Protestë masive kundër projektit në Zvërnec/ Qytetarët para Kryeministrisë thirrje kundër qeverisë: Rama të japë dorëheqjen (PAMJET)
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar! ...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
TIRANË- Kryetari i Kuvendit të Shqipërisë, Gramoz Ruçi, priti sot Kryeministrin e Republikës së Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev, dhe delegacionin që e shoqëronte gjatë vizitës zyrtare në Tiranë.
Në Shqipëri jeni i mirëpritur jo vetëm nga Qeveria, Kryeministri dhe Kuvendi, por nga i gjithë populli shqiptar. Maqedonia e Veriut është një vend fqinj dhe mik i veçantë i Shqipërisë, por edhe një partner i denjë në rrugën tonë të përbashkët drejt familjes europiane, në kontributet për zhvillimin dhe mirëqenien e popujve tanë si edhe paqes dhe stabilitetit në rajon. Kur ke partner besnik, rrugëtimi të bëhet më i lehtë dhe pengesat kapërcehen me më pak vështirësi.
Kryetari i Kuvendit Gramoz Ruçi
Bashkëpunimi politik midis Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut është i shkëlqyer, por ne duhet të punojmë që në këtë nivel të ngrihet edhe bashkëpunimi ekonomik e tregtar.
Maqedonia e Veriut kohët e fundit po arrin suksese të rëndësishme. Marrëveshja e Prespës dhe normalizimi i marrëdhënieve me Greqinë, që u hapën rrugën anëtarësimit të vendit në NATO janë dy suksese historike. Të dy vendet tona kanë dhënë prova se janë të përkushtuara ndaj zhvillimit, demokracisë, paqes dhe stabilitetit të rajonit.
Kryetari i Kuvendit Gramoz Ruçi vlerësoi rolin pozitiv dhe konstruktiv të shqiptarëve dhe forcave politke shqiptare në Maqedoninë e Veriut dhe vuri në dukje se Kuvendi dhe Qeveria e Shqipërisë kanë nxitur e mbështetur këtë rol.
Kryetari i Kuvendit e informoi Kryeministrin Zaev edhe për vendimin më të fundit të opozitës për heqjen dorë të 57 deputetëve nga mandati ideoputetit. Kryetari i Kuvendit nënvizoi se opozita gëzon të gjitha kushtet për të ushtruar përgjegjësitë e saj parlamentare, politike e kombëtare, ligjvënëse dhe kontrolluese, si asnjë opozitë para saj. Të gjithë këto hapësira u krijuan sepse ne, me vullnetin tonë e, ndryshuam Rregulloren e Kuvendit për të krijuar të gjitha kushtet që opozita të ushtrojë përgjegjësitë e saj parlamentare.
Në lidhje me pretendimet për parregullsitë e zgjedhjeve të 2017-ës, Kryetari i Kuvendit vuri në dukje se këto ishin zgjedhje të drejtuara nga një qeveri e përbashkët, të kontrolluara nga opozita dhe të çertifikuara nga rreth 20 mijë administratorët që opozita kishte caktuar për administrimin e procesit zgjedhor.
Kryeministri Zoran Zaev falenderoi Kryetarin e Kuvenit Gramoz Ruçi për fjalët e ngrohta dhe vlerësimin e bashkëpunimit të Shqipërisë me Maqedoninë e Veriut.
Shqipëria është fqinji dhe miku më i madh i Maqedonisë së Veriut në rajon. Ju e kini treguar shumë herë këtë miqësi dhe kjo u dëshmua për herë të fundit gjatë mbështetjes për proceset e fundit europianizuese të vendit tonë si edhe ratifikimin menjëhershëm të Protokollit të anëtarësimit të Maqedonisë së Veriut në NATO. Këto procese i dhanë një hov të madh zhvillimit të vendit: rritjes ekonomike, punësimit, rritjes së pagave dhe mirëqënies së qytetarëve.
Kryeministri Zoran Zaev
Marrëveshja me Greqinë ishte një shembull i shkëlqyer i bashkëpunimit rajoinal dhe ky model duhet të ndiqet edhe nga vendet e tjera. Në lidhje me dorëheqjen e deputetëve të opozitës, Kryeministri Zaev vuri në dukje se opozita, ashtu si qeveria, ka përgjegjësitë e saj për zhvillimin e vendit dhe ky veprim shkon përkundër këtyre përgjegjësive.
Ky është një veprim që nuk mirëkuptohet nga asnjë forcë politike që aspiron për demokraci. Politikanët duhet t’i karakterizojë ndjenja e përgjegjësisë për fatet dhe përparimin e vendit të tyre.
(a.m/dosja.al)
Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:
TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha, ka nisur numrimin mbrapsht, ndërsa nga ndajnë 3 ditë nga protesta e paralajmëruar për tu mbajtur më 16...
ITALI- Zhvillime të bujshme kanë ndodhur ditën e djeshme në Katania, me gjyqin ndaj organizatës ‘Habilaj’ në të cilën është i përfshirë edhe ish-ministri i Bren...
TIRANË- Një incident ka ndodhur ditën e sotme në para se të mbërrinte Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev, në Pallatin e Brigadave, mes shefit ...
SHKODËR- Ish ministri i Brendshëm, Flamur Noka, ka komentuar sot vendimin e deputetes së PD-së, Rudina Hajdari, e cila nuk pranoi të dorëzojë mandatin.(Lex...
Kryeministri i Maqedonisë, Zoran Zaev ishte sot në Tiranë ku zhvilloi një takim me kryeministrin shqiptar Edi Rama. Zaev foli për mbështetjen që Shqipëria i ka ...
TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka depozituar sot një padi Sali Berishës për shpifje dhe kërkon shpërblim dëmi moral. Mësohet se shefi i qeverisë kërkon nga ...
TIRANË- Ish-kryeministri Sali Berisha ka publikuar mesazhin e një shqiptari të Kosovës, i cili ka zgjedhur vendin tonë, si destinacion turistik. Në mesazhi...
TIRANË- Kryeministri i Maqedonisë së Veriut Zoran Zaev, ka zhvilluar ditën e sotme një vizitë zyrtare në Tiranë, ku u prit edhe nga kreu i qeverisë shqipta...
TIRANË- Ministrja e Industrisë dhe Energjitikës, Belinda Balluku gjatë fjalës së saj në Kuvend ka treguar se punën me shifrat nuk i ka mirë.Teksa lexonte d...
TIRANË- Zv.kryeministri Erion Braçe ka zhvilluar një mbledhje mëngjesin e kësaj të mërkure me drejtuesit e Inspektoriatit të Punës, Shërbimit Social...