LIVE UPDATES
Bota

Ryshfet në lindje/Shtatëzënat në Bosnje tregojnë korrupsionin e shfrenuar në spitale

17 Dhjetor 2021, 08:28 Nga DOSJA
Ryshfet në lindje/Shtatëzënat në Bosnje tregojnë

SARAJEVO – Shumë nëna në Bosnje e Hercegovinë, ku korrupsioni është i lartë, e dinë që për të pasur një lindje pa telashe, duhet t’i japin para mjekut që asiston gjatë lindjes.

Një nënë ishte aq e traumatizuar, sa zgjodhi të lindte fëmijën e saj të katërt në shtëpi dhe më vonë e paditi shtetin në Gjykatën më të lartë në Evropë. Magdalena lindi dy fëmijë në spitalin e njëjtë shtetëror në Sarajevë dhe në të dy rastet, 38 vjeçarja i dha mjekut zarfe. Brenda zarfit ishin para në vlerë prej 150 euro. Edhe pse kujdesi shëndetësor publik është paraparë të mbulojë të gjitha shpenzimet, Magdalena që ka kërkuar të mos bëjë publik mbiemrin, i dha paratë pasi donte “të siguronte trajtim më të mirë gjatë lindjes”.  Sipas Magdalenës, mjeku i tha asaj se nuk ka nevojë për para, por i mori gjithsesi. Paratë megjithatë patën efektin e vet.

“Mjeku ishte i pranishëm në të dy lindjet dhe jo mamia. Jam shumë e lumtur që kam marrë anestezion të plotë gjatë qepjes. Pasi linda fëmijën, [mjeku] më solli celularin e tij për të thirrur familjen time. Ata më trajtuan ndryshe nga nënat e tjera. Nuk më vjen keq për atë që bëra dhe do ta bëja përsëri”, tha Magdalena.

Sipas Magdalenës, pagesa të tilla, apo ryshfete, janë normale në Bosnje. Një formë sigurimi për kujdes më të mirë. Dhe të paktën një sondazh e mbështet atë që Magdalena e thotë. Rreth 1 milion euro ryshfet u dhanë në repartet e maternitetit në Bosnje e Hercegovinë vitin e kaluar, sipas një sondazhi nga Baby Steps, një OJQ në Bosnje që lufton për t’i dhënë fund “korrupsionit në lindjen e fëmijëve”. Sondazhi me 2713 nëna nga i gjithë vendi zbuloi se 50 për qind i kishin dhënë para ose një dhuratë personelit mjekësor. Pagesa mesatare ishte rreth 70 euro.

Sondazhi tregon një korrupsion të përhapur në maternitetet në të gjithë Bosnjën, me një rast në çdo të dytën lindje, tha Amila Tatareviq, kryetare e Baby Steps. Stafi i disa materniteteve në fakt e ka bërë të qartë se pagesa të tilla duhet të bëhen, ndërsa në raste të tjera familjet i kanë dorëzuar zarfet pa sugjerime të tilla, të frikësuar nga historitë dhe thashethemet që kishin dëgjuar nëse nuk do t’i bënin, shpjegoi Tatareviq për Radion Evropa e Lirë. Rezultatet e sondazhit u ndanë me zyrtarët e Ministrisë së Shëndetësisë në nivel kombëtar dhe rajonal, si dhe me repartet e maternitetit, tha Tatareviq, duke shtuar se përgjigja nuk ishte për të lënë përshtypje.

“Ne morëm disa përgjigje [nga zyrtarët], shumica thanë se nuk ka pasur raportime për korrupsion në 10 vitet e fundit. Pra, kemi 15,000 lindje të lidhura me korrupsionin dhe nuk ka absolutisht asnjë raportim për këtë. Kjo në vetvete tregon sa problem i madh është ”, vazhdoi Tatareviq.

Në përgjithësi, korrupsioni, nëse jo i shfrenuar, është shumë i përhapur në të gjithë Bosnjën. Me një rezultat prej 35, vendi është në rënie e sipër në rajon, duke rënë shtatë pikë që nga viti 2012 në indeksin e CPI 2020 të Transparency International për korrupsionin global. Radio Evropa e Lirë kontaktoi Spitalin e Përgjithshëm, “Dr. Abdulah Nakas” në Sarajevë për të pyetur për ryshfet të mundshëm në repartin e tij të maternitetit. Spitali tha se nuk kishte raporte të tilla, por shtoi se po merrte masa për ta parandaluar atë.

Në spital është formuar një ekip kundër korrupsionit. Materiali antikorrupsion është vendosur në tetë lokacione në spital, së bashku me formularët për raportimin e korrupsionit dhe udhëzime të hollësishme se si dhe kujt t’i raportohet korrupsioni në spital”, njoftoi spitali në përgjigjen për Radion Evropa e Lirë.

Spitali Srbija, i vendosur në Sarajevën Lindore në Republikën Sërpska, entiteti i dominuar nga serbët në Bosnje e Hercegovinë, tha se pacientët nuk ishin ankuar për ryshfet në departamentin e tij të maternitetit.

“Prandaj, nuk ka pasur nevojë të ndërmerren hapa. Në rastet e korrupsionit, Spitali do t’i ndërmarrë të gjitha hapat e nevojshëm për të nisur procedurat disiplinore”, tha spitali për Radion Evropa e Lirë.

Duke mos adresuar pretendimet për korrupsion, disa zyrtarë shëndetësorë theksuan se një sistem uniform për raportimin e korrupsionit ishte miratuar në tetor kur ishin mbledhur drejtorët e qendrave shëndetësore. Hulumtimi i OJQ-së “Baby Steps” tregon se shumë nëna në Bosnje janë aq të traumatizuara gjatë lindjes së tyre të parë, sa dekurajohen që të kenë më shumë fëmijë. Vesna, e cila nuk donte të përdorej mbiemri i saj, lindi tre fëmijë në të njëjtin maternitet në Sarajevë si Magdalena. Pasi përjetoi atë që ajo e përshkroi si një “përvojë traumatike” me fëmijën e saj të parë, ajo u sigurua që të paguante ryshfet për dy fëmijët e tjerë.

“Të vetmen herë që nuk u dhashë para mjekëve, u futa në telashe. Kur një mjek është planifikuar të ndihmojë gjatë lindjes, ai duhet të paguhet [ryshfet] paraprakisht. Unë nuk e dija këtë dhe mendoj se vuajta për shkak të mosdorëzimit të parave. Ishte një fatkeqësi. Nuk më thanë pse po shkoja në lindje të detyruar dhe çfarë medikamentesh po përdornin. Unë isha e tmerruar. Mjeku ka hyrë disa herë gjatë lindjes dhe në fund më ka qepur pa anestezion”, ka rrëfyer Vesna, 38 vjeçare për Radion Evropa e Lirë.

Për dy lindjet e ardhshme, Vesna vendosi t’i paguajë 200 euro mjekut dhe infermieres që u kujdesen për të. Mesatarisht, njerëzit në Bosnje paguajnë ekuivalentin e 60 eurove në muaj për sigurimin shëndetësor shtetëror. Kjo nuk është një sasi e vogël për shumicën e njerëzve. Paga mesatare mujore bruto arrin në 500 euro. Ashtu si nënat e tjera që folën për Radion Evropa e Lirë, 32-vjeçarja Sanja nga Sarajeva Lindore, e cila nuk deshi të jepte mbiemrin e saj apo të specifikonte emrin e spitalit, gjithashtu i dorëzoi një zarf personelit mjekësor kur lindi katër vjet më parë. Teknikisht, ishte bashkëshorti i saj ai që dha paratë. Shuma ishte ekuivalenti i 100 eurove, të paguara për mjekun që e trajtonte.

Të gjithë e presin atë zarf. Ne jetojmë aty ku jetojmë dhe duhet të jemi të vetëdijshëm për këtë. Mjekja që menaxhoi shtatzëninë time nuk ishte në detyrë në atë kohë. Pagova sepse doja që ajo të më ndihmonte në lindje. Ajo nuk ishte. Ajo nuk ishte në orar atë ditë, por erdhi për lindjen time. Ajo nuk kërkoi (paratë), por mendoj se kjo është e vetëkuptueshme sepse në të kundërten nuk do të kishte hyrë”, shpjegoi Sanja.

Senad Sariq, një specialist në gjinekologji dhe mjekësi riprodhuese, ka punuar për vite në një spital në Mostar, një qytet në Bosnjën jugore. Sariq aktualisht është duke punuar në një ordinancë private dhe thotë se nuk ka parë kurrë korrupsion të drejtpërdrejtë në një maternitet, megjithëse ai pranon se kjo praktikë është e kudogjendur në shtet.

“Kam punuar me vite dhe asnjë herë nuk i kam marrë [paratë]. Kjo, megjithatë, nuk është gjithmonëajo çfarë ndodh këtu. Ekziston një zakon që simbolikisht të nderohet, por është një gjë e vogël dhe këtu në Mostar nuk ka qenë kurrë e përhapur”. Sa i përket maternitetit në Sarajevë, e di se ka zëra për pagesën e një operacioni cezarian dhe gjëra të tjera. Kjo është e pakuptueshme për mua. Kushdo që e bën këtë, duhet të mbajë përgjegjësi penale”, shpjegoi Sariq.

Ministria e Shëndetësisë e Bosnjës nuk iu përgjigj kërkesave për koment nga Radio Evropa e Lirë mbi akuzat për ryshfet në maternitete. Përvoja e tri lindjeve në spitalet shtetërore bëri që Amira Qerimagiq të kishte fëmijën e saj të katërt në shtëpi, definitivisht diçka e jashtëzakonshme në Bosnje.

Është e papërcaktuar në Bosnje. [Lindjet në shtëpi] janë zonë gri. Unë kalova procesin formal për t’i kërkuar spitaleve për këtë mundësi, por e dija para kohe se [kërkesa ime] do të refuzohej. Nuk është e ndaluar, por nuk mund të gjesh staf mjekësor, as ky opsion nuk është i disponueshëm. Më në fund kam lindur në shtëpi dhe mamia, pra burri, “baban”, siç e quaj unë, ishte nga Bashkimi Evropian dhe jeton në Slloveni,” shpjegoi Qerimagiq, tani një vullnetare në Baby Steps.

E frustruar nga problemi i saj për të pasur të drejtë për të lindur në shtëpi, Qerimagiq apeloi në Gjykatën Kushtetuese të Bosnjës, duke pretenduar se të drejtat e saj të njeriut ishin shkelur. Pasi gjykata më e lartë e vendit refuzoi çështjen e saj, Qerimagiq iu drejtua Gjykatës Evropiane të të Drejtave të Njeriut me qendër në Strasburg. Kjo kërkesë tani është duke u shqyrtuar. Ndërkohë, Baby Steps ka nisur një peticion online “për lindje pa frikë dhe kosto ‘shtesë’”. Thuhet se mijëra e kanë nënshkruar tashmë. Organizata thotë se të gjitha nënat meritojnë staf profesional dhe të përkushtuar dhe një lindje dinjitoze pa “kosto shtesë”.

Korrupsioni kërcënon të drejtat themelore të njeriut, sepse krijon pabarazi në trajtimin e nënave. Marrja e ryshfetit është një krim që duhet njohur, dekurajuar dhe sanksionuar”, tha Baby Steps.

Marrë nga REL

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

bota bota bosnje hercegovine grate shtatzena rryshfet bosnje hercegovine grate shtatzena rryshfet

Sondazh

Poll

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Protestuesit marshojnë drejt zonës së Bllokut, qytetarët e tjerë nuk iu bashkohen #dosja #protesta

Protesta nuk ka të ndalur, qyetarët bllokojnë rrugën te Ura e Tajvanit, thirrje në kor policëve

Nga Sheshi tek Banka, qytetarët bllokojnë rrugën: Edi Rama ka mbaru

Qytetarët nuk ndalen në protestë/ Bllokojnë rrugën te selia e PS-së, ulen në gjunjë

Vazhdon protesta për Zvërnëcin/ Protestuesit ngren nga kafet qytetarët te Opera

E mbuluar me flamurin kuq e zi, e reja shfaqet me foshnjën në krah gjatë protestës

"Edi Rama jep dorëheqjen/E reja nga protesta:Ka ardhur koha të shkosh me Berishën te Veliaj dhe Meta

Qytetarët protestë në Vlorë për Zvërnecin, me pankarta në duar marshojnë drejt Sheshit të Flamurit

Dy orë protestë, bulevardi plot qytetarë ndriçohet nga blicat e telefonave: Jep dorëheqje

"Studentët të ndërrojnë qeverinë"/ I riu thirrje të forta nga protesta: Mos u largoni nga Shqipëria

Protestuesit nuk i tremb as shiu, thirrje të forta nga Kryeministria: Revolucion!

“I preve në besë banorët e Rrjollit dhe Thethit”/ Protestuesi thirrje Ramës: Malet i nxore në shitje

PAMJE PREKËSE/ Vogëlushja mes lotësh mesazh Ramës: Pelikanin kaçurrel do ta sjellim në Surrel

Qytetarët njëzëri para Kryeministrisë: Rama në burg, Berisha në Burg

Banorja e Rrjollit: Mos bini pre e provokimeve! Këtu do rrimë deri sa Rama të japë dorëheqjen

Protesta kundër projektit të Zvërnecit/ Protestesit mesazh Ivanka Trump: Mbaj duart larg Nartës

Tensionohet situata në protestë, policia nuk kursen qytetarët hedh ujë me piper me presion

Protesta për Zvërnecin, përplasje mes qytetarëve dhe policisë

Përplasjt mes qytetarëve dhe policisë në protestë, çahet kordoni

PAMJE nga tubimi i i katërt kundër projektit në Zvërnec #dosja #protesta #zvernec

Protestë në Durrës kundër projektit në Zvërnec, qytetarët mblidhen para Bashkisë

Berisha: Shteti duhej të ishte garanti në Zvërnec.Ndërtimet të bëhen në përputhje me standardet e BE

Berisha: Aeroporti i Vlorës kurrë nuk mund të ndërtohej aty

Zvërneci,Berisha:Ne mbështesim plotësisht investimin e huaj.Sazani nuk është një investim i thjeshtë

Berisha në grupin parlamentar: Pas Kuvendit Kombëtar hyjmë në një etapë të re

Berisha: Meta është një i burgosur politik, Rama po vazhdon me besnikëri rrugën e babait të vet

Burgun apo dorëheqje? Rama kapet me gazetarin: Nuk meriton përgjigje

Protestuesit kërkojnë dorëheqjen, Rama: Film i vjetër, përfaqësoj të paktën 800 mijë shqiptarë

Protesta për Zvërnecin, Rama: SPAK po mban të ngrira fondet pa i lënë të kalojë te shitësi

Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thotë të mbështesësh Shqipërinë drejt BE

Rama: Jemi këtu për të ndërtuar Shqipërinë e së ardhmes

Rama: Bëmë ligjin për hapjen e dosjeve të komunizmit, partia jonë u përball me të keqen në opozitë

"Kryeministri gënjeu"/ Gazetarja thirrje qytetarëve: Ai që të vjedh sot, do e bëjë dhe nesër

35-vjetori i PS në Tiranë/ Rama: Arsyeja e fitores së PS është aftësia për t’u hapur!

Mbyllet protesta për Zvërnecin #dosja #protesta #zverneci

Protesta për Zvërnecin/ Qytetarja: Ne nuk e lëshojmë sheshin pa u heq gardhi në Zvërnec dhe Rrjoll

Qytetarja: Kërkojmë anulimin e ligjit për zonat e mbrojtura, nuk ka negociata

"Anulo projektin"/ Me pankarta në duar, të rinjtë 'pushtojnë' kryeministrinë: Jep dorëheqjen

"Janë provokime"/ Çfarë po ndodh para ambienteve të Kryeministrisë?

Protestuesit i përgjigjen kryeministrit Rama: Jep dorëheqje nuk ka dialog!

Qytetarët zbresin sërish në shesh, protestojnë kundër projektit në Zvërnec

Ermonela Jaho mbështet protestën për Zvërnecin, shpërndan pamjet në rrjetet sociale

Skandali me ADS/ Berisha: U ngrit pa vendim qeverie, Rama krijoi një monstër për të vjedhur

"Populli flet në ditën e zgjedhjeve"/ Kryeministri: Thirrjet 'O Rama të QR' nuk funksionojnë me mua

Projekti për Zvërnecin/ Rama për hetimet e SPAK: Investimi nuk ndalon sa kohë unë jam këtu!

Antonio Costa: Zgjerimi një domosdoshmëri gjeostrategjike për Europën

Antonio Costa: Zgjerimi një domosdoshmëri gjeostrategjike për Europën

Mesazhi i Antonio Costës: Përshpejtoni luftën kundër krimit dhe korrupsionit në vend

Grabitet me armë një bankë e nivelit të dytë në Tiranë