësishme për politikëbërësit të marrin në konsideratë pacientë të tillë afatgjatë si pjesë të përgjigjes për të zbutur ndikimin e pandemisë.
Zoti Kluge shtoi se të sëmurët afatgjatë janë një përparësi për OBSH-në dhe duhet të jenë për çdo autoritet shëndetësor.
Ai tha gjithashtu se në Evropë për të dytën javë radhazi, numri i rasteve të reja ka qënë më pak se një milion, gjë që tregon se transmetimi i virusit vazhdon të ngadalësohet. Zoti Kluge tha se rastet e reja kanë rënë gati përgjysëm që nga fillimi i vitit, si rezultat i zbatimit të masave të reja të ndërmarra nga vendet për ngadalësimin e transmetimit.
Por zoti Kluge paralajmëroi se COVID-19 vazhdon të përhapet me ritme shumë të larta në të gjithë Evropën, me dy variante shqetësuese që vazhdojnë të dominojnë mbi variantet e tjerë.
Marrë nga VOA
1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:
KOSOVË-Kryetari në detyrë i PDK-së, Enver Hoxhaj, ka komentuar fitoren e kreut të Lëvizjes Vetëvendoje, Albin Kurti.Sipas Gazeta Express Hoxhaj ka thënë se...
KOSOVË-Kreu i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj ka reaguar pas sulmit ndaj gazetarit Visar Duriqi.Me anë të një postimi në Facebook, Hara...
KOSOVË-Ish-presidentja e Kosovës Atifete Jahjaga ka reaguar pas dënimit të një gruaje, e cila vrau të dashurin në vitin 2018.Me anë të një postimi në Faceb...
KOSOVË- Kompania e mishit “Meka”, që është një nga bizneset prodhuese në Kosovë, nuk ka arritur që të jetë e pranishme në tregjet rajonale, përveç S...
Bennet Nura, nga Kosova është vetëm 19 vjeç. Ai prej tre vitesh jetën në Holande, ku vazhdon studimet për shkenca kompjuterike.Emri i Bennetit do të mbah...
IZRAEL-Izraeli pezullon planet e dhurimit të vaksinave Covid-19. Sipas TheGuardian, Izraeli do të shtyjë dërgimin e vaksinave, pas disa kritikave, që ajo duhet ...
PEKIN-Kina ka miratuar dy vaksina të tjera kundër Covid-19. Sipas Washingtonpost, Administrata Kombëtare e Produkteve Mjekësore dha aprovimin për një vaksinë ng...
KOSOVË-I dërguari i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak ka reaguar rreth çështjes së hartës që u shfaq në zyrën e tij, ku Kosova...
KOSOVË-Kreu i Lëvizjes Vetëvendosja Albin Kurti ka reaguar për dhunimin e gazetarit Visar Duriqi.Me anë të një postimi në Facebook, Kurti ka thënë se dhuni...
FRANCË -Vidam Perevertilov një marinar ka mbijetuar në ujërat e Oqeanit Paqësor për 14 orë. Sipas BBC, djali i tij ka treguar se ai kaloi 14 orë në ujë pas...