LIVE UPDATES
Bota

Matje forcash në Bosnjë-Hercegovinë, qëlimi i Milorad Dodik

17 Dhjetor 2021, 08:02 Nga DOSJA
Matje forcash në Bosnjë-Hercegovinë, qëlimi i Milorad Dodik

SARAJEVOPas gjashtë muajsh, Republika Srpska në Bosnje do të shkëputet prej institucioneve të shtetit të përbashkët, madje edhe nga ushtria. Kështu ka vendosur parlamenti në Banja Lukë. Që pas këtij vendimi mbizotëron atmosferë alarmi. A do ta verë në jetë Millorad Dodik, burri i fortë i serbëve të Bosnjes, këtë vendim? Cili është qëllimi? A do të nisë një përshkallëzim i situatës? Do të ketë sërish luftë?

Të gjitha këto pyetje shtrohen gabim. Plane, objektiva, arritje, madje edhe valët e emocioneve janë të huaja për modelin politik që është zhvilluar këtu gjatë këtyre 25 viteve të fundit. Partitë ecin me hapa tresh para e pas dhe distanca mes tyre mbetet gjtihmonë konstante. Ky është parimi i matjes së forcave në tërheqjen e litarit. Tërhiq me këmbëngulje duke mos lëshuar asnjë centimetër, e duke i ngulur këmbët fort në tokë: Taktikat moderne bazë të këtij lloj sporti, që e demonstron si model politika këtu, janë evidente.

Kush i zotëron këto teknika, është i armatosur për dhe në politikën për Bosnjen. Megjithatë në dallim nga sporti, në politikën boshnjake nuk ka një përkufizim, që të tregojë se kur ndonjeri ka fituar. Gara thjesht vazhdon. Ekipet në tërheqjen e litarit krijohen sipas një parimi të qartë. Përpara, sy ndër sy me kundërshtarin, qendron më i dobëti, por që duhet të demonstrojë forcën. Millorad Dodik, anëtari serb i presidencës treshe në shtetin boshnjak, është personi ideal për këtë pozicion.

Si homologu i tij në anën tjetër në krye të vijës së frontit qendron përfaqësuesi i ri i lartë në Sarajevë, gjermani Christian Schmidt. Ky është pa përvojë, nuk e njeh vendin dhe nuk ka asnjë mbështetje, as prej Peace Implementation Council fromalisht përgjegjës për Bosnjë-Hercegovinën, as në Këshillin e Sigurimit të OKB-së, e as në diplomacinë e vendit të vet, që pas ndryshimit të pushtetit në Berlin po nis të formatohet sërish. Truke në tërheqjen e litarit pothuajse nuk ka fare, vetëm një: nëse traineri dikton humbje përqendrimi tek ekipi kundërshtar, litari duhet tërhequr rrufeshëm me të gjithë forcën. Nëse pala tjetër dikur do ta kishte shansin që me një tërheqje konstante të lironte një metër terren, atëherë ky është çasti i duhur.

Edhe në pozicionin tjetër s’ka përse t’i druhet krahasimit partia serbo-boshnjake. Direkt pas Dodikut është pozicionuar Aleksandar Vuçiqi, presidenti i Serbisë. Pa mbështetjen e tij serbët e Bosnjes as që mund të guxonin ta ndërmerrnin këtë nismë. Kundërshtari direkt i Vuçiqit është Komisioni Europian, i çorientuar në çështjet e Ballkanit mes ecejakeve të zgjidhjeve kontradiktore që sugjerohen nga Berlini, Parisi e Budapesti.

Personi më i fortë, “pra figura kyç”, qendron sa të mundet në fund të një gare të tillë. Presdienti i Rusisë Vladimir Putin vetëm mund të fitojë prej zvarritjeve për Bosnjen: Ai jo vetëm që mund ta sorollasë BE-në në Ballkan, por edhe mund ta dobësojë direkt atë. Ndryshe nga rasti i Ukrainës për shkak të Bosnjes atij nuk i duhet të druhet prej masave ndëshkuese si sanksionet, por vetëm, ashtu në rastin e Bjellorusisë, ai mund të pësojë një humbje prestigji. Ndërsa figura tjetër kyç në anën tjetër, presidenti Joe Biden, nuk ka ndonjë piketë. SHBA-ja përqendrohet tek Kina e tani nga halli edhe tek Ukraina. Pas turpit në Afganistan vështirë ta besojë ndokush që SHBA-ja të angazhojë potencialin e vet në rajone të tjera botës.

Gjashtë muaj ka tani kohë Perëndimi, që të mbledhë veten dhe të krijojë një kundërpeshë të fuqishme. Por vështirë që rimbledhja e forcave të arrijë deri në Uashington. Të paktën deri atëherë BE-ja duhet të rimëkëmbet. Në aspektin ligjor pozicioni i serbëve të Bosnjes është i pabazë: „Miratimi” për institucionet e përbashkëta të Bosnjes, prej nga ato duan tani „të tërhiqen”, nuk është një firmë e hedhur në një marrëveshje që mund të anulohet. Miratimi i parlamentit serbo-boshnjak më shumë rezulton nga normat e detyrueshme kushtetuese. Nëse shkelen këto norma kushtetuese, duhet të ketë sanskione. Instrumentat për këtë janë mëse të mjaftueshme. Ato mund të nisin që me tërheqjen e Bankës Europiane të Investimeve deri tek përjashtimi i bankave serbo-boshnjake nga qarkullimi monetar ndërkombëtar.

Edhe Beogradi mund të vihet nën presion. Serbia jo vetëm që merr ndihma nga BE-ja për realizimin e reformave, por edhe pjesa më e madhe e investiorëve të saj janë në Europë, e jo në Kinë e as në Rusi. Në aspketin politik presidenti Vuçiq luhatet me finokllëk mes Brukselit dhe Moskës. Nëse BE-ja i tregon atij kufirin, atij nuk i mbetet gjë tjetër veçse të futet në orbitën ruse. Por ky nuk është një objektiv i bukur për një kryetar ambicioz shteti: Ai do të humbiste hapësirën komode të veprimit, duke u detyruar të marrë urdhëra e të shohë se si oligarkët e afërt me Kremlinin do të depërtonin në bazën e tij të pushtetit. Vetëm devijimi në orbitën e Putinit është një horror për shoqërinë serbe, e cila asnjëherë nuk ka qenë aq rusofile, sa përpiqet ta paraqesë atë propaganda e Vuçiqit. Edhe vet Sllobodan Millosheviqi ishte në prag të rrëzimit, kur donte ta fuste vendin e tij në „Unionin Ekonomik Euroaziatik” të Putinit. Pra Europaende e mban fort litarin në dorë. Tani ajo vetëm duhet ta tërheqë atë.

Marrë nga DW

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

bota bota aleksander vucic bosnje hercegovine milorad dodik aleksander vucic bosnje hercegovine milorad dodik

Sondazh

Poll

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet