Protesta për Zvërnecin/ Protestuesit çajnë kordonin metalik, policia i sulmon me ujë. Tubimi shpërndahet në gjithë Tiranën
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital 3 Qersho...
“Ka forca në Shqipëri dhe jashtë që janë kundër”/ Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thot&eum...
"Shqipëria është e shqiptarëve"/ Qytetarët mbushin rrugët e Tiranës, kërkojnë anulimin e pr...
TIRANË– Saimir Taullau, ka rrëfyer origjinën dhe burimin e parave me anë të të cilave ka siguruar makinën e llojit “Nissan”, që po i kërkon llogari Operacioni Forca e Ligjit. I ftuar në Shijakt Tv, përballë gazetarit Basir Collaku, Taullau shprehet se makinën që i kanë sekuestruar e ka blerë në mënyrë të ligjshme dhe se posedon të gjitha faturat.
Intervista e plotë
–Policia ka ardhur të ju përse, cfarë kanë kërkuar?
-Atë ditë kam qenë në Tiranë, për hallet e familjes time. Më vjen një telefonatë nga Lushnja dhe më thonë se jemi policia e Lushnjës. Më thonë ku je se kemi ardhur për të verifikuar makinën, ku gjendesh sepse duam të kontaktojmë. -Nuk ka asnjë problem, u kam thënë -po vij menjëherë. I pyeta ku janë, dhe më thanë se jemi ta karburanti te rrethrrutollimi i Plugut. U thashë se mbërrij sa të më bëjë rruga e kthimit.
–Dhe u kthyet?
Direkt, menjëherë pa mbaruar asnjë nga punët e mia. Kam shkuar, gjatë rrugës më kanë marrë disa herë në telefon, më ka marrë edhe shefi i Komisariatit dhe i thashë se jam në Rrogozhinë në kthim. Në momentin që kam vajtur te karbutranti në rrotondo të kthesës së Plugut, aty gjej mbi 10 policë.
-Kishin vajtur kaq shumë përpara?
Po po, pas ndërtesës në një shesh pushim të hotelit aty ku kisha lënë fuoristradën.
–Çfarë ju thanë?
Më thanë kemi ardhur dhe do të marrim këtë fuoristradën dhe do ta çojmë për sekuestro, sepse na kanë dhënë urdhër nga Tirana.
–Kishte urdhër nga Tirana?
-Nuk e di.
–Përse kanë ardhur tek ju, keni një dënim të mëhershëm prej 3.8 vitesh për trafik të lëndëve narkotike, kjo ka qenë arsyeja, si subjekt i këtij akti ?
-Po, s’e mohoj. Kam pasur dënim. Unë kam plotësuar urdhërat që më ka kërkuar shteti.
–Çfarë të kërkuan? Ishte Operacioni Forca e Ligjit?
-Jo nuk ishte Operacionit Forca e Ligjit, nuk ishte OFL-ja, ishte një civil dhe më kanë marrë, me kanë thënë se do të vish me ne në polici. Kam vajtur me makinë i shoqëruar nga dy oficerë policie, nuk kisha as avokat. Sapo kam mbërritur në polici, më kanë dhënë të plotësoj këtë formular për deklarim.
-Ky është fotrmular që ka logon e OFL, për sekuestrimin e makinës tuaj, cfarë është kjo makinë?
-Kjo makinë tip Nisan, prodhim i vitit 2004, është blerë para një viti e gjysëm me vlerën 3 milionë lekë të vjetra.
–Është makinë e blinduar?
-Jo aspak. Nuk ka lidhje fare me makinë të blinduar. Unë nuk e kuptoj kush ma bën këtë shoë, ma bën prokuroria, policia, gazetaria. Nuk e kuptoj. Na vjen zor nga fëmijët kur shkojmë në shtëpi.
-Policia do të bëjë punën e saj…
-Ta bëjë. Të bëjë hetime, por jo të bëjë shoë, duke e marrë një makinë 3 milion lekëshe pune si automjete lukzos 100 milionësh.
-Është me kontratë?
-Me kontratë sigurisht. I ka letrat shteti, ia kanë marrë ata letrat edhe makinën me gjithë celësa. Gjithçka e kam të rregullt sipas ligjit.
-Keni marrë avokat? Ju ka thirrur policia më pas?
-Dale të shpjegoj. Sapo plotësova formularin, mbarova me veprimet që më kërkoi policia dhe dal jashtë për të ikur. Më thërrasin dhe një herë. Duhet të vish prapë më thonë se duhet të hedhësh një firmë, të plotësosh diçka, se po vijnë tre përfaqësues të OFL. Po, -ju them dhe u ktheva prapë. Aty kam pritur dy orë derisa erdhën ata dhe plotësova formularin, firmosa dhe dola sërish.
-Pastaj si vepruat?
-Pastaj kam shkuar dhe kam takuar avokatin në Tiranë dhe i kam treguar se cfarë më kanë kërkuar dhe cfarë veprimesh kam bërë. Shteti i ka në dorë të gjitha, por unë kam çdo gjë me letra dhe dokumente. Unë nuk jam kundër ligjit.
-Vetëm kjo makinë ishte arsyeja që ju erdhi OFL, po prona të tjera?
-Kanë ardhur për të plotësuar një formular. Ngaqë unë jam dënuar me 3 vjet e tetë muaj burg për trafik të lëndës narkotike, Asnjë lloj prone. Unë kam një pronë që ia kam marrë me qera vëllezërve të mij, Bertit dhe Fatmirit, më kontrate sigurisht. Ata janë marrë me biznes. Kanë shitur dhe një tokë këtu në autostradë para shumë vitesh, 3 milionë e 200 mijë euro.
-Është shitur me kontratë me bankë apo…?
-Me kontratë me bankë, sipas ligjit, asgjë informale. Ia ka blerë im vëlla që është vrarë në vitin 2005, një fondacioni amerikan dhe në 2006 e ka shitur vëllai tjetër një biznesmeni. Duhet të pyes vëllanë për emrin e tij.
-E gjitha në bankë?
-E gjitha nëpërmjet bankave, në sistem, nuk ka asgjë të jashtëligjshme, ndaj nuk e kuptoj këtë që po ndodh. Për tre gjëra gjithë kjo zhurmë për Sajmir Taullahun, për tre objekte që janë në legalizim e për një stan delesh u bë Saimiri….
-E keni deklaruar edhe këtë stan delesh?
-Patjetër. Madje i kam thënë avokatit se nuk kam deklaruar hangarin ta them dhe e shënuam që mos të kemi problem.
-Jeni i gatshëm të hetoheni?
-Jam i hapur dhe gati të hetohem për çdo gjë, deri në fund. Nuk ka njeri mbi ligjin, më thonë makinë e blinduar kur unë nuk e kam, nuk e marr vesh nga dalin lajme të tilla.
-Keni pasur problem me familje të tjera në Lushnje?
-Një problem që më kanë vrarë vëllanë në Lushnjë në vitin 2005, dhe unë s’kam problem me njeri.
-Prona të tjera me qera?
-I kam të shtetit, paguaj detyrimet rregullisht. Edhe tokës së karburantit ia paguaj bashkisë taksat rregullisht, katër deri në 6 milionë lekë në vit, edhe punëtorët i kam të gjithë të siguruar. Madje njëri që ishte një ditë përkohësisht më gjobitën për 2 milionë lekë dhe unë kam paguar gjobën. Jemi të hapur për hetim, vetëm të na lërë rehat policia.
-Përse e thoni këtë? Policia ka punën e saj. Çfarë ju ka bërë ajo?
-Nuk e di çfarë lloj shoë bën policia me familjen time. Çdo ngjarje që ndodh në Lushnje, o do vinë kontroll të lokali, ose do të vinë të më thërrasin te shtëpia dhe më marrin e më shoqërojnë disa orë në polici. Unë nuk jam përgjegjës për cfarë ndodh në Lushnje. Shteti le të gjejë atë që ndodh. Fundja unë paguaj taksa rregullisht dhe ata nuk mbajnë asnjë lloj përgjegjësie për cfarë ndodh.
-Keni makinë të blinduar?
-Jo, as që bëhet fjalë. Ajo që morën ishte makinë pune. Unë jam i gatshëm për çdo lloj hetimi. Të kontrollojnë çdo gjë. jo deri në brezin e tretë, por deri në të 13-tin, nëse ata mendojnë të hetojnë kudo që dyshojnë.
-Policia dhe prokuroria kanë punën e tyre për të bërë?
– Le t’i bëjnë, por jo me shoë
-Vendimi i gjykatës pasi të kërkojë prokuroria do të jetë vendimi që e çmon se cfarë ndodhë?
-Të japë drejtësia vendim, të hetojnë gjer në fund, Nuk i shmangem hetimit. Drejtësia të bëjë punën e saj.
Saimir Taullau ka dorëzuar brenda kohës së përcaktuar nga ligji formularin e deklarimit të pasurisë së tij. Një ditë pas sekuestrimit të makinës së tij, Taullau është paraqitur pranë OFL-ve dhe ka dorëzon deklarimin e tij. Sipas OFL-së, pasuria e tij ishte në ‘target-kontroll’ pasi më parë ishte dënuar për prodhim dhe shitje narkotikësh dhe ishte pronar i disa bizneseve.
Por kush është Saimir Taullau, si iu shpëtoi dy atentateve dhe vëllai që iu vra nga banda e Aldo Bares
Saimir Tuallau njihet edhe si biznesmen në qytetin e Lushnjës, dhe më 24 nëntor 2018, iu bë një atentat në rrethrrotullimin e Plugut, para lokalit të tij. 49-vjeçari është vëllai i Baki Taullaut dhe është i skeduar nga Policia e Shtetit si një person me precedent të mëparshëm penalë. Taullaut iu bë edhe një tjetër atentat, në vitin 2017. Familja Taullai njihet si rivale e fortë e Aldo Bares. Në vitin 2005, Baki Taullau u vra, ndërkohë që Saimiri, vëllai i tij, ishte dëshmitar në gjyq, ku ka dëshmuar dhe ka akuzuar si autorë të vrasjes, pjesëtarët e këtij grupi me urdhër të Bares. Konflikti ka nisur në vitin 1997, kur banda e Aldo Bares rriti influencën në Lushnje. Familja Taullau kishte në pronësi një pikë karburanti dhe disa biznese. Bare kërkoi të rekrutonte në grup Saimir Taullaun, i cili refuzoi. Në dëshminë e tij, para gjykatës në vitin 2008, Saimir Taullau, ka thënë se i vëllai i tij, Baki Taullau, ishte pre e gjobave të grupit të Aldo Bares. Siç dëshmonte asokohe Taullau, i vëllai i tij i kishte paguar disa herë gjobat që grupi i Bares i kishte vendosur, dhe kur ai nuk i pagoi më, atëherë atë e vranë.
Prej më shumë se një jave që OFL-ja ka nisur goditjen dhe sekuestrimin e emrave të njohur të botës së krimit. Deri ëm tani OFL-ja ka dërgoi formularin tek Suel Cela, Plarent Dervishajt, biznesmenin durrsak, Dashamir Gjoka, dhe trafikantin i arrestuar në Gjermani për trafik droge, Emiljano Hysenaj dhe të afërmin e tij, Edlirin. Formulari iu dërgua edhe ish-kreut të bandës së Durrësit, Lulzim Berisha, i cili ktheu edhe përgjigjien e tij. Formulari i është dërguar edhe Ardian Çapjas në Elbasan, ndërkohë që pasuria i është sekuestruar Altin Hajrit në Shijak, dhe Grupit të Dukagjinit në Shkodër. Po ashtu OFL-ja i ka dërguar formularin për deklarimin e pasurisë dhe Arben Isufajt i njohur ndryshe si Ben Qimja. Po kështu ditën e shtunë u janë sekuestruar makinat e blindura, Durim Bamit, Dashamir Gjokës dhe Landi Muharremit. Në ‘sitën’ e OFL-së u kap “kumbari i Shkodrës” Bardhok Pllanaj dhe Alberto Kochsiek (Lamaj), i njohur ndryshe si kreu i bandës së bananeve. Dy ditë më parë, radha i erdhi edhe Emiljano Shullazit dhe Gjergj Cukali, i cili përflitet se është mik i afërt me të. Ndërsa sot OFL-ja ka nxjerrë dy emrat e radhës që duhet të japing llogari për pasurinë, Pajtim Serjani dhe Orges Jahelezi.
(f.m/dosja.al)
1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:
TIRANË– Në studion e Shqipëria Live në ekranin e Top Channel, u zhvillua një debat mes dy vajzave të cilat punojnë si striptiste përballë një paneli “moral...
PRISHTINË– Dy persona kanë mbetur të plagosur në Prishtinë pasditen e sotme. Ngjarja është bërë me dije nga autoritetet lokale të cilat shkruajnë se dy per...
TIRANË– Faik Nelku, një fermer në zonën e Petrelës në Tiranës, ka ngritur në Fax Neës një shqetësim në lidhje me një sëmundje që ka prekur bagëtitë e...
ITALI- Një aksident i rëndë ka ndodhur mëngjesin e sotëm në zonën e La Secca në Itali. Mësohet se një shqiptar, i cili po udhëtonte me makinë, ka humbur jetën p...
VLORË– Drejtori i Postës në Vlorë, Vullnet Bilbilaj është përleshur me vartësin e tij, një punonjës në të njëjtin institucion. Burime për Dosja.al bë...
DURRËS- Banorët e një pallati të dëmtuar nga tërmeti i 26 Nëntorit Durrës i janë drejtuar prokurorisë me një kërkesë padi kundër kompanisë së ndërtimit, po...
TIRANË– Biznesmenët dhe pronarët e banesave që janë planifikuar për t’u shembur ditën e hënë nga punonjësit e Inspektoriatit të Mbrojtjes së Territor...
Vëzhguesit e Operacionit Ndërkombëtar të Monitorimit, ONM, i kërkuan Komisionerit Publik që të apelojë çështjen ndaj drejtueses së Prokurorisë së Durrësi...
TIRANË– Moderatorja Ilda Bejleri ka reaguar në lidhje me aksidentin e ndodhur një natë më parë, ku e plagosur mbeti një 63-vjeçare e identifikuar si...
SKOCI– Një vajzë e re ka tentuar që të vrasë veten, pasi është ngacmuar seksualisht nga shqiptari brenda një klubi nate në Lindje të Kilbride në Skoci. Në një ...