LIVE UPDATES
Ekonomi

Rritja e tregut të internetit nga linjat fikse ra në tremujorin e parë

10 Qershor 2021, 05:23 Nga DOSJA

TIRANË– Numri i abonentëve të internetit nga linjat fikse pësoi rënie të lehtë në tremujorin e parë të këtij viti. Pas një serie të gjatë të rritjes me ritme të larta, kjo shifër ra me 0.5%. Nga më shumë se 508 mijë abonentë në fillim të vitit, numri i tyre zbriti në më pak se 506 mijë në fund të muajit mars. Megjithatë, me bazë vjetore tendenca ngelet dukshëm pozitive, me një rritje prej 13.8% krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.

Me gjithë rritjen e shpejtë të numrit të abonentëve gjatë viteve të fundit, Shqipëria mbetet vendi me depërtimin më të ulët të internetit nga linja fikse në Europë. Sipas publikimit më të fundit të Unionit Ndërkombëtar të Telekomunikacioneve (ITU), lidhur me tendencat e dixhitalizimit në Europë, Shqipëria, vitin e kaluar kishte 15.14 kontrata shërbimi të internetit fiks për 100 mijë banorë.

Kjo shifër është pak më e ulët se mesatarja botërore prej 15.2% dhe shumë më e ulët se mesatarja e Bashkimit Europian, që për vitin e kaluar ishte 32.9%. Në rajonin e Ballkanit Perëndimor, vendi me depërtimin më të lartë të internet broadband nëpërmjet linjave fikse është Mali i Zi, me 28.47%, i ndjekur nga Bosnjë-Hercegovina me 22.6%, Maqedonia e Veriut me 21.33% dhe Serbia me 18.5%.

Tregu i internetit broadband nga linjat fikse karakterizohet nga një konkurrencë e lartë mes operatorëve, sidomos në zonat urbane, ku operatorët më të mëdhenj zotërojnë infrastrukturë të zgjeruar të ofrimit të shërbimit. Konkurrenca mes operatorëve po shprehet përmes ofrimit të shpejtëve më të larta të lidhjes kundrejt pagesave mujore më të ulëta, por edhe duke ofruar lidhje me teknologji që ofrojnë shërbim më cilësor, si fibra optike, që ka kapacitete më të mëdha transmetimi se teknologjia me linja bakri.

Pjesa e operatorit që e ka dominuar tregun që nga fillimet, Albtelecom është në rënie të vazhdueshme dhe në fund të tremujorit të parë 2021 zbriti në 24.6%. Sipas statistikave, Albtelecom është gjithashtu i vetmi ndër operatorët kryesorë që ka pësuar rënie të numrit të abonentëve me bazë vjetore, me 6.3%.

Konkurrenti kryesor i Albtelecom në tregun e internetit po bëhet gjithnjë e më shumë Vodafone, që në tremujorin e parë të vitit kaloi kufirin e 100 mijë abonentëve, me ritme të rritjes vjetore prej pothuajse 26%. Pas blerjes së operatorit të linjave fikse Abcom, në fillim të vitit 2020, Vodafone nisi një zgjerim me ritme të shpejta në këtë segment të tregut dhe tashmë zotëron rreth 20% të numrit të përgjithshëm të abonentëve.

Operatori i tretë më i madh në treg është Tring (ASC) që në fund të muajit mars kishte mbi 59 mijë abonentë ose rreth 11.7% të tregut. Vijon Abissnet me 8.2%, i ndjekur nga Digicom me 4.6% dhe Nisatel me 3.6%. Sipas vlerësimeve të AKEP, operatorët më të vegjël, të marrë së bashku, zotërojnë të gjithë rreth 27% të përdoruesve totalë të tregut. / E.Shehu

Marrë nga Monitor.al

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

ekonomi ekonomi interneti ne 2020 interneti ne 2020

Sondazh

Poll

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit